Katalanasit (katalanisht, frëngjisht dhe oksitanisht: catalans; spanjisht: catalanes, italisht: catalani) janë një grup etnik që flet gjuhë romake, vendas në Katalonjë, të cilët flasin katalanisht. Kategoria e tanishme zyrtare e "katalanasve" është ajo e qytetarëve të Katalonjës, një komunitet autonom në Spanjë dhe e banorëve të rajonit historik Rusijon në Francën jugore, sot departamenti Pyrenees Orientales i quajtur edhe Katalonja Veriore dhe Pays Catalan në frëngjisht.

Disa autorë gjithashtu e zgjerojnë fjalën "katalanasit" për të përfshirë të gjithë njerëzit nga zonat në të cilat flitet katalanishtja, përkatësisht ata nga Andorra, Valencia, Ishujt Baleare, Aragoni lindor, Rusijoni dhe qyteti AlgheroSardenjë.

Qeveria katalanase anketon rregullisht popullsinë e saj në lidhje me "ndjenjën e përkatësisë". Që nga korriku 2019, rezultatet tregojnë se 46.7% e katalanasve dhe e njerëzve të tjerë që jetojnë në Katalonjë do të donin pavarësinë nga Spanja, 1.3% më pak se një vit më parë.