Johan Heinrich Pestalozzi

Pedagog zviceran
(Përcjellë nga Johan Hajnrih Pestaloci)

Johan Hajnrih Pestaloci (gjermanisht: Johann Heinrich Pestalozzi (12 janar 1746, Zyrih17 shkurt 1827, Brugg)[1] [2]pedagog zvicëran, është ndër pedagogët më të shquar në botë dhe njëri ndër themeluesit e pedagogjisë moderne. Kontribut të veçantë dha në fushën e didaktikës dhe të metodikës (mësimdhënies). Petaloci ishte reformator i madh i arsimit dhe ideolog i shkollës fillore popullore. Sipas tij "arsimi është bazë e mirëqenies popullore". Ai personifikon mësuesin dhe edukatorin ideal. " Dua të jem mësues shkolle" (Je veux être maitre d`ecole), thoshte ai. Pestaloci vlerësohet si "Edukator i njerëzimit".[3]

Johann Heinrich Pestalozzi
(1746 - 1827)
Lindi12 janar, 1746
Vdiq17 shkurt, 1827
Kombësiazvicëran
ProfesioniPedagog
 
Stema familjare e Johan Heinrich Pestalozzit
 
Pestaloci me fëmijët jetim në Shtans
 
Kështjella në Burgdorf ku Pestaloci punoi nga viti 1800 deri 1804

Babai i Johanit vdiq kur ai ishte vetëm pesë vjeç kështu që ai mbeti vetëm nën kujdesin e nënës së tij, motrës më të vjetër dhe një shërbëtoreje. Ai u regjistrua në shkollën fillore, kur ishte nëntë vjeç. Për shkak të tendencës së tij për ëndërrimin, ai nuk ishte një nxënës i mirë, edhe pse arriti ti vazhdonte studimet në Universitetin e Cyrihut. Në universitet ai u takua me Lavaterin dhe partinë e reformës, dhe kjo periudhë paraqet pjesën e jetës së tij kur ai ishte në kërkim të mënyrave për të përmirësuar jetën e njerëzve.

Megjithatë, pas vdekjes së mikut të tij Bluntshlija, Pestalozzi pushoi pjesmarrjen e tij në politikë. E braktisi edhe studimin e teologjisë dhe të drejtësisë, dhe iu kthye bujqësisë. Në vitin 1767, kur ai ishte vetëm 23 vjeç, dhe pavarësisht ngurrimit të madh të prindërve të saj, ai u martua me Anna Shultes, nëntë vjet më e vjetër se ai, të cilin ai e njihte që nga fëmijëria.

Në vitin 1769 Pestalozzi dhe gruaja e tij blenë rreth 20 hektarë tokë në fshatin Bir në Argauu, rreth 25 kilometra nga Zyrihu, e të cilën e quajti "Neuhof" (Ferma e Re - New Farm). Pasi Pestalozzi nuk kishte përvojën e duhur me bujqësinë, ai iu kthye blegtorisë, por edhe me këtë veprimtari nuk kishte shumë suksese, pas së cilës zuri të merret me përpunimin e pambukut, por pa sukses. Ai pastaj u përpoq të ngriste një institucion për të luftuar varfërinë, por edhe kjo përpjekje e tij dështoi, dhe për të paguar shpenzimet e bëra u detyrua të shiste të gjithë vendin e blerë dhe në vitin 1780, Pestalozzi falimentoi.

Një ndihmë e madhe Pestalozzit i erdhi kur shoku i tij, një nëpunës civil në Bernë, Isaac Izelin e inkurajoi që të fillonte të merrej me shkrime dhe të përqëndrohej në botimin e librave. Prandaj tetëmbëdhjetë vitet e ardhshme, nga viti 1780 e deri në vitin 1798, Pestalozzi iu përkushtua shkrimeve duke arritur sukses të konsiderueshëm në këtë fushë. Kështu, në vitin 1780, publikoi shkrimin e tij të parë i cili ishte një koleksion i aforizmave dhe pikëpamjeve personale, "Muzgu i një eremiti" (Die Abendstunde eines Einsiedlers), dhe pastaj, vitin e ardhshëm, publikoi veprën e tij më të famshme "Linhardi dhe Gertruda" (Lienhard und Gertrud).

