Kategoria:Personalitete Islame
Nexhat Ibrahimi - Jeta dhe vepra
RedaktoNexhat Ibrahimi u lind në fshatin Zgatar të Opojës, rrethi i Prizrenit, më 10.06.1959, në një familje autoritative hoxhallarësh me ndjenja fetare dhe atdhetare. Shkollën fillore e kreu në Opojë e Prizren, kurse Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë gjatë viteve 1974-1979. Gjatë viteve 1980-1984 i kreu studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë.
Krahas mësimeve angazhohej edhe me aktivitete politike ilegale, kështu që më 03. 12. 1981 u burgos në Sarajevë, por Shërbimi Sekret Jugosllav nuk arriti të tubojë prova të duhura, kështu që pas 60 e disa ditëve në Burgun Qendror të Sarajevës u lirua nga dënimi i mëtutjeshëm. Akuzohej për pesë vepra klero-nacionaliste e irredentiste. Si pasojë e burgosjes ishte çregjistrimi nga Fakulteti i Orientalistikës në Prishtinë, ku ishte regjistruar me korrespondencë. Edhe disa herë të tjera është marrë në biseda informative nga Sigurimi Shtetëror Jugosllav, sikur më 1983 me rastin e arrestimit të grupit të Alija Izetbegoviqit në Sarajevë, pastaj disa herë gjatë viteve 1987-2002 etj.
Pas përfundimit të shërbimit ushtarak të Kroaci, në vitin 1987 u punësua si sekretar në Bashkësinë Islame në Prizren. Më vonë u delegua në Kuvendin e Bashkësisë Islame të Kosovës, u zgjodh anëtar i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Jugosllavisë në Sarajevë dhe u zgjodh për kryetar të Kryesisë së Shoqatës së Ulemave të Kosovës në Prishtinë. Në këto funksione edhe u arrestua më 14. 12. 1992 nga Sigurimi Shtetëror Jugosllav, për t’u dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prizren me tetë vjet burg. Këtë dënim Gjykata Supreme në Beograd ia zbriti në shtatë vjet. Dënimin e vuajti në burgun e Prizrenit, të Dubravës së Istogut dhe atë të Zajeçarit në Serbi. Më 15. 12. 1999 u kthye në gjirin familjar.
Sërish punon në Bashkësinë Islame të Prizrenit. Merret edhe me shkrime dhe përkthime. Ka përkthyer mbi 70 vepra islame të zhanreve të ndryshme dhe ka shkruar mbi 20 vepra autoriale islame, ka shkruar dhe përkthyer disa qindra artikuj në dhjetëra gazeta e revista në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje, ka marrë pjesë në disa simpoziume e tribuna shkencore, ka shkruar disa dhjetëra recensione kritike.
Kontaktet e para të Islamit me popujt ballkanikë në periudhën paraosmane, Shkup, 1997, fq. 102; Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore të doktrinës së saj, Shkup, 1998, fq. 162; Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup, 1998 fq. 300; Islami dhe muslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar (shek. IX-XIV), Shkup, 2003/1424, 145 faqe; Dimensione kur’anore, Shkup, 1424/2003, fq. 75; Islami dhe kriza e identitetit, mbi 200 fq., Islami si provokim global, etj.
Nexhat Ibrahimi jeton në Prizren. Është i martuar dhe prind i tre fëmijëve.
Bibliografia e veprave autoriale dhe përkthimeve - Nexhat Ibrahimi
RedaktoVeprat autoriale
RedaktoTë botuara: 1. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite, Prizren, 1410 / 1990, fq.78.
2. N. Ibrahimi, Suzi Prizrenasi – dijetar e bamirës i shek. XV-XVI, Prizren, 1410/1990, fq.36.
3. N. Ibrahimi, Muslimanët në Ballkan në periodën paraosmane, Prizren, 1410/1990, fq.34.
4. N. Ibrahimi, Aspekte islame, Prizren, 1413/ 1992.fq. 108.
5. N. Ibrahimi, Tre hadithe me përkthim e komentim, Prizren, 1413/ 1992, fq. 40.
6. N. Ibrahimi, Kontaktet e para të Islamit me popujt ballkanikë në periudhën paraosmane, Shkup, 1997, fq. 102.
7. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore të doktrinës së saj, Shkup, 1998, fq. 162.
8. N. Ibrahimi, Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup, 1998.
9. N. Ibrahimi, Paragjykimet ndaj Islamit gjatë shekujve, Prizren,1421/2000,fq. 118.
10. N. Ibrahimi, Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhammedi, Prizren, 1421/ 2000, fq. 62.
11. N. Ibrahimi, Islami dhe muslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar (sh. IX-XIV), Shkup, 2003/1424, 145 faqe.
12. N. Ibrahimi, Dimensione kur’anore, Shkup, 2004, fq. 78.
13. N. Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit, Shkup, 2004, 172 faqe.
14. N. Ibrahimi, Aspekte të marrëdhënieve islamo-kristiane në Mesjetë, Prishtinë, 2004, 67 faqe.
15. N. Ibrahimi, Kronologji e popujve dhe e vendeve muslimane në botë, Prishtinë, 2005/1426, 150 faqe.
16. N. Ibrahimi, Bazat e etikës islame – Ahlaku,Shkup, 2005/1426 h., 240 faqe.
17. N. Ibrahimi, Imami dhe xhemati, Shkup, 2005, 44 faqe.
18. N. Ibrahimi, Islami si provokim global, Shkup, 2006, 368 faqe.
Të pabotuara: 19. N. Ibrahimi, Zhvillimi i sekteve në historinë e mendimit islam, rreth 250 faqe.
20. N. Ibrahimi, Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu, perla të akaidit islam, rreth 95 faqe.
21. N. Ibrahimi, Muslimanët më kërkim të Islamit, rreth 600 faqe.
22. N. Ibrahimi, Universi i Jusufit a.s., rreth 180 faqe.
Veprat e përkthyera
RedaktoTë botuara: 23. Ebu Hanife, Kitab‘ul-vasijjeh, Prishtinë, 1983.
24. Ebu Hanife, Fikh ‘ul-ekber, Prishtinë, 1984.
25. Imam El-Maturidiu,Traktati mbi besimin islam,(me koment),Prishtinë,1985-1986.
26. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtinë, 1989.
27. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturisë, fq. 50. (I botuar në disa revista).
