Komuna e Therandës
Ky artikull merret me Komunën e Therandës. Për qytetin e Therandës shiko në faqen përkatëse.
Komuna e Therandës është një komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Prizrenit ndërsa selia administrative e komunës është qyteti i Therandës .
Gjeografia
RedaktoKomuna e Therandës ndodhet në pjesën jugore të Kosovës. Kufizohet me komunat Lipjan, Shtime, Ferizaj, Shtërpcë, Prizren, Mamushë, Rahovec dhe Malisheva. Ka gjithsej 42 fshatra me një sipërfaqe prej 306 km². Së bashku me komunat e Prizrenit, Malishevë, Mamushës dhe Sharrit (Dragash), formon rrethin e Prizrenit.
Popullsia
RedaktoRegjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Therandës ka një popullsi prej 59,722 banorësh, nga të cilët 59.076 (98.92%) janë shqiptarë, 493 ashkali, 41 romë, 15 bosnjanë, 5 egjiptianë, 4 turq dhe 2 serbë .
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorë [1] | 22893 | 25572 | 29417 | 38388 | 50444 | 64530 | 59722 |
etnia | shqiptar | serbët | turqë | bosnjanë | romë | ashkali | goranë | Egjiptianët e Ballkanit | tjetër | i panjohur |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
banorë [1] | 59076 | 2 | 4 | 15 | 41 | 493 | 15 | 5 | 15 | 49 |
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b "Ethnic composition of Kosovo 2011". pop-stat.mashke.org (në anglisht). Marrë më 2017-10-09.
Lidhje të jashtme
Redakto- Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
- Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Theranda - sharri.net
- Organizata Internacionale e emigrimit
- IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions Arkivuar 15 tetor 2008 tek Wayback Machine - raport para dhe pas luftës - anglisht
Bllaca | Budakova | Bukoshi | Buzhala | Çadraku | Delloci | Dobërdelani | Dubrava | Duhla | Dvorani | Gelanca | Greiçeci | Greikoci | Gjinoci | Javori | Kastërca | Krushica e Epërme | Krushica e Poshtme | Leshani | Luzhnica | Maçiteva | Mohlani | Mushtishti | Nepërbishti | Nishori | Papazi | Peqani | Popolani | Reshtani | Reçani | Sallagrazhda | Samadrexha | Savrova | Semetishti | Sllapuzhani | Sopia | Stravuçina | Studençani | Tërnja | Vërsheci | Vraniqi
Stema e shtetit |
|