Vraniq është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Arrisht.

Vraniq
Arrisht
Fshat

Gjeografia

Redakto

Vraniqi eshte fshat që shtrihet rreth 12 km në juglindje të Therandës. Është fshat kryesisht i tipit të shpërndarë. Shtrihet në një grykë ku bashkohën Lumi i Madh dhe Lumi i Vogël.

Fshati sot përbëhet kryesisht prej këtyre lagjeve: Kolgeci, Muçaj, Basha, Matoshi, Loshi, Rraçi, Shehu, Llugaxhiu, Luzha etj.

Mikrotoponimet më kryesore: Gradina, Çuka, Gurët e Qarë, Kojbija, Vorret e Krushqve, Krojet e Krojzve, Firaja, Zallina, Kroi i Keq, Varreza e Mortajës etj

Vendbanimi i vjetër është shtrirë në juglindje të fshatit, në krye, në lokalitetin Gradina. Në Qafë të Gradinës janë gjetur dy gurë të mullirit. Në lindje të fshatit në largësi 2 km janë gjetur tjegulla, tulla dhe disa gjëra tjera. Është gjetur një guri në formë të gurit të mullirit, por shumë më i vogël. Është interesant përbërja e këtij guri. Vendbanim i moçëm ka ekzistuar edhe në pjesën verilindore, ku ishin stanet e fshatit.

Demografia

Redakto

Shënimet statistikore:

Konzuli rus Jastrebovi në vitin 1879 1 regjistron 37 shtëpi myslimane (shqiptare)

në vitin 1905 kishte 42 shtëpi myslimane (shqiptare)

Cvijiqi, sipas tezës së tij të njohur antishkencore, thotë se banorët e këtij vendbanimi, si dhe disa të tjerave janë serbë muhamedan);

në vitin 1913 - 474 banorë;

në vitin 1918 - 59 shtëpi shqiptare me 522 banorë;

sipas regjistrimit të vitit 1921 -64 shtëpi me 648 banorë;

në vitin 1928 - 65 shtëpi me 596 banorë)

në vitin 1948 - 106 shtëpi me 791 banorë;

në vitin 1953 - 129 slitëpi me 889 banorë;

në vitin 1961 - 137 shtëpi me 1039 banorë (1030 shqiptarë, 1 serb, 8 të tjerë);

në vitin 1971 - 159 shtëpi me 1423 banorë (1421 shqiptarë, 2 të tjerë);

në vitin 1981 - 192 shtëpi me 1775 banorë shqiptarë.

Ky vendbanim para luftës së vitit 1998-99 ka pasur 280 shtëpi me rreth 2500 banorë shqiptarë. Ky fshat nga sulmet barbare serbe në vitin 1999 pësoi mjaft. Kanë ndodhur 4 ofensiva (27 shtator 1998, 3 mars 1999, 3 maj 1999 dhe 2 qershor 1999). Fshati është djegur 98%, ose 272 shtëpi, përveç objekteve përcjellëse. Është djegur ndërtesa e shkollës me tërë arkivin e saj, ambulance, si dhe xhamia e ndërtuar në vitin 1742 është granatuar dhe dy teqe të dëmtuara. Nga ky fshat janë vrarë 21 banorë, në mesin e të cilëve dy dëshmorë, të tjerët kryesisht të rinj. Më 3 dhe 21. maj 1999 popullata është deportuar me dhunë në Shqipëri, përveç 12 familjeve që janë strehuar nëpër male.

Historia

Redakto

Në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1348 në kartën e perandorit Dushan dhënë manastirit të shenjëtorëve Mihal e Gabriel te Prizreni, pastaj në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinësjafer Mushtishtit i cili kishte filluar të mbahej që nga viti 1465.

Në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, i varur nga Peja, kishte 10 shtëpi e 1 beqar.

Në këtë vendbanim ekzistojnë edhe Varret e Mortajës.

Me emrin Ivranik është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311h), të vitit 1896 (1314 h), dhe të vitit 1900 (1318 h).

Nga ky vendbanim shumë banorë janë shpërngulur në qendrën komunale në Therandë, Prizren, Piranë, Mirosalë të Ferizajt etj.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj masakrës së Tivarit si dhe në disa brigada kanë pësuar disa banorë të këtij vendbanimi.

Lidhje të jashtme

Redakto