Klubi Futbollistik Veleçiku Koplik, KF Veleçiku, është një klub futbolli nga Kopliku, Shqipëri. Ne sezonin 2013/2014 merr pjese ne Kategorinë e Parë te FSHF.

KF Veleçiku
Pseudonimi(et)Djemt e Malsise
Themeluar1948
StadiumiKompleksi Vellezerit Duli
Kapaciteti2.000
PronariRamadan Lika
TrajneriK. Krepi
LigaKategoria e Parë
2022-2023TBA
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Sukseset Redakto

KF Veleçiku ka arritur të shpallet dy herë kampion në Kategorinë e Dytë.

Në sezonin 2006/07 KF Veleçiku luajti në Kategorinë e Dytë - Grupi A dhe u rendit në vend të 6të pasi grumbulloi 30 pikë me një golaverazh 37-28.[1]

Veleçiku janë një skuadër futbolli që u jep kënaqësi sportdashësve të shumtë, prandaj ndiqet me shumë interes në ndeshjet që zhvillon në Kompleksin Sportiv "Vëllezerit Duli".

Vetëm skuadra e Veleçikut i mban të bashkuar, si asnjëherë tjetër tifozat e Koplikut dhe jo vetëm ata, pasi shumë të tjerë vijnë nga rrethinat përreth për të kaluar të gjithë së bashku një pasdite ndryshe, duke parë se në qytetin e Koplikut ka vetëm një skuadër futbolli.

Në sezonin 2012/2013 KF Veleçiku luajti në Kategorinë e Dytë - Grupi A dhe u rendit në vend pare duke kaluar keshtu ne Kategorine e Pare.[1]

Në sezonin 2017/2018 KF Veleçiku luajti në Kategorinë e Dytë - Grupi A dhe u rendit në vend e dyte duke marre pjese ne ndeshjen play-off kunder Shkumbini te cilen e fiton me rezultatin 1 - 0 e kalon keshtu ne Kategorine e Pare.

Lidhje te jashtme Redakto

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ AlbSoccer në rrjetë Arkivuar 4 qershor 2010 tek Wayback Machine