28. M. Mahmud, Prej dyshimit deri në besim, Prishtinë, 1987, fq. 114.
29. Muhammed A. Draz, Agjërimi i ramazanit, Prishtinë, 1988, fq. 62.
30. Grup autorësh, Jeta familjare islame, Prizren, 1416/1996, fq. 96.
31. K. Silajxhiq, Texhvidi (bashkëpërkthyes), Prizren, 1416/1996, fq. 48.
32. El-Mewdudi, Muhammedi a.s dhe Kur’ani i shenjtë, Prizren, 1409/1989, fq. 120.
33. Et-Temimi, Parimet e besimit islam, Prizren, 1410/ 1990, fq, 24,
34. M. Mahmud, Dialogu me mikun ateist, Prishtinë, 1990, fq. 164.
35. M. Ikball, Poezi të zgjedhura, bashkëpërkthyes, Prizren, 1410/1990, fq. 36.
36. V. Demiraj, Filozofët muslimanë, Prizren, 1410/1990, fq. fq. 64.
37. Imam El-Gazaliu, Rruga deri në shpëtim, (me koment), Prizren, 1411/1991,fq. 62.
38. J. Ramiq, Hutbe të zgjedhura të Muhammedit a.s., Prizren, 1411/1991, fq.126.
39. H. Gjozo, Mbi varrin e Muhammedit a. s., Prizren, 1419/1990, fq. 22.
40. H. Sharofi, Edukata fetare e morale, I, Prizren, 1410/1990, fq. 23.
41. Rozhe Garodi, Islami dhe kultura, Sarajevë, 1411/1991, fq. 166.
42. En-Neveviu, Dyzet hadithe, Prizren,1410/1990, fq.102.
43. En-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit, Shkup,1413/1992, fq.126.
44. M. Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e tyre, Shkup, 1992, fq. 36.
45. Jasini në transkriptim e përkthim shqip, Prizren, 1413/1992, fq. 64.
46. U. Azizussamed, Islami dhe Krishterizmi, Prizren, 1412/1992, fq. 78.
47. Imam Homeini,Mesazhi drejtuar M.Gorbaçovit,(shqip-angl.), Prizren,1992,fq. 24.
48. F. Sheta, Martesa islame, Prizren, 1992, fq. 22.
49. A. Izetbegoviq, Deklarata islame, Shkup, 1413/1993, fq. 70.
50. El-Mewdudi, Sistemi i jetës në islam, Prizren, 1415/1995, fq. 68.
51. En-Neveviu, Rijad‘us-salihin, Shkup, 1996, fq. 645.
52. M. Hanxhiq, Hyrje në shkencën e tefsirit, Shkup, 1997, fq, 70.
53. M. Hanxhiq, Hyrje në shkencën e hadithit, Shkup, 1997, fq. 70.
54. H. Corbin, Historia e filozofisë islame, I –II, Shkup, 1997, fq. 446.
55. M. El-Behij, Imani – besimi në Allahun xh. sh., Shkup, 1418/1997, fq. 116.
56. Si ta njohim artin islam, Prishtinë, 2000, fq. 64.
57. M. Mahmud, All-llahu xh. sh., Tetovë, 1997, fq. .
58. A.Bulaq,Islami dhe demokracia, teokracia e totalitarizmi,Shkup, 1998,fq. 220.
59. Gj. Shushnjiq, Fuqia dhe pafuqia e shkencës në kritikën e religjionit, Prizren, 2000, fq. 46.
60. Muslimani i vogël, I, Prizren, 2000, fq. 50.
61. Muslimani i vogël, II, Prizren, 2000, fq. 50.
62. Muslimani i vogël, III, Prizren, 2000, fq. 50.
63. Muslimani i vogël, IV, Prizren, 2000, fq. 62.
64. Ibn Hazmi, Shërimi i shpirtrave, Prizren, 2001/1421, fq. 93.
65. Muharrem Omerdiq, Përçarja dhe pasojat e saj, Prizren, 2001/1421, fq. 43.
59. Hasan Kaleshi, Sofi Sinan-pasha dhe xhamia e tij, Prizren, 1422/ 2001, fq. 34.
66. Mevludi shqip, Përgatiti N. Ibrahimi, Prizren, 2001/1422, fq. 150.
67. Andrew Rippin, Historiku i tefsirit të Kur’anit, Prizren, 2001, fq. 38.
68. Hutbeja lamtumirëse e Muhammedit a. s., Prizren, 2001, fq. 20.
69. M. Asad, Islami në udhëkryq, Prizren, 2002/1423, fq. 117.
70. E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve, Tetovë, 2002/1423, fq. 76.
71. Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia islame, Prizren, 2002, fq. 156.
72. M. Asad, Rruga për në Mekë, Shkup, 2003/1423, Logos-A, fq. 503.
73. En-Nesefij, Besimi islam sipas Imam En-Nesefiut, Prizren, 2003, fq. 88.
74. Imam El-Maturidiu - Jeta, vepra dhe mësimi, Prishtinë, 2003, fq. 95.
75. N. Smailagiq, Halifët besimdrejtë, Prizren, 2003/1424 h., fq. 40.
76. M. S. Kayani& H. Murad, Djaloshi guximtar - Aliu r.a.,Prizren,2003/1424 h., fq.28.
77. Thomas W. Arnold, Historia e përhapjes së islamit, Prishtinë, 2004, 500 faqe.
78. Imam Ebu Hanifeh, Fikh’ul-ekber, Prizren, 2005, fq. 120.
79. Ibn Tejmijje, Kitab ‘ut-tewhid - Monotezimi islam, Prishtinë, 2006, fq. 80.
80. M. Shamiq, Si shkruhet vepra shkencore, Shkup, 2006, fq. 350.
81. M. Ikball, Ripërtëritja e mendimit fetar në islam, Shkup, 2006, fq. 250.
Të pabotuara: 82. S. Ramadan, E drejta islame – Burimi dhe zhvillimi, Shkup, 2006, fq. 230.
83. Grup autorësh, Fundamentalizmi islam – ç’është ky?, rreth fq. 230.
84. M. Bucaille, Bibla, Kur’ani dhe shkenca, rreth fq. 400.
85. J. Karadavi, E drejta islame - Aktualiteti gjithëkohor dhe gjithëhapësinor, fq. 220.
86. Ibn Haldun, El-Mukaddima – pjesë të zgjedhura, rreth fq. 300.
87. S. H. Nasr, Islami dhe të studiuarit e natyrës, rreth fq. 50.
88. M. Hanxhiq, Prehja e shpirtrave, rreth fq. 60. Në përgaditje 89. Alija Izetbegoviq, Robër nuk do të bëhemi, rreth 250 faqe.
90. El-Esh’arij, Mbi arsyeshmërinë e ilm’ul-kelamit, rreth 60 faqe.
91. Muhammed Asad, Parimet e shetit dhe të pushtetit në islam, rreth 200 faqe.
Nënkategoritë
Kjo kategori ka 10 këto nën-kategori, nga 10 gjithësej.
(k) = Kategoria / (f) = Faqe
Faqet në kategorinë "Personalitete Islame"
Kjo kategori ka 29 faqe nga 29 gjithësej.