Kalaja e Harilaqit
Kalaja e Harilaqit është një monument i trashëgimisë kulturore në Harilaç, Fushë Kosovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 03-118/83. [2]
Kalaja e Harilaqit | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Harilaç, Fushë Kosovë, Kosovë |
Ndërtuar | Antikitet i Vonë, Mesjetë |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 03-118/83 |
Nr. i referencës | 707 |
Historia
RedaktoKalaja e Harilaqit (Shek. IV-VI p.e.s.) gjendet mbi një kodër të njohur si Gradina e Harilaqit, e ngritur në një pozitë mjaft dominante, në perëndim të fshatit Harilaq, në lartësinë mbidetare prej maksimum 766 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet rreth 9 km në juglindje të Fushë – Kosovës dhe vetëm dy kilometra në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”. Kalaja kap një sipërfaqe të rrethpërshkuar me mure mbrojtëse prej rreth 1.3 hektari. Gërmimet arkeologjike në këtë kala kanë filluar në vitin 2005 dhe kanë vazhduar sistematikisht deri në vitin 2010, por janë kryer edhe disa konservime dhe konsolidime të mureve me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj. Gjatë gërmimeve arkeologjike të zhvilluara në gjashtë sezoni kanë dalë në pah gjurmë të shumta të rrënojave të objekteve sakrale, profane dhe utilitare, si: tërë faqja e jashtme e murit rrethues të kalasë me kullat në akse, pastaj kisha me tri nefe dhe sakristi, si dhe dy struktura pothuajse identike në formë unazore të një kompleksi sakral. Gjithashtu material i bollshëm i lëvizshëm arkeologjik si vegla pune, stoli, monedha, tulla, fragmente qelqi dhe struktura arkitektonike që posaçërisht theksojnë periudhën e antikitetit të vonë, e në veçanti atë të kohës së Justinianit. Gjithashtu në këtë kala ka indikacione edhe të periudhave parahistorike, e në veçanti të kohës së metaleve, antikës e mesjetës, si dëshmi e vazhdimësisë së jetës në kala.[3]
Galeria
RedaktoShih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 743. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ "Kalaja e Harilaqit (Fushë Kosovë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Marrë më 12 nëntor 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine