Haveit
Haveit janë një kolektiv artistik i përbërë prej katër vajzash nga Kosova: Alketa e Lola Sylaj dhe Hana e Vesa Qena, të cilat përdorin mediumin e performancave publike, fotografisë dhe videos për të eksploruar çështjet sociale në Kosovë si fuqizimi i pozitës shoqërore të gruas, të drejtat e komunitetit LGBT+ si dhe plot tema të tjera. [1]
Kolektivi u themelua në vitin 2011, si formë proteste pas vrasjes së Diana Kastratit, në qendër të qytetit nga ish-burri i saj.[2]
Motrat e Haveit, karakterizohen për përformancat e tyre artistike në rrugë, që në të shumtën e rasteve protestojnë kundër dominancës patriarkale në Kosovë, steriotipeve gjinore, diskriminimit të gruasë dhe komunitetit LGBT+ “Mënyra e vetme që tentojmë me bo py’tje ose me ngrit zanin për diçka është përmes performancave në rrugë” thotë Hana. “Na me qëllim e kemi zgjedh që me dalë në rrugë me performu sepse është mes aktivizmit edhe mes artit”.[3]
Për vitin 2018, kolektivi Haveit morri Çmimin për Demokraci i ndarë nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, si nxitës i demokracisë në vend, duke reaguar ndaj pabarazisë gjinore, dhunës ndaj grave dhe diskriminimit të komunitetit LGBT+.[4]
Themelimi
RedaktoKolektivi Haveit, përbërëhet nga dy palë motra, Alketa e Lola Sylaj, dhe Vesa e Hana Qena, të cilat themeluan këtë kolektiv artistik si një formë proteste ndaj fenomeneve sociale në shoqërinë kosovare si stereotipet gjinore, patriarkalizmi, shtypja e grave, e homofobia.[3]
Dy palë motrat jetojnë në Prishtinë ku njihen për një kohë të gjatë, dhe të gjitha kanë përfunduar Fakultetin e Arteve në drejtime të ndryshme, nga ku dolën të zgjenjyera nga mungesa e mundësisë nga profesorët që të krijojnë gjëra të reja.[1]. Performanca e tyre e parë daton në vitin 2011, si një reagim ndaj vrasjes së Diana Kastratit. Vrasja në fjalë ishte një prej rasteve të feminicidit, duke sjellur protesta nga organizata të shumta feministe.[5] Performaca e zhvilluar nga Haveit për këtë vrasje u titullua "Kurorëzimi", ku pjesëtaret e Haveit mbanin të veshur një vello dhe qëndronin pa lëvizur në shenjë proteste kundër shtypjes së grave.
Të inspiruara nga kjo përformancë, kolektivi vazhdoj të shpreh paknaqësinë e tyre duke dhuruar përformanca të ndryshme në rrugë, duke promovuar ndryshime shoqërore nëpërmjet artit. [2]
Aktivizmi i tyre artistik u përqendrua duke protestuar kundrejtë dhunës dhe shtypjes së grave, diskriminimit LGBTI, dominancës patriarkale, stereotipeve gjinore dhe madje edhe kundër ndërprerjes së ujit. Mes aktivizmit dhe artit, performancat në rrugë ju mundësojnë atyre që të arrijnë direkt te publiku që ato synojnë, duke krijuar reagim dhe siklet. Qëllimi i Haveit nuk është që të krijoj art për ekzpozita, por të përdorin artin që të bezdisin njerëzit që zakonisht nuk janë adhurues të artit.[1]
Performancat
RedaktoQë nga viti 2011, Haveit ka dhuruar përformanca të ndryshme për publikun Kosovar, duke rritur vëmendje rreth temave të ndjeshme.
