Irhan Jubica
Irhan Jubica lindi në Shkodër më 1973. Më 1994-'95 kryeredaktor i gazetës "Thyerje". Më 1996 kryeredaktor i revistës letrare "Orana", më 1997 vazhdim, koordinator i Penclub "Orana", një grupim i shkrimtareve te rinj shkodrane. Me 1997-1999 redaktor i kulturës ne gazetën "55". Më 1999 themelon dhe drejton gazetën "Fjala e Shkodrës". Më 1996 boton vëllimin e pare poetik "Beduini i fundit" ("Orana"), ndërsa më 1997 vëllimin në prozë "Nata e Shën Valentinit" ("Marin Barleti"). Pjesë të zgjedhura nga veprat e tija janë botuar në mjaft revista në gjuhët italisht e anglisht.
Irhan Jubica | |
Emri | Irhan |
Mbiemri | Jubica |
Lindur më | 1973 |
Lindur në | Shkodër |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | shqiptare |
Profesioni | gazetar ]] |
Ka botuar ne shtypin letrar dhe atë periodik artikuj problematike kulture, veprat e tij poetike e prozaike, si dhe përkthime nga italishtja e anglishtja. Që prej vitit 2002 themelon dhe drejton revistën letrare shqiptare "ars" që është e para revistë letrare që botohet njëkohësisht në Shqipëri, Kosovë e më gjerë. Gjithashtu, qysh prej nëntorit 2006 themelon e drejton gazetën "Opinion".
Në vitin 2004 harton dhe boton "Antologjia e prozës bashkëkohore shqiptare" ("Orana").
Më 2011-2016 editor i lajmeve në Televizionin Nacional Kabllor Rrokum në Kosovë, ndërsa që nga viti 2011, kryeredaktor i revistës shqiptare të turizmit rajonal Travel.
Në vitin 2016 boton librin "Zoti nuk ka djalë" (Skanderbeg Books) ndërsa në vitin 2021 librin me ese "Fati i fjalëve" (Pika pa sipërfaqe), me ese për kulturën dhe shoqërinë shqiptare në tranzicion.