Reçani (Therandë)
Reçan është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Lumar.
Reçan
Lumar | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoShtrihet në një luginë, rreth 4 km në lindje të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar. Sipërfaqja: 678 ha, 69 ari, 04 met. katror.
Historia
RedaktoLagjet më kryesore në këtë vendbanim janë: Veselaj, Hasanaj dhe Fetaj. Profesori Haxhi Fetaj nga Lumari i Therandës tregon që prejardhja e tre vëllezërve Veseli, Hasani dhe Fetahi është nga Gegëhyseni i fshatit Lëkurtaj të qytetit Bajram Curri në veri të Shqipërisë, fisi i tyre është Krasniqe. Sipas Profesorit Haxhi Fetaj, të fisit Krasniqe janë Kolgecaj (Kolë Geci), Kolmekshaj (Kolë Mekshi) nga fshati Grykos (Greikoc), Arrisht (Vraniq) dhe Gurkuq (Maçiteva).
Lumari është vendbanim i vjetër antik i Rrafshit të Dukagjinit. Në veri të fshatit në vendin e quajtur Zhvina është gjetur një qyp i madh. Për vjetërsinë e fshatit dëshmojnë edhe Mikrotoponimet e ruajtura në fshat, p.sh. Varrezat e Latinëve, Gjinovishtë (Gjini), Burbesh (Arbnesh), Shibuti (Shën Buti), Kiliqishtë (Kili), Bluda e Palit etj.
Në arat e fshatit të quajtura Rrafshi është gjetur një vazë e madhe dhe enë të qeramikës. Në hyrje të fshatit ekziston një kishë e vjetër iliro-romake, në të cilën është i vizatuar një mozaik i diellit. Mirëpo, kishën e përvetësuan më vonë serbët. Ekzistojnë varreza të moçme përmbi kishë. Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën e Car Dushanit të vitit 1348 dhënë manastirit të shënjëtorëve Grabriel dhe Mihaj afër Prizrenit.
Në relacionin e Gërgur Mazrekut rreth 1671 përmendet fshati Reçan që ende ishte i banuar me popullatë krishtere shqiptare (8 persona).
Si vendbanim me emrin Raçan, përkatësisht Reqan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893, të vitit 1896 dhe të vitit 1900.
Lidhje të jashtme
Redakto- vendndodhja
- https://iipccl.org/wp-content/uploads/2021/01/58-70.pdf
- http://asa.edu.al/site/ih/wp-content/uploads/sites/2/2022/06/Revista_Studime_historike_3-4-2021_2022_ME-LOGOBORD-75-96.pdf
- https://therandachat.de.tl/Theranda.htm
Bllaca | Budakova | Bukoshi | Buzhala | Çadraku | Delloci | Dobërdelani | Dubrava | Duhla | Dvorani | Gelanca | Greiçeci | Greikoci | Gjinoci | Javori | Kastërca | Krushica e Epërme | Krushica e Poshtme | Leshani | Luzhnica | Maçiteva | Mohlani | Mushtishti | Nepërbishti | Nishori | Papazi | Peqani | Popolani | Reshtani | Reçani | Sallagrazhda | Samadrexha | Savrova | Semetishti | Sllapuzhani | Sopia | Stravuçina | Studençani | Tërnja | Vërsheci | Vraniqi
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |