Jetullah Islami
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Jetullah Islami ishte historiani që mbeti në histori.
Ai pa dritën më 14 qershore të vitit 1950 ne një familje te varfër por Bujare ne fshatin Dyz, komuna e Besianës.
Vitet 50-ta ishin vite te errëta për shqiptare ku u flijuan shume nacionaliste te përbetuar me flamur dhe ne dekalogun e Ballit Kombëtare për një Shqipëri te shqiptareve.
Shkollën fillore e kreu ne vendlindje kurse te mesmen ne Mitrovice, për te studiuar me vone ne ne universitetin e Kosovës ne Prishtine drejtimin e historisë ku edhe ndoqi studimet pas diplomike ne drejtimin e Kohës se re.
Te flasësh për një njeri si Jeta nuk është e lehte sepse siç thoshte Faik Konica "se për ta vlerësuar një njeri qe merr pjese ne histori duhet ta vlerësosh jo sipas kohës se sotit por simbas kohës kur ai veproj e punoj".
Rruga e tije e inspirimit nise nga gjyshja e tije Hanifja e cila ishte i vetmi fëmije qe shpëtoi ne familjen e tyre nga e ashtuquajtura "rrfia" qe ndodhi ne fshatin Prapashtice ne janar 1921.
Viti 1968 atë e gjeti si nxënës te vitit te dyte dhe qe atëherë kishte filluar veprimtaria e tije ilegale me shoke takimi i tyre ishte një dyqan rrobaqepësie nga ku fshehurazi bashke me shokun e tije Sadriun. Bartnin dhe shpërndanin posten dhe Flamujt e punuar për shokët.
Gjate asaj kohe ai ishte pjesëmarrës i rregullt i Demonstratave ne Besian Prishtine Mitrovice Ferizaj Vushtrri e gjetke...
Pas përfundimit te shkollës se mesme ai regjistrohet ne Universitetin e Kosovës por se për shkak se kushtet i kishta shume te vështira ai detyrohet qe te filloj punën ne shkollën fillore "Tefik Qanga !" ne Koliq dhe pas një vit ai kthehet për te punuar ne Dyz ku mësoj një histori te mirëfilltë për Brezin qe do te vinte.
Viti 1981 atë e gjene ne një aktivitet Ilegal por te pa thyer bashke me Sabri Ukën, Fehmi Berishën Sabri Dyzin e te tjerë...
Edhe pse grupi i tyre u zbulua dhe Jetullahu u burgos ai kurrë nuk i tregoi as nuk i tradhtoi shokët edhe pse vete u detyrua te vuaj burgun.
Jeta me këtë u përjashtua nga programi mësimore dhe me këtë raste i vetmi qe ishte kundër largimit te tije ishte Ibrahim Sylejmani ne këtë kohe ne trevën e Dyzit Jeta ishte njeriu me i dashur.
Vitet 90 e gjeten ne dy drejtimi ishte shume i angazhuar ne mësim si dhe ne anën politike te tije ai ne këtë kohe ishte kryetare i LDK ne Dyz dhe nënkryetare i LDK dega e Batllavës.
Ai beri një pune te pa lodhshme andaj u zgjodh Drejtore i shkollës fillore Luigj Gurakuqi ne Batllavë por armiku nuk e lente te qete dhe pasi iu ngushtua rrethi ai u detyrua te largohej për ne Prishtine ku u strehua tek Ibrahim Lutolli dhe Ilmi Salihu e pas disa ditësh u largua për ne Shqipëri ne përcjellje te një personi nga Fshati Novqe i Komunës se Bujanovcit. Ne Shqipëri u prit nga Fatmir Toplica edhe ky kishte shkuar ne Shqipëri pasi i takonte grupit te ministrisë se mbrojtjes si edhe vet Jetullah Islami.
Jetullahu nga Shqipëria edhe pse me peripeci te shumta valët e jetës e hudhen ne Kiel te Gjermanisë ku jetoi puoi dhe veproi si shqiptare, ai kishte një dhome te vogël por një zemër te madhe ishte i dashure për te gjithë ishte Nënkryetare i degës se LDK ne SH-holshtein dhe delegat për degën e LDK ne Gjermani. Gjithashtu duke pare nevojën e arsimit ne gjuhen shqipe edhe këtu ne diaspore ai iu bashkëngjite mësimit plotësues për fëmijët shqiptare qe u organizua ne Kiel dashurinë me te madhe e kishte për arsimin gjë qe e dëshmon se ai punoi edhe me një nxënës... Jeta e tije ne Kiel ishte plot mundime Mundësitë për ti ndihmuar Familjes se tije ne Kosove ishin te kufizuara pasi edhe për te punuar nuk e kishte te lejuar.
Shokët qe patën rastin te rrinë me te e njohin si një njeri te urte njeri te matur dhe shum punëtore.
Fillimi i rezistencës se armatosure ne Drenice dhe me vone ne tere Kosovën nuk e lanë te rrinte indiferent por nga këtu morri rrugën për ne jete vizioni vendosshmëria dhe ideali nuk kishin mëdyshje për Jetën ai do te kthehej ne Kosove ne vitin 1998 për tu bere vete pjese e historisë.
Jetullahu apo Jeta si e quanin shokët ishte kundër Ndarjeve dhe defekteve partijako organizative qe atë kohe ndodhnin ne Kosove ai ishte i vendosur ne njësitin e Logjistikes ne fshatin Bradash.
Ai diti te shprese energjinë dhe vullnetin e tije ne funksion te lirisë dhe çlirimit kombëtare edhe kure ishte ne balle te LDK e po ashtu edhe ne UCK.
Ai ra për te mos vdekur si ne legjende aty ishte një arre e cila mban ne lëkuren e saje legjendën e 2 qershorit 1999. Ai ra ne betejën e nderit vetëm 10 dite para se ne Kosove te futeshin forcat e NATOS dhe vetëm 12 dite kisht te festonte ditëlindjen e 49 pra Muaji qershore ishte muaji i Lindjes dhe i ri lindjes tende ishte muaji i fitores se madhe ishte Muaji i forcës dhe Kranarisë e ti ishe vet krenaria.
Ne fund te përmendi se tani shkolla Luigj Gurakuqi gjendet ne token qe edhe pse i varfër ai e dha për shkolle gjatë Luftës se thoshte qa me duhet pasurija pa liri e pa dije.
Ai kishte edhe një porosi te vetme Punoni mësoni dhe pajtohuni për atdhe.
Pas vete ka lëne dhe gruan me fëmije.
Lavdi Martirit te Kosoves Jetullah Islami.
Kujtime evakuoi Ejup Krasniqi.