Mark Gurakuqi (Pogradec, 2 nëntor 1922 - Tiranë, 16 shtator 1970) ka qenë poet, mësues dhe studjues i letërsisë shqipe.

Biografia

Redakto

U lind në Pogradec,[1] në gjirin e një familjeje shkodrane, i biri i Kolës së Kin Gurakuqit.[2] I ati i Markut, Kola, ka qenë dramaturg dhe kryesekretar gjykate që shërbeu si i tillë në Shkodër, Pogradec, Korçë, Tiranë, Elbasan. Qe autor i dramave "Shqiponja" dhe "Erminia e vorfën", e cilat u vu në skenë më 10 gusht 1919, tragjedinë me pesë pamje "Vjollca" shkruar më 1919, komeditë "A thue më do xhanëm" dhe "Nastradini" (në dy akte).[3][4]

Marku mbasi kreu shkollën NormaleElbasanit shkoi për studime në FirenceItalisë. Me pushtimin e Shqipërisë nga fashistët ai i ndërpreu mësimet dhe u kthye në atdhe si shumë studentë të tjerë shqiptarë. Pas mbarimin e Luftës së Dytë Botërore i vazhdoi studimet e larta për letërsi në Bullgari.[1] Burgoset më 1954.[5]

Me përfundimin e tyre u caktua mësues në Gjimnazin e Tiranës, ndërsa në vitin 1957 u emërua pedagog i letërsisë shqipe në Universitet. Ndërroi jetë papritur në Tiranë në moshën 47 vjeçare më 16 shtator 1970.[1]

Veprat

Redakto

Poezia

Redakto

Vëllimin e parë poetik "Kangë për jetën" e botoi më 1951, "Pranverë" më 1953, poemën "Gjeto Plaku" më 1955, vëllimin me poezi "Kangë për dashuninë" më 1957 dhe "Në udhët e jetës" më 1960. Poezitë e Gurakuqit u mblodhën dhe ribotuan nën kujdesin e Adriatik Kallullit më 1975 në vëllimin me titullin "Mark Gurakuqi, poezi".[1]

Studime

Redakto

Përgatiti vëllimin "Juvenilia dhe vepra të tjera" që u botua më 1964, pas mbledhjes dhe studimit të poezive të Mjedës duke i shoqëruar me një aparat kritik dhe një hyrje të gjatë. Kjo përmbledhje u bë për herë të dytë dhjetë vjet pas arrestimit të autorit të përmbledhjes. Sidoqoftë, kjo antologji e përgatitur prej tij u çensurua në përmbajtje duke qenë se përfshinte poezitë me ngjyresa fetare të poetit, dhe më pas u hoq nga qarkullimi më 1965.[5] Më 1968 bashkëpunoi në hartimin e vëllimit të tretë të "Historisë së Letërsisë Shqipe" së bashku me Vehbi Balën, Jup Kastratin nën udhëheqjen e Dhimitër Shuteriqit. Në këtë vëllim ishin përfshirë me kapituj të veçantë monografikë zërat e Konicës, Fishtës dhe Skiroit, për jetën dhe krijimtarinë e tyre. Ky vëllim u ndalua në momentin e fundit të shtypshkrimit dhe dorëshkrimi u fsheh.[6]

Tjetërsim i veprës intelektuale

Redakto

Përmbledhja "Juvenilia dhe vepra të tjera" pati një klonim më 1999 të përgatitur nga Petrit Ymeri të titulluar "Juvenilia dhe vjersha të tjera". Gurakuqi nuk mund t'i quante poemat Lissus, Lirija e Scodra vjersha.[7]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d Traboini, Kolec (5 dhjetor 2017). "Mark Gurakuqi "Gjithmonë më josh fluturimi!"". voal.ch. Marrë më 14 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Çefa, Kolec (2011). Luigj Gurakuqi në një optikë të re. Prishtinë: Instituti i Historisë. fq. 19. ISBN 978-9951-409-27-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Bekteshi, Besi (2013). "Zbulohen për publikun në origjinal, dramat e para shqiptare të Kol Gurakuqit". Sot. fq. 19. Marrë më 14 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Topalli, Tefë (1999). "Veprimi letrar i Kolë Gurakuqit". Phoenix. - Nr. 3-4. fq. f. 305 - 308. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 14 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Ndoja, Leka (2013). Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 137. ISBN 978-9928-168-12-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Sinani, Shaban (26 mars 2016). "Përjashtimi i Fishtës, Konicës dhe Skiroit nga "Historia e letërsisë shqipe" në vitet '70". Shqip. Marrë më 14 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Ndoja 2013, pp. 138-139.