Juvenilia është një përmbledhje me poezitë, poemat dhe përkthimet e Dom Ndre Mjedës, botuar për herë të parë në Vienë1917.

Përmbajtja Redakto

Vëllimi Juvenilia është një përmbledhje e poezive të Mjedës, nisur që me poezinë Vaji i bylbyli shkruar më 1886 në Porto-Ré, kur ishte 20 vjeç.[1] Libri kishte 79 faqe me këto poezi në përmbajtje: Vaji i bylbylit, I tretuni, Andrra e jetës, I mbetuni, Shtegtari, Vorri i Skanderbegut, Mahmud Pasha në Mal të Zi, Mustaf Pasha në Babune, Malli për atdhe, Giuha shqype, Préndvéra, Vera, Vjeshta, Vaji i dallëndyshes, Vllavrasi, Të vorruemit Sir John Moore, Mbreti Tules, Dimni.[2]

Sipas Elsie ndoshta nuk është rastësi që titulli i kësaj vepre të Mjedës është po ai i vëllimit poetik të Karduçit Iuvenilia. Juvenilia e Mjedës përfshin jo vetëm poezi origjinale, por edhe përshtatje nga poezia e huaj: Vaji i dallëndyshes nga Grosi, Vllavrasi nga Kaparoco, Të vorruemit Sir John Moore nga Vulf dhe Mbreti Tules nga Gëte.[3]

Ribotime Redakto

Më 1964 poezitë e Mjedës u ribotuan në vëllimin "Juvenilia dhe vepra të tjera", të mbledhura dhe të redaktuara nga Mark Gurakuqi, i cili përfshiu poezitë Andërr botuar më 7 nëntor 1908, Shqypes arbnore më 28 nëntor 1922, Bashkoniu shkruar më 1902, Për nji shkollë shqype mbyllun prej qeverisë osmane botuar në Korçë më 1902, Mikut tem Pal Moretit botuar më 1931, Mikut P. Moretit, Në dekë të shoqit tem Gj.S., Vjollcës, Nji shoqit që kthehet në Shqypni.[4]

Më 1988 u ribotua vepra "Ndre Mjeda - vepra letrare" në dy vëllime, të mbledhura, me parathënie, komente e shënime nga Rinush Idrizi.[5]

Tjetërsim i vëllimit të Gurakuqit Redakto

U ribotua më 1999 nga shtëpia botuese "Dituria" një klon i përmbledhjes së Gurakuqit me titullin "Juvelinia dhe vjersha të tjera", në të cilin përgatitësi Petrit Ymeri ndryshe nga përkujdesësi Gurakuqi, quan që në titull vjersha poemthat Lissus, Lirija e Scodra.[6]

Referime Redakto

  1. ^ Idrizi, Rinush (1988). Siliqi, Llazar (red.). Parathënie "Jeta dhe vepra" e Ndre Mjeda, vepra letrare 1. Tiranë: Shtëpia botuese "Naim Frashëri". fq. 39.
  2. ^ Quku, Mentor (2009). Mjeda 4: Identitet (1912-1925). Tiranë: ILAR. fq. 251. ISBN 978-99956-07-60-9.
  3. ^ Elsie, Robert (1997). "Historia e Letërsisë Shqiptare" (PDF). Dukagjini. Marrë më 10 mars 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ Idrizi 1988, pp. 153-183.
  5. ^ Gjoka, Behar (2008). "Përmasat letrare të Rinush Idrizit: in memoriam". shtypishqiptar.blogspot.com. Gazeta shqiptare ("Milosao", suplement). - Nr. 4389. fq. 14–15. Marrë më 11 mars 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ Ndoja, Leka (2013). Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 138–139. ISBN 978-9928-168-12-2.