Kafka

strukturë kockore që formon kokën tek vertebrorët
(Përcjellë nga Kafkë)

Kafka është skeleti i kokës. Në fjalorin e gjuhës shqipe Kafka është: Tërsia e kockave të kokës që e rrethojnë trutë, kupa e kokës, kapaku i kokës, rrashti i kresë apo koka e një të vdekuri, e zhveshur nga mishrat [1].

Kafka e njeriut (përballë)
Kafka e njeriut (anash)
Kafka ( anash )

Ndarja e eshtrave të kokës te njeriu

Redakto
  • Skeleti është i ndarë në dy pjesë:
  • Eshtrat kraniale (cranium)
  • Eshtrat e fytyrës

Eshtrat kraniale(cranium)

Redakto

Eshtrat kraniale formojnë një hapsirë topthore e mbuluar me eshtrat të cilat i japin formën dhe që e mbron trurin. Skeleti kranial përbëhet prej disa copa eshtrash:

  • Ashti ballor (os frontales) përbën pjesën e përparme të kafkës. Kjo pjesë mbulon dy sytë dhe hapsirën e hundës. Në këtë asht ka zbaztira të cilat quhen sinuse ballore të cilat janë të lidhura me hapsirën hundore. Këto sinuse bashkarisht me sinuset e tjera janë shumë afër hundës quhen sinuse paranazale të kafkës.
  • Ashti muror (os parietale) Ky asht e nderton pjesen e mesme te kubës se kafkës.Ne vijën e mesme ajo nyjëzohet me ashtin rrashtor në të kundërtën me të ashtuquajturën sutura sagitalis. Ky asht ka trajtën e një pllake katëransore, konvekse nga ana e jashtme. Pjesa më konvekse e saj quhet "tuber parietale".
  • Ashti tëmthor (os temporale) prërbën pjesët anësore të eshtrave të kafkës. Këtu bën pjes sinusi mastoid I cili është I specializuar për kanalet e veshit, lodren e veshit si dhe gjith veshin e brendshëm dhe veshin e mesëm.
  • Ashti sitor (os ethmoidal) është shumë I leht dhe thyhet leht, gjendet në mes të syve. Ky lloj ashti merr pjesë si mur I mesëm ne dy zbraztirat e syve.Gjithashtu ka disa dhoma ajrore që është pjesë e sinuseve paranazal. përbën edhe pjesën më të madhe të murit.
  • Ashti pykor (os sphenoidales) gjendet në bazën e kafkës para dy eshtrave temporale.
  • Ashti zverkor (occipitale) paraqet pjesën e pasme të kafkës. Në pjesën bazë të këtij ashti gjendet një vrimë e madhe që quhet (foramen magnum) në të cilën lidhet palca kurrizore me trurin.

Eshtrat e fytyrës (pjesa e skeletit të fytyrës) përbëhet prej 15 eshtra:

Shiko edhe

Redakto
Eshtrat e njeriut
Skeleti i njeriut
Vertebra
Kafazi i krahërorit të njeriut

Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980

Lidhje të jashtme

Redakto