Historia e Armenisë
Rreth viteve 850 deri 600 p.e.s, në këtë pjesë ku sot është Armenia shtrihej Mbretëria e Uratur-it. Diku rreth viteve 518, Armenia është pjesë e perandorisë Perse nga e cila në luftërat e Lekës së Madh kundër persëve bije nën perandorin e tij.
Dinastia e Artahide e shndërron Armenin e madhe në një Mbretëri të pavarur. Kulmi i kësaj mbretërie arrin rreth viteve 95 – 55 p.e.s. kur mbreteroi Tigrani i Madh i cili u vetëshpall Mbretë i mbretërve. Aleanca e tij me Mithridatët e Pontos e sjell atë në konflikt me Romakët, dominimin e të cilëve në fund ai duhet ta pranojë.
Në Mesopotami dhe Iran gjatë kësaj kohe, Parenthët ja arrijnë të vendosin familjet e tyre në udhëheqje të cilat Romakët në vitin 66 i pranojnë si prirës të këtyre vendeve.
Gjatë viteve 252-297 Sasanidët ja arrijnë që Armeninë e madhe ta kontrollojnë tërësisht. Pas fitores së Diokletianit kundër Sasanidëve më 297, armenëve ju desh të lëshonin udhëheqjen. Tiridat III nga familja e Arsakidëve largoi klerikun krishterë që kishte lëshuar rrënjë nga viti 301 në Armeni. Kështu Armenia ishte shteti i parë krishterë në botë. Në vitin 301 krishterimi ishte shpallur si religjion shtetëror.
Në vitin 387 Roma dhe Persia ndajnë tokat e mbretërisë së Sasaidëve mes tyre. Pavarësisht ndarjes, kultura krishtere zhvillohet edhe më tej. Kjo posaçërisht vërehet pas krijimit të alfabetit armen nga Mesrob Mashdoc në vitin 405.
Përderisa Sasanidët nën udhëheqjen e Jazdegerdit II provuan që religjionin zoroastikë të fusin si religjion shtetërorë në Armeni, vije deri te një kryengritje e Armenëve e cila shëndrrohet në një luftë të gjatë të udhëhequr nga kaçakët. Kjo luftë përfundon me pranimin e klerikut krishterë në vitin 484.
Në shekullin e VI, Armenia është një arenë luftimesh mes të Bizantit dhe Sasanidëve. Nga 591 deri rreth viteve 640-ta Bizanti ja arrin të fusë nën kontroll pjesën më të madhe të Armenisë së madhe. Në të vërtet këto suksese të Bizantinëve përcjellën me kryengritje të shpeshta të parisë Armene.
Pas disa ndërrimeve të shpeshta në mes të arabëve dhe Bizantinëve, më në fund sundon hilafeti rreth viteve 700. Në shekullin VIII-IX vije deri te kryengritjet e shumta të parisë Armene e cila ndërron familjen udhëheqëse nga Mamikonët në Bagratunët të cilët kishin edhe toka në Gjeorgji dhe kishin shtrirë ndikimin e tyre edhe në këtë pjesë.
Pas dobësimit të hilafetit 885/886, Ashoti I ja arrin që të krijojë një mbretëri Armene e cila pranohej si nga hilafeti po ashtu edhe nga perandori i Bizantit. Ashoti II (915-928) ja arrin që luftimet për liri ti sjell në përfundim.
Në pjesën e dytë të shekullit XI, mbretëria fillon të shembet nga luftërat e brendshme. Prirësi i fundit mbytet nga bizantinët. Pas kësaj të ikurit armenë krijojnë në Kiliki në vitin 1080 një principatë të pavarur nën udhëheqjen e Rubenidëve. Këta bien në aleancë me pjesëtarë të kryqëzatës kundër Bizantit dhe turqve. Më 1342 mbretëria bie nën sundimin e katolikët të Qipros, mirëpo pas një kohe të shkurt bije nën Mamlukët e Egjiptit e pastaj nën perandorin Osmane.
Në vitin 1828 pjesa veriore e Armenisë bie nën sundimin rusë dhe pas krijimit të Bashkimit Sovjetik themelohet Republika e armenëve (1920).
Xhonturqit e ardhur në fuqi më 1908, ndërmarrin më 24 prill 1915 një aksion për arrestimin dhe deportimin e intelektualëve dhe popullsisë armene.
Pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik 1991 krijohet shteti i tanishëm Armenia. Pjesa jugore e vendeve të Armenisë së vjetër gjendet nën administrimin e Turqisë.