Pas pushtimit francez të Zvicrës, Pestalozzit iu besua menaxhimi i shtëpisë për jetimët në Shtans, ku i hyri punës me vullnet të madh duke menduar se më në fund mund të realizonte planet e tij për reformën e arsimit kombëtar. Megjithatë, pas më shumë se gjysëm viti ky institucion mbyllet dhe në vend të tij themelohet një spital dhe Pestalozzi mbeti pa punë. Puna në shtëpinë për fëmijët pa prindër, edhe pse e shkurtër, ndikoi edhe në vendimet Pestalozzit - që vetë jeta është arsim. Mundësia për të realizuar planet e tij iu dha në Burgdorf. Këtu zuri të bashkëpunonte me një pjesë të mësuesëve dhe edukatorëve me ndikim, dhe kështu Pestalozzi rifilloi punën e tij për një lloj të ri të arsimit.

Sipas kushtetutës së re ("Mediationsverfassung") ndërtesat e vjetra nga koha Federatës së mëparshme zvicerane duheshin rindërtuar dhe si rezultat i kësaj edhe Kështjella në Burgdorf u vendos nën kontrollin e Bernës, si zyrë për përfaqësuesit e lartë civil. Pestalozzi braktisi Kështjellën dhe në mes të vitit 1804 filloi ndërtimin e institutit në Yverdon, në zonën frëngjisht-folëse të Zvicrës, në Kantonin e sapoformuar Baia, në liqenin Neuchâtel.

Vitet e punës së tij në Yverdon ishin praqesin periudhën më periudhën më produktive në të gjithë jetën e Pestalocit. Shumë mësues dhe personalitete të cilët më vonë do të bëhen emra të shquar, erdhën dhe e vizituan Shkollë e Pestalocit në Yverdon, si Frederik Frebeli, Wilhelm von Humboldt dhe Gottlieb Fichte [9]. Ndër nxënësit e tij janë edhe Alan Kardek, Charles Badam, Karl Ritter, Edward Zeller dhe shumë të tjerë. Gjatë kësaj periudhe ai shkroi edicionin e tretë të librit "Linhardi dhe Gertruda", pastaj shkrimet politike "An die Unschuld", shumë shkrime tjera në bashkëpunim me kolegët e tij dhe veprën "Rede an mein Haus".[4]

 
Epitafi në varrin e Pestalozzit

Në vitin 1825 Pestaloci u tërhoq në vendlindjen e tij në Neuhof ku vazhdoi të merret me shkrime. Edhe këtu e ndërtoi një shkollë për të varfërit. Johan Hajnrih Pestaloci vdiq më 17 shkurt 1827, në Brugg, ndërsa u varros në Biru.

Augustin Keler në gurin e varrit të tij shkroi këtë epitaf:

Gjermanisht Shqip

Retter der Armen im Neuhof,
Prediger des Volkes in Lienhard und Gertrud,
Zu Stans Vater der Waisen,
Zu Burgdorf und Münchenbuchsee
Gründer der neuen Volksschule,
Zu Iferten Erzieher der Menschheit,
Mensch, Christ, Bürger,
Alles für Andere, für sich Nichts.

Segen seinem Namen! -

Shpëtimtar i të varfërve në Neuhof,
Predikues i popullit në Linhardi dhe Gertruda,
Në Shtans baba i jetimëve,
Në Burgdorf dhe Mynhenbuhse
Themelues i shkollës së re popullore,
Në Yverdon edukator i njerëzimit,
Njeri, i krishterë, qytetar,
Të gjitha për të tjerët, asgjë për vete.[3]

U bekoftë emri i tij!

Pedagogjia e Pestalocit

Redakto
 
Pestaloci me fëmijët në Shtans
 
Monumenti i Pestalocit në Yverdon
 
Kompleti i veprave të Pestalocit

Qysh në shkrimin e tij të parë me karakter pedagogjik Muzgu i një eremiti nën ndikimin e Rusosë, përcaktohet për edukatë "gjithënjerëzore". Sistemin e tij pedagogjik Pestaloci e mbështeti në koncepsionin e tij për njeriun. Doktrina e tij pedagogjike mbështetej në "Pedagogjinë e kokës, zemrës dhe dorës" (Pedagogie de la tete, du coeur et de la main).

