Iljaz Prokshi (15 nëntor 1949, Fortesë - 28 prill 2007, Prishtinë) ishte një shkrimtar shqiptar nga Fortesa e Drenicës.

Ilijaz Prokshi
(1949 - 2007)
U lind më15 nëntor 1949
Fortesë, Drenicë
Vdiq më28 prill, 2007
Prishtinë
KombësiaShqiptar

Biografia

Redakto

Iljaz Prokshi u lind në FortesëDrenicës15 nëntor 1949. Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Edhe në shkollën e mesëm ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota të larta.

Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar dhe krijues. Më vonë punësohet në gazetën KosovaKorporatës Energjetike të Kosovës, në Prishtinë, në fillim si gazetar, e më vonë si redaktor përgjegjës i kësaj gazete. Një kohë të gjatë bashkëpunoi si gazetar edhe me disa gazeta shqipe që dilnin jashtë Kosovës, si Top Kultura, SpektriZvicër, Trojet tonaNju Jork etj.

Iljaz Prokshi vdiq më 28 prill të vitit 2007.

Aktiviteti letrar

Redakto

Poezitë e para, Iljaz Prokshi filloi t’i botojë në gazetat dhe revistat letrare të Kosovës më 1966. Ishte në moshë të re kur u paraqit në letërsi dhe vinte me një përvojë që e kishte arritur gjatë leximit të shkrimtarëve më modernë shqiptarë dhe të huaj. Iljaz Prokshi i takon plejadës së krijuese avangardë të Kosovës. Në konceptet estetike të tij shquhet me idenë e një fillimi të ri në letërsinë shqipe, duke krijuar një letërsi që është simbol i artit modern. Pak kohë më vonë ai botoi edhe tregimet e para, gjithnjë në kërkim të rrugëve dhe mjeteve të reja letrare. Si student ishte shumë aktiv në jetën kulturore. Botoi poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese për letërsinë. Fitoi pothuajse çdo vit çmime letrare, për poezi ose tregime, në konkurset letrare, që shpallnin gazetat dhe revistat e kohës. Iljaz Prokshi, në konkurse të tilla është nderuar prej çmimit të parë gjer në çmimin e tretë. Botoi në gazetën Rilindja, revistën letrare Jeta e re, Fjala, Bota e re, Zëri, Plejada, Koha ditore dhe në disa gazeta më pak të njohura, që botohen në Kosovë, si dhe në periodikun shqiptar në ShkupMaqedonisë, si Flaka dhe Jehona.

Për veprën e tij si në poezi dhe në prozë kanë shkruar kritikë të njohur të vendit, ndërsa rezonancë e të gjithë këtyre, është se veprën e Prokshit e përshkon fryma e modernitetit. Tek ky krijues, të shkruarit është gjithmonë në shërbim të kërkimit dhe të ideve filozofike, kurse në qendër të shqetësimeve të tij është njeriu, i rrahur mes erërave të absurdit dhe revoltës, kundruall një realiteti të hidhur, me kuptim, që qenia njerëzore t’i ikën karakterit negativ, të prezantojë ato vlera që shquhen për vizionin e një botë të freskët dhe të dëlirë, shënjuese për kohën dhe hapësirën. Lexuesit e admirojnë letërsinë e tij, ndërsa kritika me gjithë këta të parët i detyrohet vlerave dhe mesazhit poetik të kësaj vepre.

Tituj të veprave

Redakto

Është në botim e sipër përmbledhja me poezi Kambanat e shurdhra Shtëpia botuese Dukagjini, Pejë. Ka përgatitur edhe tri vëllime të tjerë me poezi.

Tregime

Redakto

Ka edhe dy libra të gatshme për shtyp me tregime.

Romane

Redakto
  • Fundi i zemërimit, Rilindja, Prishtinë, 1997 (Për këtë roman, autorit iu dha Çmimi letrar si romani më i mirë i vitit i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës më 1997)
  • Dashuri në labirint, 2001

Ka të përgatitur për shtyp edhe dy romane, një libër me kritika dhe ese letrare, si dhe shumë shkrime publicistike.