Haxhi Hoti
Haxhi Hoti - Komandant Lleshi lindi më 2 prill 1967 në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës, nga babai Halili dhe nëna Nafija, njëherësh kishte një motër, Hatmonen dhe tre vëllezër, Gëzimin, Ramadanin dhe Jakupin. Ai ishte i martuar por nuk kishte fëmijë. Haxhiu ra dëshmorë në majën e Kurorës në Bjeshkët e Pashtrikut më 8 qershor 1998.
Haxhi Hoti | |
---|---|
U lind në | 2 prill 1967 |
Vdiq | 8 qershor 1998 |
Kombësia | Shqiptar |
Biografi
RedaktoHaxhi Hoti rrjedh nga një familje me tradita kombëtare nga fshati Rogovë e Hasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjakovë. Pas përfundimit të shkollës së mesme merr rrugën e mërgimit dhe fillimisht vendoset në Zvicër, e më pastaj edhe në Gjermani. Me fillimin e luftës në Kosovë Haxhiu i përgjigjet besnikërisht thirrjes së atdheut kështuqë, në dhjetor të vitit 1997 kthehet në Kosovë dhe kontakton me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( UÇK ), me çrast emërohet koordinator i kalimit të kufirit Kosovë – Shqipëri në rajonin e Hasit.
Pas rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, dhe intensifikimit të luftës në Kosovë, Maleve të Pashtrikut iu drejtua një numër i madh i ushtarëve të UÇK-së, kryesisht nga Zona Operative e Pashtrikut dhe Zona Operative e Drenicës të cilët i priste dhe i përcillte Haxhi Hoti drejt kufirit shqiptaro - shqiptarë. Ai ishte i inkuadruar edhe në caktimin e pikave furnizuese dhe grumbulluese të armatimit në Shqipëri. Bartësi i lirisë jo vetëm që iu priu mijëra ushatarëve të UÇK-së shtigjeve të lirisë për bartjen e armatimit, por ai ndihmoi dhe në bartjen e ushtarëve të plagosur, drejt Shqipërisë për mjekim.
Herën e 32-të të kalimit të kufirit, me 80 ushtarë të lirisë, më 6 qershor 1998, niset nga fshati Rogovë me një grup ushtarësh, në mesin e të cilëve kishte edhe ushtarë të plagosur. Të nesërmen, më 7 qershor, deri në vijën kufitare i përcjell dy grupe ushtarësh të ngarkuar me armatim, ndërsa vetë kthehet sërish në Vlahën sepse kishte për të ardhur armatim i rëndë nga Durrësi dhe një grup ushtarësh, të cilët po vinin nga vise të ndryshme të shteteve të Perëndimit për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së. Në mbrëmjen e 8 qershorit, pasi marrin armatimin e shumëpritur, në mesin e të cilit kishte edhe tre topa. Gjatë këtij udhëtimi të gjatë dhe të mundimshëm në një moment kolona e ushtarëve ndalet, ngase kali në të cilin ishte ngarkuar armatimi u rrëzua. Haxhiu duke ditur se armët ishin më se të nevojshme, nga rreshti i parë i kolonës ndahet dhe shkon për të parë se ç’kishte ndodhur me armatimin. Sapo ringarkojnë armatimin në kalë një breshëri plumbash të okupatorit serb e qëllojnë për vdekje Komandant Lleshin, duke e ndarë nga shokët, por duke e përjetësuar në pavdekësi.
Sot shkolla fillore në fshatin Rogovë të Hasit e mbanë me krenari emrin e dëshmorit Haxhi Hoti. Janë shkruar libra biografik të shumtë si "Bartësit e Lirisë" të autorit Nexhat Çoçaj, gjithashtu i janë thurur poezi dhe i janë kënduar këngë të shumta për heroizmin dhe veprat patriotike të dëshmorit për çështjen shqiptare.