Gjendeni tek artikulli Kelmendi. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Malësia e Kelmendit shtrihet në skajin verior të Alpeve Shqiptare. Në kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit bën pjesë në malet e Malësisë së Madhe. Sipas shtrirjes së vjetër fisnore Kelmendi kufizohet me Hotin, Kastratin dhe Shalën në jug, me Gash e Krasniqe në lindje, kurse me Vasojeviçët, Kuçin, Triepshin dhe Gruden në veri. Banorët e këtij fisi, banojnë kryesisht rreth dy burimeve të lumit Cem, Vuklit dhe Selcës dhe lumit të Vermoshit. Komuna e Kelmendit sot ka 6344 banorë, të përqendruar në fshatrat : Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, Brojë, Kozhnja, Nikç, dhe Vukël.

Kelmendi

Bajraqet shqiptare më 1918, Kelmendi mbulon sektorët 1. Boga 2. Nikçi 3. Selca 4. Vukli
Informacione
Pamje nga Kelmendi

Emri i fisit

Redakto

Emri këtij fisi vjen nga fjala Shqipe q(k)elmend, dmth. Mendjehapur. Këtë emërtim të natyrës së njeriut, më vonë e gjejmë si emër personal, Clemens. Ndër shkrimet e studiuesve të huaj e gjejmë në forma të ndryshme fonetike "Klemnti", "Klimenti", "Clementiner" etj. kurse në gjuhën shqipe "Klmen-Klmente"3) gjegjësisht "Kelmendi". Për herë të parë, në kuptimin e sotëm, si emër personal, e takojmë tek zëvendësi i tretë i Shën Pjetrit Papa Klementi e I-rë (90-101), cili duke predikuar fjalën e Krishtit ndër paganë, u martirizua. Kelmendasit këtë e kanë mbajtur për Shenjt, dhe mbrojtës të fisit në tërë historinë e tyre duke ia kushtuar njëherit edhe tempujt e lutjes ndër kisha. Për këtë arsye kelmendasit në mënyrë të veçantë i nderonin papët e Romës. Këtë gjë na e dëshmon në një relacion për kelmendasit dërguar Selisë së Shenjte në vitin 1636, nga At Bonaventura. Ai shkruan se kur se serbët e fesë ortodokse, të ardhur në tokat kelmendase për të shpëtuar nga barbarizmat e ushtrisë turke, filluan ta fyenin papën, këta të fundit i kërcënuan se do t´i përzinin nga territori i tyre fisnor.

Si toponim, ky emër identifikohet me emrin e kështjellës bizantine "Klementiana", të cilën e përmend historiani i epokës Justiniana Prima (527-565), Prokopie i Cezaresë. Sipas historianit serb Vladislav Popoviq, kjo kështjellë duhet të këtë qenë e vendosur ndër viset e Kelmendit, ose në veri të liqenit të Shkodrës. Kurse për Sufflay-n kjo fortesë duhet të këtë qenë në rrugën romake Shkodër - Prizren, tek dogana e Shpëtimit Shenjtë (Svetog Spasa).

