Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (mal. Nacionalni Savjet Albanaca, shk. KKSH) është institucion i vetëqeverisjes i komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Këshilli është formuar më 23 qershor 2008, si Këshilli Nacional i Shqiptarëve.
Shkurtesa | KKSH |
---|---|
Formuar më | 23 qershor 2008 |
Selia | Ulqin Rruga 28 dhjetori p.n. |
Koordinatat | 41°55′45″N 19°12′53″E / 41.929285°N 19.214637°E |
Rajoni i shërbimit | Mali i Zi |
Gjuha zyrtare | shqip |
Kryetar | Faik Nika |
Faqja në internet | knsh.me |
Simbolet
RedaktoSimbolet kombëtare të popujve pakicë në Malin e Zi, sipas Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale, përcaktohen me vendim të këshillit kombëtar të popullit pakicë.[1] Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve më 25 prill 2020, përcaktoi tre simbolet kombëtare të popullit shqiptar në Malin e Zi: flamurin, stemën dhe himnin. Të tre simbolet janë identike me simbolet kombëtare e shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Dita kombëtare e shqiptarëve në Malin e Zi u përcaktua 28 Nëntori – Dita e Flamurit.[2]
Në vitin 2019, u përzgjodh logoja e Këshillit Kombëtar, vepër e Agron Ujkashit.[3]
Kryetarët
RedaktoKryetarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve:[4]
- Tahir Tahiri, 2008 – 2013
- Genci Nimanbegu, 2013 – 2018
- Faik Nika, 2018 – sot
Shiko dhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "LIGJI PËR ZGJEDHJEN, PËRDORIMIN DHE SHFAQJEN PUBLIKE TË SIMBOLEVE NACIONALE". Vlada Crne Gore. Marrë më 2023-01-14.
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ UL-info (2019-08-09). "KKSH: AGRON UJKASHI FITUES I KONKURSIT PËR LOGO". UL-info. Marrë më 2023-01-14.
- ^ boinhd. "FAIK NIKA ZGJIDHET KRYETAR I RI KKSH-së | Tv Boin". Marrë më 2022-07-02.