Ivana Brliç-Mazhuraniç

shkrimtare kroate

Ivana Brlić-Mažuranić (18 prill 1874 – 21 shtator 1938) ishte një shkrimtare kroate. Brenda tokës së saj amtare, si dhe në arenën ndërkombëtare, ajo ka qenë e vlerësusr si shkrimtarja për fëmijë më e mirë kroate.

Ivana Brliç-Mazhuraniç
U lind më(1874-04-18)18 prill 1874
Ogulin, Austro-Hungari
Vdiq më21 shtator 1938 (64 vjeçe)
Zagreb, Mbretëria e Jugosllavisë
KombësiaAustro-Hungari, Mbretëria e Jugosllavisë
NënshtetësiaAustria-Hungary, Kingdom of Yugoslavia
Periudha1902–1937
Punët e shquaraThe Brave Adventures of Lapitch,
Croatian Tales of Long Ago
Bashkëshortja/etVatroslav Brlić (1892–1938)
Të afërmitIvan Mažuranić (grandfather)
Vladimir Mažuranić (father)

Ajo ka lindur më 18 prill 1874 në Ogulin në një familje të mirë-njohur kroate Mažuranić. Babai i saj Vladimir Mažuranić ishte një shkrimtar, jurist dhe historian që shkroi Prinosi za hrvatski pravno-povjestni rječnik (fjalori kroat për historinë dhe ligjit) në vitin 1882. Gjyshi i saj ishte një politikan i njohur, ban kroat (titull fisnik) dhe poet, Ivan Mažuranić, ndërsa gjyshja e saj Aleksandra Mažuranić ishte e motra e shkrimtarit dhe një nga personat kyç të Lëvizjes Ilire, Dimitrija Demeter. Ivana, ishte edukuar kryesisht në shtëpi. Me familjen ajo së pari u zhvendos në Karlovac, pastaj në Jastrebarsko, dhe në fund në Zagreb.

Ivana Brlić-Mažuranić filloi të shkruajë poezi, ditarë dhe esetë tepër herët por veprat e saj nuk u botuan deri në fillim të shekullit të 20-të. Historitë dhe artikujt e saj si seritë të artikujve arsimore nën emrin "Shkolla dhe Festa" filloi të botohet më shpesh në revista pas vitit 1903.

Brlić-Mažuranić ëshë kandiduar për Çmimin Nobel në Letërsi katër herë në vitin 1931 dhe 1935 ajo u kandidua nga historiani Gabriel Manojlović,[1][2] dhe në 1937 dhe 1938 atij iu bashkua filozofi Albert Bazala, të dy nga Zagrebi.[3][4] Në vitin 1937 ajo u bë gruaja e parë e pranuar si një Anëtare Korrespondente në Akademinë Jugosllave të Shkencave dhe Arteve. Pas një lufte të gjatë me depresionin, ajo bëri vetëvrasje më 21 shtator 1938, në Zagreb.

Listën e veprave

Redakto
 
Gravestone e Ivana Brlić-Mažuranić në Varrezat Mirogoj në Zagreb
  • 1902 I miri dhe i djallëzuari (Valjani i nevaljani)
  • 1905 Shkolla dhe festa (Škola i praznici)
  • 1912 Fotografitë (poezi) (Slike)
  • 1913 Aventurat e mrekullueshme të fillestarit Hlapić (Čudnovate zgode šegrta Hlapića)
  • 1916 Përralla kroate nga shumë kohë më parë (Priče iz davnine)
  • 1923 Një libër për të rinjtë (Knjige o omladini)
  • 1935 Nga arkivat e Familjes Brlić në Brod na Savi (Iz arhive obitelji Brlić u Brodu na Savi)
  • 1937 Jaša Dalmatin Viceroy i Gujarati (Jaša Dalmatin, potkralj Gudžarata)
  • 1939 Gingerbread Heart (Srce od licitara)
  • 1943 Fabula dhe përralla (Basne i bajke)
 
Bust në vendlindjen e saj, Ogulin

Përkthime

Redakto

Librat e saj të romaneve dhe përrallave për fëmijë, fillimisht ishin menduar për edukimin e saj, janë përkthyer në pothuajse të gjitha gjuhët Evropiane. E konsideruar dhe vlerësuar lartë si nga kritika letrare vendase ashte edhe nga ajo e huaj, ajo mori titullin e Andersen-ja kroate (duke e ngritur në nivelin e Hans Christian Andersen).

Referime

Redakto
  1. ^ "Nomination Database – Literature (1931)". Nobelprize.org. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2012. Marrë më 17 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Nomination Database – Literature (1935)". Nobelprize.org. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2012. Marrë më 17 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Nomination Database – Literature (1937)". Nobelprize.org. Marrë më 17 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Nomination Database – Literature (1938)". Nobelprize.org. Marrë më 17 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)