Hevzi Nuhiu
skulptor shqiptar
Hevzi Nuhiu ka lindur më 24 shkurt të vitit 1956 në Carevajkë të Preshevës, Malet e Karadakut, është skulptorë shqiptar.
Hevzi Nuhiu | |
---|---|
Lindi | 24 shkurt 1956 (68 vjeç) |
Kombësia | Shqiptarë |
Shtetësia | Italiane |
Profesioni | Skulptorë |
Fëmijë | 1 |
Çmimet | "Via Vittorio Veneto Gran Hotel Flora" Romë, Itali - 2012. "Premio Calabria Produce" Kalabria, Itali - 1990. |
Biografia
RedaktoHevzi Nuhiu shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Preshëvë ndërsa përfundoi studimet e tij në gjuhën shqipe dhe Letërsi në Akademinë e Shkupit. Që nga 1983 jeton dhe vepron në Shën Mitër Korona ( San Dometrio Corone), rreth 500 km larg qytetit të Kozencës, krahinë ku sot prania e ngulimeve arbëreshe është më e madhja në Itali. Është përshtatur në mjedisin ku ende flitet arbrishtja dhe gjallojnë rite të ndryshme, që arbreshët morën nga atdheu i tyre, Arbëria e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Mbesa e Nuhiut është këngëtarja preshevare Donika Nuhiu.
Lidhje të jashtme
Redakto- faqe prsonale Arkivuar 5 korrik 2009 tek Wayback Machine
Ky artikull në lidhje me artin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |