Islami në Lituani
Republika e Lituanisë pavarësinë e ka arritur në mars të vitit 1990. Ky vend ndodhet në Evropën lindore, kryeqyteti i të cilit është Vilnius, kufizohet me Detin Baltik, midis Latvias dhe Rusisë. Sipërfaqja e Lituanisë është 65200km², popullsia 3,607,899 (Lituanë 80.6%, rusë 8.7%, polak 7%, bjellorusë 1.6%, të tjerë 2.1%. Fetë: Katolikë, luterianë, ortodoksë rusë, protestantë, çifutë. Gjuha zyrtare është Lituanishtja pastaj vijnë polonishtja dhe rusishtja.
Lituania dhe Islami
RedaktoE shpallur një mbretëri e pavarur nën sundimin gjerman (shkurt 1918), Lituania u bë një republikë e pavarur në nëntor 1918. Në mars të vitit 1990, parlamenti i Lituanisë shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, pavarësi që u njoh zyrtarisht në shtator të vitit 1991. Në 1998, Lituania iu bashkua NATO-s dhe u bë anëtare e BE-së në vitin 2004. Rreth 80% e popullsisë janë lituanë, pjesa tjetër pakicë ruse, polake, bjellorusë dhe çifute. Feja më e madhe është katolicizmi, por ka edhe komunitete tjera të vogla luterianësh dhe ortodoksësh rusë.
Islami në Lituani erdhi në shekullin 14-të nga Krimea dhe Kazani, një qytet në lumen Volga, nëpërmjet tatarëve. Në gjashtë shekujt e fundit tatarët e Lituanisë e kanë ruajtur identitetin e tyre etnik dhe atë fetar. Ata kryesisht banojnë në komunitete kompakte, në të cilat xhamia luan rol qendror. Në Grand Dukatin e Lituanisë ka pasur 48 xhami deri në fund të shekullit të 18-të. Në vitin 1997 në Lituani numëroheshin 25,000 mysliman. Sot aty banojnë mbi 6 000 tatarë mysliman. Pas luftës së dytë botërore, atyre iu bashkuan edhe mbi 18 000 mysliman nga vendet tjera. Në Lituani ka më shumë se katër bashkësi të mëdha islame.
Adhurimet e tyre ata i kryejnë në xhaminë e Raizai në Vilnius (e ndërtuar në fund të shekullit të 19-të), në xhaminë Kaunas (1930), Në xhaminë Nemezis (ne fillim të shekullit 20-të) dhe në xhaminë më të vjetër që ekziston ende në fshatin Keturiasdesimt Totoriu (1815). Sa i përket tatarëve, edhe pse nuk ka dokumente që tregojnë datën e saktë të ardhjes së tyre më Lituani, përgjithësisht pranohet se tatarët kanë qenë të pranishëm në Lituani të paktën që nga shekulli 15-të. Tatarët e Lituanisë (në rajonet fqinje të Polonisë dhe të Bjellorusisë) e humbën lidhjen e tyre me Turqinë në shekullin 18-të. Megjithatë, islami e ka mbajtur gjallë këtë komunitet deri më sot. Sipas prezantimit zyrtar të Minoriteteve Kombëtare në Lituani (Vilnius 1992), në vitin 1192 në Lituani jetonin rreth 4000 tatarë, megjithatë regjistrimi i vitit 1989 tregonte se numri i tyre ishte 5135. Tatarët kanë jetuar në fshatra, në juglindje dhe në pjesët qendrore të Lituanisë.
Shumica e besimtarëve lituanë janë katolik romanë, por ka edhe besimtarë ortodoks rusë, lutranë, baptistë dhe pasues të Judaizmit. Pasuesit e grupeve fetare janë të barabarta përpara ligjit. Shkollat ofrojnë lëndën fetare si lëndë shtesë. Sot, Lituania ka rreth 12 xhami. Sipas statistikave jozyrtare, vlerësohet se Lituani sot ka rreth 100 000 mysliman, shumica e tyre me origjinë kaukaziane dhe arabe.
Një numër i madh katolikësh dhe të krishterë të tjerë kanë pranuar islamin në vitet e fundit. Sipas statistikave, ne librarite shteterore jane shitur me shume se 10.000 kopje te Kuranit fisnik.
Lidhje të jashtme
Redakto- Faqja zytar Islamas.lt - Islami në Lituani Arkivuar 30 janar 2020 tek Wayback Machine (lituanisht)
- Musulonai.lt (lituanisht)