Kalaja e Kaninës
Kalaja e Kaninës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kaninë, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "Nr.95 Dt. 1.10.1948".
Kalaja e Kaninës | |
---|---|
Lloji | Arkeologji |
Vendndodhja | Kaninë, Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri |
Koordinatat | 40°26′38″N 19°31′17″E / 40.444°N 19.5215°E |
Ndërtuar | Shek IV p.e.s |
Organi drejtues | DRKK Vlorë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | Nr.95 Dt. 1.10.1948 |
Nr. i referencës | VL047 |
Tipologjia | Kala, qëndër e banuar e fortifikuar |
Histori
RedaktoKalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës, në një kodër me lartësi 380m mbi nivelin e detit. Muri rrethues është i gjate 1 km dhe përfshin një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh.[2] Mendohet te jetë ngritur aty nga shekulli i IV p.e.r. Në të gjithë sistemin fortifikues dallojmë disa faza ndertimi që shtrihen në dy periudha, në periudhën antike si dhe në atë të periudhës mesjetare, përkatësisht bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja u rindërtua nga Justiniani në shekullin VI,[3] i cili në Epir ndërtoi ose rindërtoi 94 fortifikime.[4] Ajo përmendet nga Prokopi i Çezaresë në listen e tij me emrin Kionin.[3] Në shekujt XII-XIII u kthye në një qendër ushtarake të dorës së parë, duke i shërbyer Mbretërisë Mesjetare e të Shqipërisë anzhuine. Gjithashtu u meremetua nga sulltan Sulejmani më 1530 dhe së fundmi nga feudalët shqiptarë të Vlorës ne shekujt XVII-XIX.[2]
Kalaja e Kaninës ndahet nga mure tërthore në tri pjesë. Prej tyre sot ruhen vetëm muri, që ndan pjesën më të lartë të kodrës, i cili mbrohej nga tri kulla. Brenda rrethimit, sipas dëshmisë të udhëtarit turk Evlia Çelebiu, kishte shtëpi banimi, ndërtesa për garnizonin, depo municioni, si dhe stera për furnizimin me ujë. Kalaja përshkohej prej katër portash, prej të cilave njëra lidhte ndarjen e fundit në pjesën më të lartë (kështjellën) me pjesën tjetër të fortifikimit. Portat e tjera të nxirrnin në drejtime të ndryshme jashtë rrethimit kryesor. Njëra prej këtyre hyrjeve, e ruajtur më mirë, ndodhet në anën jugore. Ajo mbrohet prej një kulle të fuqishme gjashtëkëndëshe, ka një lartësi prej 3.40 m, hapësirë drite 2.85 m dhe mbulobet prej një harku sektorial. Porta ka qenë dyflegërshe dhe sigurohej nga brenda me katarah. Në portat e kalasë së Kaninës nuk konstatohen sisteme të brendshme fortifikimi, si galeri të mbuluara me qemer etj., apo të jashtme, barbakana, siç hasen në kala të tjera mesjetare, si ajo e Shkodrës, Krujës dhe Beratit. Hyrjet janë të thjeshta dhe mbrohen nga kulla anësore. Kullat që përforcojnë muret kanë forma rrethore, poligonale, trekëndëshe dhe katërkëndëshe.[2]
Shumë prej kullave, duke gjykuar nga teknika së ndërtimit dhe format e tyre planimetrike, përfaqësojnë periudha të ndryshme ndërtimi. Më të hershmet janë kullat trekëndëshe, të cilat duke qenë me përmasa të vogla luajnë edhe rolin e kontrafortave, ashtu siç i takohen në kalanë e Beratit dhe Butrintit. Nga shtatë kulla, që ruhen sot në kalanë e Kaninës, dy prej tyre kanë formë trekëndëshe. Por sasia e kullave në përgjithësi ka qenë më e madhe. Nga një skicë planimetrike, e botuar në 1688, mund të shihet se kalaja në atë kohë kishte 14 kulla.[2] Të një periudhe të hershme janë edhe disa kulla gjysmërrethore, të ngjashme me ato të akropolit të Butrintit. Si në kullat gjysmërrethore edhe në ato trekëndëshe gjejnë përdorim të gjerë copat e tullave dhe të tjegullave, të cilat vendosen horizontalisht apo në mënyrë të çrregullt midis fugave të gurëve dhe sidomos në kullat trekëndëshe, ku janë ripërdorur mjaft gurë antikë.[2] Ndërsa kullat poligonale i përkasin një periudhe më të vonë; në to gjenden edhe frëngji për topa. Nga forma planimetrike dhe nga teknika e ndërtimit këto kulla ngjasin me ato të kështjellës së poshtme të kalasë së Durrësit të ndërtuar në shek. XIII.[5][6]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2017.
- ^ a b c d e Karaiskaj 1981, p. 167
- ^ a b Karaiskaj 1981, p. 165
- ^ Karaiskaj 1981, p. 102
- ^ Karaiskaj 1981, p. 167-169
- ^ Baçe 1974, p. 41
Referime
Redakto- Gjerak Karaiskaj (1981). Pesë mijë vjet fortifikime në Shqipe. Shtëpia Botuese "8 Nëntori.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Baçe, Apollon (1974). Qyteti i fortifikuar i Kaninës. Vëll. 7–8. fq. 41.
{{cite book}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|journal=
është injoruar (Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Kalaja e Kaninës, mtkrs.gov.al
- Instituti i Monumenteve të Kulturës