Disa nga performancat e tyre më të njohura janë:
Kurorizimi (2011)
RedaktoKurorizimi ishte performanca e parë e Haveit, e bërë si pjesë e protestës ndaj vrasjes së Diana Kastratit, nga ish burri i saj edhe pse ajo kishte kërkuar mbrojtje nga shteti. Te kjo performancë Haveit protestuan të veshura me vello të zeza, me gjakun që ju rridhte nga koka, duke përcuar mesazh neverie për dhunën që gratë Kosovare durojnë nga mungesa e mbrojtjes nga shteti dhe presionit shoqëror. Kurorizimi ishte një simbolikë se si shumica e martesave në Kosovë përfundojnë në vdekjen e grave.[2][3]
Ekzaminimi (2013)
RedaktoPerformancë e cila mbështet gratë e dhunuara sekskualisht gjatë luftës në Kosovë.[3]
Puthja (2014)
RedaktoNë vitin 2014 për ditën e Shën Valentinit, në sheshin e Prishtinës, dy palë motrat përformuan duke puthur njëra tjetrën, duke ngritur zërin për komunitetin LGBT+. Foton e performancës ato e postuan në mediat sociale, e cila bëri bujë të madhe, nga ku dhe morren më shumë se 100 kërcenime për jeten. [6]
“Kur baba kajke nana mi lajke sytë” (2014)
RedaktoInstalacion me 4 video në Tiranë, i cili kishte si qëllim të nxirrte në pah vlerat patriarkale që rriten burrat shqiptar, të cilat i bëjnë ata emocionalisht të paaftë.[3]
Patriarkati (2016)
RedaktoMe 28 nëntor 2016, për ditën e pavarsisë së Shqipërisë, Haveit dolën para bustit të Skenderbeut në qendër të Prishtinës, duke rruar fytyrat, si simbolik kundër përceptimeve patriarkale në shoqërinë Shqiptare.[3] Sipas aktivisteve të kolektivit, simbolika e performancës u lidh me elementin e mjekrës, të asociuar me nderin, besnikërinë dhe fuqinë, duke besuar se sa më shumë e gjatë mjekra, aq më i mirë një person, një burrë.[7]
Baby Blues (2017)
RedaktoNë 2017 "Haveit" i dedikoi një performancë fenomenit psikologjik “Baby Blues” që nënkupton gjendjen e depresionit që prek shumë gra pas lindjes. Performanca u mbajt pranë galerisë "Motrat" në Prishtinë dhe kishte kurator Lulzim Zeqiri.[8]
3 billbordet (2018)
RedaktoNë 2018, për ditën ndërkombëtare të gruas, duke ju referuar filmit fituese të Oskarit “Tre tabelat jashtë Ebbing, Misuri”, Haveit vendosën para stacionit policor në Prishtinë tre billborde për të sjell vëmendje rreth dhunës ndaj gruas në familje.
"Edhe sa thirrje të humbura?" "Diana Kastrati" dhe "Zejnepe Bytyqi", ishin mbishkrimet në tre billboardet e vendosura, duke u lidhur me rastet e vrasjeve të Diana Kastratit dhe Zejnepe Bytyqi nga burrat e tyre, dhe mungesës së shtetit për ti mbrojtur ato. [9] Sipas intervistave të dhëna, "Haveit" erdhi në këtë formë proteste me krijimin e banerave për të kritikuar sistemin policor, që ka dështuar në mbrojtjen e viktimave nga dhuna me bazë gjinore.[10][11]
Performanca tjera nga Haveit janë:
Redakto- Nuk ka ujë por ka fontanta (2013)
- Cfarë ngjyre ka flamuri juaj kur digjet (2014)
- Lustrimi i këpucëve (2014)
- Tager (2015)
- Ana tjetër e Kosovës (2016)
- #celezemren (2018)
- Pilula e së nesërmes (2018)
- Tash nashta po bohet shpia (2018)
- “Kushdo që do debat, le t’vjen nëpër oda të burrave…” (2018)[1][3][12][13][14][15]
Kontroversiteti
RedaktoNjë tjetër performancë e Haveit ishte ajo në muajin shkurt në 2014 me rastin e Shën Valentinit. Performanca e tyre artistike u finalizua me një foto ku shihen dy çiftet e vajzave duke u puthur në buzë para Teatrit Kombëtar. Fotoja u hodh në rrjetet sociale dhe solli një valë komentesh diskriminuese.[16][17]
Një tjetër performancë e ngjashme e materializuar në foto ka qenë fotoja pranë një ode, ku duken katër vajzat të ulura këmbakryq, duke treguar gishtin e mesit. Në diçiturën e fotos ishte vendosur një citim i kreministrit kosovar, Ramush Haradinaj. Në të thuhej:”Kushdo që do debat, le t’vjen nëpër oda të burrave, ku kollet burri, e bajna llaf e pina çaj rusi deri n’sabah. Në këto ndeja ‘kanunqe’ sbahet kijameti.” Në një intervistë për gazetën online "KultPlus", një nga anëtaret e këtij kolektivi, Lola Sylaj është shprehur në këtë mënyrë:
“Ka një kohë të gjatë që tashmë jo vetëm në fushata zgjedhore por edhe në diskutime tjera politike rreth çështjeve të ndryshme politikanët në Kosovë zgjedhin odën e burrave, odë kjo e cila vazhdon mendësinë e patriarkalitetit ku burri më i moshuar është më “i urti”, tradita këto të cilat mbrohen e lartësohen nga politikanët, ku gjuajtja me armë shihet si diçka festive dhe jo e jashtëligjshme”
Arritjet
RedaktoPerformancat e Haveit, përveç që kanë terhek vëmendjen e publikut Kosovar, kanë arritur të terheqin vemendjen e mediave botërore ku u shfaqen në mediume ndërkombtare si The Guardian, Dazeddigital, Sisters of Europe Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine, Calvet Journal etj.
Në vitin 2014, performance e tyre Use your mouth u prezantua në Stokholm, Suedi.[18]
Performanca e tyre Ekzaminimi, u prezantua në Tedx Women Prishtina dhe në Athinë, Greqi, kurse performanca e tyre Je suis glamour u prezantua në një festival filmi.[18]
Në shtator të vitit 2015, kolektivi shfaqi përformancat e tyre në City of Women feminist festival në Lubljanë, Slloveni, në Biennale në Milano me performancën e tyre Tager, si dhe në festivalin Hapu në Prishtinë.[1]
Në vitin 2018, kolektivi artistik, ishin futueset e konkursit ndërkombëtarë të organizuar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, në bashkëpunim me University of the Arts London (UAL) dhe King’s College London. [19]
Gjithëashtu, në vitin 2018, ato fituan Çmimi për Demokraci 2018 i ndarë nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Haveit fituan këtë cmim për përpjekjet, aktivizmin, dhe angazhimin e tyre në shoqëri, duke nxitur demokracinë në vend. [4]
Referime
Redakto- ^ a b c d e Ferizaj, Adem (2015-08-15). "Haveit: Kosovo's conscience disguised in performance art". Open Democracy.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Hamadey, Brigitte (2019-01-22). "Europe's youngest nation is facing problems. Kosovo's female arts scene is leading the change". The CalvetJorunal. Marrë më 2019-03-11.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g Mehmetaj, Valmir (2017-01-13). "HAVEIT — "POWERPUFF GIRLS" TË PRISHTINËS". Kosovo2.0. Marrë më 2019-03-11.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Kolektivi "Haveit" dhe aktivisti transgjinor fitues te ketij viti te cmimit per demokraci". Insajderi. 2018-12-22. Marrë më 2019-03-11.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Cikël i egër: Sindroma e abuzimit të grave në Kosovë dhe Shqipëri". Telegrafi. 2017-11-08. Marrë më 2019-03-09.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Prtorić, Jelena (2019). ""When we get angry, we use it for our art"". Sisters of Europe. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 2019-03-10.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "HAVEIT, me 'Shaving Patriarchy' në Kroaci (VIDEO)". Kultplus. 2017-10-11. Marrë më 2019-03-11.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Baby Blues" për daljen nga zbrazëtia". Koha.net. 2017-12-02. Marrë më 2019-03-11.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pisker, Lidija (2018-03-27). "Three Billboards in Pristina, Kosovo". News Mavens. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 2019-03-10.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Thousands Worldwide March For Rights, Denounce Abuse On Women's Day". The Financial. 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Khomami, Nadia (2018-03-11). "How three billboards became the new global protest method". The Guardian.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Zhegrova, Dardan (2018-12-10). "Nje vend per ta thirre shtepi". Kosovo2.0.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hoxha, Majlinda (2017-03-17). ""Pilula e se nesermes" e Haveit". Kosovo 2.0. Marrë më 2019-03-11.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shoe shining". In-situ. 2016. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 2019-03-10.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Kushdo që do debat, le t'vjen nëpër oda të burrave…"". Kultplus. 2018-01-15. Marrë më 2019-03-10.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Davies, Jack (2018-03-12). "Being gay in Kosovo, Europe's youngest nation". Equal Times.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fayle, Jane (2016-06-16). "The Kosovo sisters kissing in public to fight conservatism". Dazed Digital.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Haveit". In-situ. 2016. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2018. Marrë më 2019-03-10.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""HAVEIT" TRIUMFOJNË NË MESIN E 34 ARTISTËVE NË KONKURSIN ARTISTIK". Insajderi. 2018. Marrë më 2019-03-11.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)