Haxhi Loja
Haxhi Loja (boshnjakisht: Hadži Loja; gjermanisht: Hadschi Loja; 1834–1887) emri i plotë Salih Vilajetovic ishte një udhëheqës boshnjak në Sarajevë në vitet 1870, i njohur si kundërshtar i pushtimit Austro-Hungarez të Bosnjes dhe Hercegovinës.
Biografia
RedaktoPunëtor guroresh, transportues me qira, mësimdhënës i medresesë fillore dhe bashi-bozuk, Haxhi Loja u bë i njohur në qytetin e Sarajevës, pasi iu bashkua rezistencës ndaj reformave osmane, dhe veçanërisht kur në vitin 1872 ai udhëhoqi opozitën për ndërtimin e një kishe të re ortodokse. Në vitet në vijim ai devijoi nga rruga e qeverisë osmane duke kryer aksione, shpërthime të ndryshme të dhunshme dhe grabitje (brigandazh), çka bëri që autoritetet osmane ta ndiqnin atë dhe grupin e tij.
Pak para pushtimit të Bosnjës dhe Hercegovinës nga Austro-Hungaria, Haxhi Loja mblodhi qytetarët myslimanë, ortodoksë, hebrenj dhe madje edhe disa qytetarë katolikë për ti rezistuar pushtimit. Loja ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës myslimane ndaj okupimit të qytetit të Sarajevës në vitin 1878, së bashku me njerëz si Mehmed Šemsikadić, Hafiz Kaukčija dhe Hadži Jamaković. Më 28 korrik, kundërshtarët e pushtimit organizuan një qeveri në qytet dhe dekretuan mobilizimin e të gjithë myslimanëve dhe qytetarëve të tjerë të aftë për shërbimin ushtarak. Megjithëse ai nuk mori pjesë aktive në rebelimin në qytet, qeveria austro-hungareze e konsideroi atë si organizatorin kryesor, ndërsa udhëheqësit e tjerë rebelë filluan ta shihnin atë si shqetësues dhe pak të dobishëm, madje duke u përpjekur ta vrisnin më 14 gusht 1879. Natën e 16–17 gushtit, pasi u plagos, ai u largua nga Sarajeva dhe u fsheh në rrethinat e Rogaticës dhe Gorazhdes, ku u kap më 2 shtator.
Ai fillimisht u dënua me vdekje, më pas iu reduktua dënimi në pesë vjet burg të rëndë, të cilin e kreu në Terezín të Bohemisë. Duke qenë se nuk u lejua të kthehej në Bosnje, Haxhi Loja pas vuajtjes së dënimit shkoi në Turqi ndërsa vdiq në Mekë në vitin 1887.
Shkrimtari Branislav Nušić, në vitin 1908, shkroi një roman duke u mbështetur në personalitetin e tij, [1] e po ashtu edhe Rešad Kadić shkroi një roman për Haxhi Lojen botuar në vitin 1982. [2]
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Schindler, John. "Defeating Balkan Insurgency: The Austro-Hungarian Army in Bosnia-Hercegovina, 1878-82." Journal of Strategic Studies 27.3 (2004): 528-552.
- Bojic, Mehmedalija. "Armed Resistance in Bosnia and Herzegovina against the Austro-Hungarian Invasion in 1878." Survey Sarajevo 6 (1979): 49.
- "Jedan znameniti Sarajlija: Hadži Hafiz Lojo: Vodja Sarajevskog ustanka protiv okupacije Bosne 1878. Život i djelovanje Hadži Hafiza Saliha Vilaetovića-Loje". Muslimanska Svijest (në boshnjakisht) (1): 4–. 1936.
Referime
Redakto- ^ Kostić, Strahinja K. "Branislav Nušić." Maske und Kothurn 30.1-2 (1984): 145-152.
- ^ Rešad Kadić (1982). Hadži Lojo (në boshnjakisht). Starješinstvo Islamske zajednice u Bosni i Hercegovini, Hrvatskoj i Sloveniji.