Indrit Cara
Indrit Lulizim Cara, "Dëshmor i Kombit" lindi në qytetin e Kavajës më 11 korrik të vitit 1971 dhe u vra në luftën për çlirimin e Kosovës, në pranverën e vitit 1999.
Ka filluar ish shkollën e mesme ushtarake "Skënderbej" ne Tiranë me 1 shtator 1985 dhe e ka mbaruar atë me rezultate te shkëlqyera me 30 qershor 1989.
Ai jetonte në Londër kur në vitin 1999 bashkë me disa shoke u mblodhën në zyrën e Plarent Salihut dhe morën rrugën për në Tiranë në aeroportin e Rinasit. Ai shkoj në Kavajë të takonte familjen e tij sa për tu çmallur pak. Të nesërmen në mëngjes u nis për në Kosovë për në majën e Pashtrikut në përpjekje me forcat serbe njëri nga shokët e ti u plagos. Më pas arriti në zonën operative pashtriku brigada (125) e cila përfshinte komunat Prizren, Sharr, Suharekë, Rahovec, Malishev. Indrit Cara pasi shkoj ne kete zone ra ne sy te komandantve si nje ushtarak me pervoj dhe u ndalua ne Suharek me urdhër te komandantit të zonës, ai u mësonte strategjinë e te luftuarit shokëve të tij. Në fashitin Pecan te komunes te Suharekes ne Gallush zone operative Pashtriku ai vihet ne ball te fronit ndersa serbët gjuanin pa pushim me altilerin me te rende dhe ati as qe i trembej syri Indriti me saktesi e dinte se ku binte predha e armikut luftimet ishin shum te ashpra serbi ishe terbuar dhe kerkonte me cdo kusht ta thyente ate pike e cila quhej kuota (00) dhe aty ra heroikisht Indrit per mos tu harruar kurr nga mendjet tona per atdheun e vet.