Jerina Dushmani
Jerina Dushmani ishte një princeshë arbërore, anëtare e familjes Dushmani,të cilët zotëronin mbi Zadrimë, dhe bijë e Princit feudal Lekë Dushmani.
Sipas Barletit Jerina parapëlqente Lekë Zaharinë, por kjo gjë nuk pranohej lehtësisht nga Lekë Dukagjini. Gjatë dasmës së Mamica Kastriotit me Muzakë Topinë, në gjendje të dehur Lekë Dukagjini me Lekë Zaharinë u ngatërruan për dorën e Jerinës, duke shkaktuar dëme të mëdha, derisa situata u qetësua. Dy vite më vonë, Dukagjini ende i përulur nga ky incident vendos ta vrasë.[1]
Sipas kronistit venecian Stefano Magno, vrasja në të vërtetë u bë në një duel nga Nikollë Dukagjini, një vasal i Zaharisë, dhe mund të mos ketë patur lidhje me ngjarjen e shkaktuar në dasmë.[2]
Pas vdekjes së Zaharisë, Princesha Jerinë nuk pranoi asnjë prej propozimeve të shumta për martesë dhe vendosi ti dedikohej fesë e të bëhej murgeshë në Sardenjë, duke lënë në testament dëshirën që pas vdekjes eshtrat t'ia shpjerin në Danjë,pranë varrit të së dashurit të saj, Lekë Zaharisë.
Referime
Redakto- ^ Noli, Fan (1947). George Castroiti Scanderbeg (1405-1468) (në anglisht). International Universities Press. fq. 39.
- ^ Božić, Ivan (1979), Nemirno pomorje XV veka (në serbisht), Beograd: Srpska književna zadruga, fq. 364, OCLC 5845972,
Никола Дукађин убио је Леку Закарију. Према млетачком хроничару Стефану Мању убио га је "у битки" као његов вазал. Мада Барлеције погрешно наводи да је убиство извршио Лека Дукађин