Kasem Qafëzezi
Kasem Qafëzezi (Qafëzez, 1881 - Berat, 29 shtator 1931) qe ushtarak i Perandorisë Osmane dhe i shtetit shqiptar, luftëtar i andarteve greke në jug dhe ministër.
Kasëm Qafëzezi | |
---|---|
Ministër i Luftës | |
Në detyrë 16 qershor, 1924 – 24 dhjetor, 1924 | |
Paraprirë nga | Mustafa Aranitasi |
Pasuar nga | suprimim i ministrisë |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1881 Qafzez, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 29 shtator, 1931 Berat, Mbretëria Shqiptare 1928–1939 |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Bashkëshortja/et | Refikoja e Sejfulla Frashërit[1] |
Fëmijët | Luan Qafëzezi[1] |
Arsimimi | Akademia Ushtarake, Stamboll |
Punësimi | ushtarak, ministër |
Biografia
RedaktoLindi në Qafëzez në kazanë e Kolonjës më 1881, pinjoll i një shtëpie shumë të njohur të fisnikërisë së mesme në Dangëlli.[2] Mbaroi Akademinë Ushtarake të Stambollit dhe nga 1899 deri më 1910 shërbeu si ushtarak i Perandorisë Osmane. Gjatë viteve 1908 - 1910 shërbeu si oficer në Janinë dhe më 1910 u mor me organizimin e trazirave në rrethinat e Tepelenës.
Pas vitit 1912 u caktua në krye të një njësie xhandarësh për të luftuar andartët grekë në jugun e Shqipërisë nën urdhërat e qeverisë shqiptare.
Më 1920 bën pjesë në shtabin ushtarak të "Mbrojtjes Kombëtare" në Vlorë. Përgjatë viteve 1920 - 1924 shërbeu si oficer në Shqipëri,[3] më 1922 u emërua komandant i trupave të kufirit jugor me seli në Përmet.[2] Qershorin e 1924 mobilizohet me Lëvizjen e organizuar nga elementët opozitarë, duke qenë komandant i garnizonit të Përmetit me gradën nënkolonel. Kryesoi marshimin drejt Tiranës të këtij garnizoni duke mundësuar një pjesë të suksesit të Lëvizjes, prej të cilës u emërua ministër i Luftës i kabinetit Noli.
Me dështimin e kabinetit atë dhjetor dhe ardhjen në fuqi të Zogut, Qafëzezi u largua fillimisht në Itali. Falë amnistisë të dhënë më 1931, kthehet në atdhe ku më 14 tetor 1928 u nxorr në lirim si oficer. Në mars të 1931 bën pjesë në delegacionin e Beratit që vizituan Mbretin Zog pas atentatit të Vjenës, duke i uruar jetë të gjatë.
Ndërroi jetë në qytetin e Beratit më 29 shtator 1931 pasi kishte lënguar tri ditë rresht.[3]
Referime
Redakto- ^ a b Frashëri, Alfred (2007). "Frashëri në historinë e Shqipërisë". "Dudaj".
- ^ a b Vlora, Eqrem bej (2008). Kujtime 1885-1925. Tiranë: IDK. fq. 511. ISBN 99927-780-6-7.
- ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). "Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet". "55". fq. 212. ISBN 9789994356225.