Buzhala (Therandë)
Buzhala është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë
Buzhala |
---|
Gjeografia
RedaktoËshtë vendbanim kodrinoro-malor dhe i takon tipit të vendbanimeve të shpërndara. Gjendet rreth 14 km në lindje të Therandës, rrëzë bjeshkëve të Jezercit, që u ngjitën vargmaleve të Sharrit. Buzhala shtrihet në një lartësi mbidetare prej 600 m.
Historia
RedaktoDikur ka ekzistuar fshati i lashtë me emrin Buzhalë. Banorët e Buzhalës kanë qenë të besimit katolik. Ata janë shpërngulur për shkak të luftërave në vende të ndryshme të Kosovës. Këtu gjenden edhe themelet e shtëpive të vendbanimit të tyre. Varrezat e tyre fshatarët e mëvonshëm i kanë quajtur si varreza të krushqve.
Banorët e sotëm janë të lagjes së Palushëve të Budakovës të cilët janë vendosur ne Buzhalë dhe e kanë rithemeluar këtë vendbanim duke e marrë mbiemrin Buzhalë, sipas emrit të dikurshëm të këtij vendbanimi.
Buzhala deri vonë ka qenë lagje e Budakovës. Lagjet e Budakovës përbëhen prej tre vëllazërve: Pala, Kola dhe Ziba. Nga Pala (rrjedhin lagjet Palush dhe Buzhalë), Kola (rrjedhin lagjet: Kololl dhe Kokollar) dhe Ziba (rrjedhin lagjet: Sallauk, Bajraktar dhe Hoxhë).
Demografia
RedaktoSipas shënimeve statistikore në vitin 1953, si lagje e Budakovës, kishte 14 shtëpi me 136 banorë. Ndërsa, në vitin 2001 Buzhala ka rreth 60 shtëpive me rreth 400 banorë.
Lidhje të jashtme
Redakto- https://books.google.com/books/about/Vendbanimet_e_Kosov%C3%ABs_4_Theranda_Suhare.html?id=Zpn7MgEACAAJ
- https://therandachat.de.tl/Theranda.htm
Bllaca | Budakova | Bukoshi | Buzhala | Çadraku | Delloci | Dobërdelani | Dubrava | Duhla | Dvorani | Gelanca | Greiçeci | Greikoci | Gjinoci | Javori | Kastërca | Krushica e Epërme | Krushica e Poshtme | Leshani | Luzhnica | Maçiteva | Mohlani | Mushtishti | Nepërbishti | Nishori | Papazi | Peqani | Popolani | Reshtani | Reçani | Sallagrazhda | Samadrexha | Savrova | Semetishti | Sllapuzhani | Sopia | Stravuçina | Studençani | Tërnja | Vërsheci | Vraniqi