Ideali i edukatës

Redakto

Ideali i edukatës sipas Pestalocit është arritja e "njerzishmërisë së vërtetë", është edukimi i njeriut si bir i familjes së madhe njerëzore, si vëlla i njerëzve të tjerë. Kjo arrihet nëpërmjet zhvillimit të aftësive (forcave) të lindura të njeriut. Tërë veprimtarinë e tij ai e mbështeti në "fuqinë hyjnore të dashurisë njerëzore".[3]

Edukata morale

Redakto

Edukata morale përbën një aspekt të rëndësishëm në sistemin pedagogjik të Pestalocit. Vlerat themelore morale sipas tij konsistojnë në dashurinë aktive të njeriut ndaj njerëzve të tjerë, në mirësinë, besnikërinë dhe në bindjen e tij. Ai kërkonte që fëmija të formohet si personalitet i moralshëm, i aftë për ta ndier virtytin dhe për të vepruar në harmoni me të. Pestaloci konsideronte se edukimi moral i njeriut fillon që në familje, për të vijuar pastaj edhe në shkollë. Në këtë vështrim rëndësi të veçantë ka shembulli i nënës dhe i edukatorit përgjithësisht. Shembuj tipikë të personalitetit të moralshëm ishin Gertruda dhe vetë Pestaloci. Fëmijëve në Shtans, thoshte Pestaloci, nuk u kam mësuar as moral, as fe, por jam përpjekur që te ata "të zgjoja ndjenjën e virtytit pa e shqiptuar emrin e tij".[3]

Edukata punuese

Redakto

Parimi bazë i punës edukative të Pestalocit edukimi i njeriut në punë dhe përmes saj. Gjatë punës edukative në Noihof, Shtans etj. ai bëri përpjekje të vijueshme për ndërlidhjen e mësimit me punën prodhuese të edukantëve. Edhe Gertruda sipas romanit "Linhardi e Gertruda, fëmijët e saj, derisa endnin e thurnin pëlhurë, i mësonte të lexonin, të recitonin, të llogarisnin dhe u tregonte atyre ngjarje nga historia e Zvicrës. Pestaloci konsideronte se nevojat dhe dëshirat e njeriut kërkojnë dituri, por për realizimin e tyre duhet punë dhe shkathtësi. Njeriu duhet të dijë, të mendojë dhe të punojë.[3]

Edukimi fizik e shëndetësor

Redakto

Në vitin 1807 Pestaloci botoi një material propagandistik me titull Mbi formimin fizik. Në Institutin e Burgdorfit dhe në Institutin e Yverdonit edukimi fizik përfshihej edhe në programin e punës edukative e arsimore. Një orë në ditë parashikohej për ushtrime gjimnastikore. Pestaloci e çmonte shumë lojën dhe rolin edukativ të saj, si dhe të ekskursioneve, të ushtrimeve trupore, të notimit në ujë, të ushtrimeve ushtarake.[3]

Didaktika (edukimi intelektual)

Redakto

Sipas Pestalocit artikulimi i procesit mësimor duhet të rrjedhë sipas kësaj ecurie:

  1. Ndarja e objektit të punës (njësisë mësimore) në elemente të thjeshta e konkrete;
  2. Sistemimi psikologjik i këtyre elementeve, përshtatja e tyre aftësive individuale të nxënësve, nga më të thjeshtat deri te më të ndërlikuarat;
  3. Intuitimi (vështrimi) i këtyre elementeve nga nxënësit, dhe
  4. Bisedimi me nxënës rreth përshtypjeve të fituara nga intuitimi (vëzhgimi) i elementeve të objektit të punës.[3]

Metodika e mësimdhënies

Redakto

Pestaloci kontriboi shumë edhe në zhvillimin e metodikës së mësimit të gjuhës amtare, të metodikës së mësimit të aritmetikës, të metodikës së mësimit të gjeometrisë, të metodikës së mësimit të gjeografisë, të metodikës së mësimit të vizatimit (artit figurativ) dhe të metodikës së mësimit të muzikës (këngës).[3]

  • Lienhard und Gertrud (1781–1787)
  • Die Abendstunde eines Einsiedlers (1780),
  • Christoph und Else (1782),
  • Gesetzgebung und Kindermord (1783),
  • Ja oder Nein? (1793),
  • Meine Nachforschungen über den Gang der Natur in der Entwicklung des Menschengeschlechts (1797),
  • Fabeln (1797).

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Johann Heinrich Pestalozzi – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Redakto
  1. ^ Shefik Osmani:Fjalor i pedagogjisë, 8 nëntori, Tiranë, 1983, fq. 519 - 520.
  2. ^ Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 730
  3. ^ a b c d e f g h Hajrullah Koliqi: Historia e pedagogjisë botërore II, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1998, fq. 24 - 37.
  4. ^ Leon Zhlebnik:Histori e përgjithshme e shkollave dhe ideve pedagogjike, 1964, fq. 102 - 112.