Hirushja (1950)

filmi i animuar amerikan i vitit 1950

Hirushja (titulli origjinal: Cinderella) është një film i animuar amerikan i vitit 1950, prodhuar nga Walt Disney dhe shpërndarë nga RKO Radio Pictures.[2] Është filmi i 20-të i animuar nga kompania e Walt Disney, i bazuar në përrallën e njohur me të njëjtin titull të Charles Perrault.

Hirushja
Regjia ngaClyde Geronimi
Hamilton Luske
Wilfred Jackson
Shkruar ngaKen Anderson
Perce Pearce
Homer Brightman
Winston Hibler
Bill Peet
Erdman Penner
Harry Reeves
Joe Rinaldi
Ted Sears
Maurice Rapf[1]
ProdhuesiWalt Disney
LuajnëIlene Woods
Eleanor Audley
Verna Felton
Rhoda Williams
James MacDonald
Luis van Rooten
Don Barclay
Mike Douglas
Lucille Bliss
KinematografiaCory Hansen
MontazhiDonald Halliday
MuzikaOliver Wallace
Paul J. Smith
Mack David
Jerry Livingston
Al Hoffman

Kompania prodhuese
Shpërndarë ngaRKO Radio Pictures, Inc.
Data e publikimit
4 mars 1950
Kohëzgjatja
75 minuta
ShtetiShtetet e Bashkuara të Amerikës
GjuhaAnglisht

Përmbajtja Redakto

Njëherë e një kohë, në një tokë të largët, ndodhej një mbretëri e vogël. E qetë, e begatë dhe e pasur me romancë e traditë. Atje, në një vilë madhështore jetonte një zotëri i ve dhe vogëlushja e tij. Megjithëse ishte një baba i dashur dhe i përkushtuar që nuk i linte gjë mangët vajzës së tij të shtrenjtë, mendonte se ajo kishte nevojë për kujdesin e një nëne. Kështu ai u martua përsëri me një vejushë që vinte nga një familje e mirë, me dy vajza në moshën e të bijës, Anastasian dhe Drizelën.

Për fat të keq, zotëria fisnik vdiq para kohe dhe njerka, ziliqare për bukurinë e vogëlushes që i linte në hije vajzat e saj të shëmtuara, u tregua e ftohtë dhe mizore me thjeshtrën e saj. Ajo e detyronte t'i kalonte ditët në kuzhinë, pranë oxhakut, aq sa vajzës ia vunë nofkën Hirushe.

Vitet kaluan dhe vila filloi të rrënohej pak nga pak, sepse pasuritë e familjes shpenzoheshin për tekat e kota të dy motrave egoiste, ndërsa Hirushja ishte bërë shërbëtore në shtëpinë e saj. Por pavarësisht të gjithave, Hirushja vazhdonte të ishte e mirë dhe e sjellshme sepse me çdo agim ajo ndiente t'i rilindte në zemër shpresa se një ditë ëndrrat e lumturisë së saj do të realizoheshin.

Zërat Redakto

Në shqip, Hirushja u dublua nga Anila Muçaj në dialog dhe nga Odeta Katundi në këngë.

Këngët Redakto

  • "Hirushja" – Kori
  • "Ëndrrat janë dëshira" – Hirushja
  • "Këndo o bilbil" – Drizela, Hirushja
  • "Kënga e punës" – Minjtë
  • "Bibidi-bobidi-bu" – Kumbara Zanë
  • "Kjo është dashuri" – Hirushja, Princi
  • "Kjo është dashuri (reprizë)" – Hirushja
  • "Ëndrrat janë dëshira (reprizë)" – Kori

Referime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto