Kancelari
Fjala Kancelar (nga lat.: cancellarius) në mesjetë përdorej për një klerik të lartë i cili në një dhomë të ndarë të quajtur kancelari (nga lat.: cancelli - rrjetë e hekurt, shufra) lëshonte certifikata. Në fjalorin e gjuhës shqip Kancelari është kryeministër (në Austri e në Gjermani) si dhe detyra e titulli që kanë disa drejtues me përgjegjësi në administratën e disa vendeve borgjeze[1].
Që nga viti 870 ky titull përdorej për klerikun më të lartë të Maicit, Gjermani. Kështu ky titull përhapet më tutje tekë krye kleriku i Koelnit dhe Trier-it. Po ashtu para dhe pas shkatërrimit të perandorisë së vjetër në pjesë të Austrisë dhe Prusisë përdorej ky titull. Kështu gjatë shekullit XVII dhe XIX princat austriakë këtë titull e përvetësuan dhe u bënë të njohur si kancelar shteti dhe njëri prej tyre Graf Beusti gjatë viteve 1868-1871 përvetëson titullin kancelar perandorie. Në mënyrë të ngjashme në Prusi udhëhiqte rreth 1820-ve princi Hardenberg si Kancelar shtetërorë i Prusisë.
Si duket kjo traditë e zyrës shtetërore ka bërë që kryeministri prusian Bismarku që kishte funksionin plotësues si shef i qeverisë së Lidhjes së gjermanëve veriorë 1867-1871 të merrte titullin Kancelar i lidhjes së gjermanëve verior (Bundeskanzler). Me krijimin e perandorisë në 1871 nga ky titull përvetësohet titulli kancelar i perandorisë (Reichskanzler). Më vonë Bizmarku u quajt "Kancelari i hekurt". Titulli Kancelar i perandorisë deri në vitin 1945, nën kushtetuta të ndryshme politike përdorej për shefin e qeverisë së Gjermaninë dhe së fundit nën diktaturën naziste Adolf Hitleri thirrej Prirës dhe Kancelar i perandorisë („Führer und Reichskanzler“).
Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |