Jakup Keraj
Ditëlindja | 15 shtator, 1933 |
---|---|
Vendlindja | Shkodër, Shqipëri |
Ditëvdekja | 7 dhjetor, 1987 |
Kombësia | Shqiptar |
Jakup Keraj (Shkodër, 15 shtator, 1933 - 7 dhjetor, 1987) ishte një piktor shqiptar.[1] Keraj ishte një nga piktorët e rëndësishëm shqiptar të portretit në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ai edhe pse jetoi dhe krijoi larg kryeqytetit në vendlindjen e tij, Shkodër, arriti të shquhet si një individualitet, që pati ndikim në pikturën realiste shqiptare.
Biografia
RedaktoJakup Keraj lindi më 15 shtator 1933 në Shkodër, dajli i Ahmet Kerajt, pronar i një restoranti të vogël dhe ishte fëmija i parë nga 4 djemtë e tij. Mësimet e para mbi vizatimin dhe pikturën i mori nga piktori shkodran Simon Rrota dhe piktorja ruse, restauratorja e studjuesja e artit bizantin Viktori Puzanova dhe do të konsiderohej që fëmijë nxënësi “i veçantë” i saj.[1] Pasi kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë (1947-1951) nën drejtimin e piktorit Abdurrahim Buza. Keraj ishte student i grupit të parë të artistëve që studjuan në Institutin e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës në Shën Petërburg, ish-BRSS dhe u kthye në Shqipëri në fundin e viteve ’50 (1951-1957).[1]
Ekspozita
RedaktoEkspozita personale
Redakto- 1964 - Ekspozoi në Shkodër me 88 punime në gjini të ndryshme (vaj, laps, akuarel, pastel)
- 1976 - Ekspozoi në Shkodër me 100 punime në gjini të ndryshme
- 1984 - Ekspozoi në Shkodër me 110 punime në gjini të ndryshme
- 1984 - Ekspozoi në Pallatin e Madh të Kulturës, Tiranë ku paraqiti 96 punime të ndryshme (kompozime, portrete, peizazhe, natyra të qeta) nga të cilat 20 ishin vizatime (portrete dhe peizazhe)
- 1996 - Ekspozitë me 30 punime të artistit në galerinë private “Dajti” (organizuar me punime të ndryshme nga familja Keraj)
- 2002 - Ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë me 40 punime nga Koleksioni i GKA, Tiranë, GA, Shkodër, Koleksioni i familjes Keraj dhe e koleksionistëve private në Shqipëri.
- 2008 - Ekspozita “Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë me 54 punime nga Koleksioni i familjes Keraj.
Ekspozita kolektive
Redakto- 1959 - Ekspozita Kombëtare me rastin e 15 vjetorit të çlirimit (gjashtë punime)
- 1960 - Ekspozita Kombëtare e portretit (dy punime)
- 1961 - Ekspozita Kombëtare me rastin e 20 vjetorit të themelimit të PPSH (dy punime)
- 1963 - Ekspozita Kombëtare me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Popullore (tre punime)
- 1966 - Ekspozita Kombëtare me rastin e 25 vjetorit të themelimit të PPSH (një punim)
- 1976 - Ekspozita Kombëtare me rastin e 35 vjetorit të themelimit të PPSH (një punim)
- 1978 - Ekspozita Kombëtare me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (një punim)
- Ekspozita Kombëtare me rastin e 35 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Popullore
Vlerësime
Redakto- 1960 - Vlerësohet me “Çmim të Parë” në gjininë e portretit.
- 1963 - Vlerësohet me medalje bronzi në Bienalen e Aleksandrisë, Egjipt.
- 1970 - Dekorohet me Urdhërin “Naim Frashëri I klasit III” (Nr Dekretit 4631)
- 1986 - Merr titullin “Piktor i Merituar” (Nr. Dekretit 7068)
- 2002 I jepet Urdhëri “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu (Nr.Dekretit 3555)
- 2008 - Vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës”
Referime
Redakto- ^ a b c Drishti, Ylli. "Jakup Keraj". galeriakombetare.gov.al. Galeria Kombëtare e Arteve. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2017. Marrë më 19 shtator 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)