Origjina

Redakto

Origjina Origjina e fisit të Kelmendit, si dhe fiseve të tjera të Malësisë së Madhe, sipas trajtimeve shkencore, deri me sot është ende e paqartë. Por e gjithë kjo nuk do të thotë se nuk duhet të bëhen përpjekje për të plotësuar apo shtjelluar sado pak atë çka albanologët shqiptarë e të huaj, si Selami Pulaha, Rrok Zojzi, Milan Šyfflay, Franz Baron Nopcsa, Georg Stadtmuller, Giuseppe Valentini dhe në kohën e fundit, Peter Bartl-i, kanë shkruar mbi origjinen e fisit në fjalë si dhe për fiset e tjera të Malësisë së Madhe. Albanologët e huaj si dhe ata shqiptarë, në mungesë të dokumenteve të shkruara, prejardhjen e këtij fisi e shpjegojnë sipas koncepteve të gojëdhanave popullore. Kështu, sipas misionarit françeskan Bernardo nga Verona, i cili për shumë vite punoi në mes të këtij fisi, në relacionin e dërguar "Kongragates për Ungjillzim" në vitin 1663, në mes të tjerash shkruan: "nuk është e lehtë të thuhet nga e ka origjinën ky fis, por është bërë zakon me thënë se kjo popullsi është pasardhëse e Kuçasve ose e fqinjëve të tjerë"; , kurse Arqipeshkvi i Shkodrës (1656-1677) dhe më vonë i Shkupit (1677-1689) Pjetër Bogdani, në relacionin e vet të vitit 1685 dërguar Selisë së Shenjte, ndër të tjera thotë: "sipas gojëdhënës, i pari i kelmendasve ka ardhur nga rrjedha e epërme e lumit Moraça"9), dmth nga fiset e vjetra shqiptare kodrinore, të cilat, sipas Valentinit janë: Piperri, Kuçi, Vasojeviçi, Bratonoshiqi, Palabardhet-(Bjelopavliqi) 10) etj. Më pas, i pari i kelmendasve u martua me një vajzë nga fisi i Kuçit dhe djalit të parë të lindur ia vuri emrin Kelmend.11) Ndërsa albanologu i shquar Zef (Giuseppe) Valentini, pas shumë versionesh, si më te besueshmin variant mban atë se ky fis rrjedh nga fisi i vjetër Kodrinor shqiptar i Kuçit, e ky i fundit rrjedh nga fisi Berishë, të cilin në dokumente e gjejmë që në vitin 1242.12). Sidoqoftë, një mbiemër të dokumentuar të këtij fisi ne e gjejmë në vitin 1353 me emrin, Gjergji, i biri Gjergj Kelmendit nga (vendi) Spasë, (dominus Georgius fulius Georgii Clementi de Spasso)13) tek fortesa e lartpërmendur Clementiana, kurse si fis të organizuar mirë, e takojmë në vitin 1497. .Megjithatë, kur themi se zanafilla e fiseve sipas konceptit shkencor dhe atij popullor zakonisht lidhet me emrin e toponimit, ose me emrin e një antroponimi në patronim (mbiemër njeriu), më vonë në emër vllaznie dhe së fundi në emër fisi, dhe se, mbeturinat e rendit fisnor në Shqipëri janë të trashëguara nga kohët më të lashta të historise sonë,14) d. m. th. nga trungu ilir, e kur në anën tjetër mësojmë se sa i lashtë qenka prejardhja e këtij emri, në mënyrë të natyrshme i bëjmë vehtes pyetjen: Vallë, a mund të na tregojnë gjë fjalët e enciklopedisë gjermane, të botuar në Altenburg në vitin 1824, e cila këtij fisi i kushtoi 22 rreshta, e ku ndër të tjera thotë: " Kelmendasit, Arnautët, janë nga fiset e vjetra ilire".15) Pra, ndoshta kemi të bëjmë me një fis të lashtë, i cili gjatë invazioneve barbare sllavo-avare në trojet tona mbeti krejtësisht nëndhe deri në shekullin e XI-të (sikurse vetë emri i popullit shqiptar dhe historia e kishës shqiptare), sepse, siç e dimë, ky fis në rrjedhen e historisë kombëtare shqiptare, luajti një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe atij fetar në Shqipërinë e Veriut, me çka shkurtimisht do te njihemi në vazhdim.

Siç shihet në regjistrimet e hollësishme të Defterit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1497, kelmendasit para pushtimit turk jetonin në dy fshatra: fshatin Selçisha ku ishte vendosur katundi Liçeni dhe fshati Çpaja-Spai-Ishpaja ku ishin vendosur katër katunde dhe kishte 152 shtëpi16). Truallishta e përbashkët quhej Petersjan-Petershban-Bishtan, dhe gjendet një orë larg Selcës, në veri të Podgoricës. Fakti se në vitin 1582 në Kelmend shënoheshin vetëm 70 shtepi17), tregon qartë se me ardhjen e pushtuesit aziatik ky fis u detyrua të bëjë lëvizje brënda Malësisë dhe të shpërngulet në viset e Anamalit, fshatrat Muriq, Shestan dhe Goljemadhë në Mal të Zi1 . Kurse sipas relacionit të providurit Marin Bolica, procesi i organizimit territorial i këtij fisi si dhe fiseve Hot, Piper, Kuç etj,19) në fund të shekullit të XVI kishte përfunduar dhe ishte formuar tashme teritori bazë i Kelmendit. Në relacionin e tij të vitit 1638 dërguar Selisë së Shenjtë, ipeshkvi i Sapes Frang Bardhi, thotë: "Kelmendasit banojnë ndër male shumë të mëdha dhe me pozita të forta ndërmjet Bosnjës dhe Shqipërisë. Ata janë me kombësi shqiptare, flasin shqip dhe janë të përfshirë ndër kufijtë e Shqipërisë, ushtrojnë besimin tonë të shenjtë katolik romak".20) Përndryshe, sipas dokumenteve, që në vitin 1671 këtë fis e gjejmë të ndarë në tri vllazní: Selcë, Vukel, Nikç dhe në vitin 1688 edhe vllaun e katërt Bogë21) që në fakt paraqitnin katër degët e fisit të shpërndarë nëpër katër lugina. Sipas ipeshkvit te Sapes, Gjergj Bardhit, i cili më 8 korrik 1634 beri një vizitë baritore në malet e Dukagjinit, Pultit e Kelmendit, në këtë vit, ky fis kishte 300 shtëpi me 3200 shpirtëra.

Kelmendasit gjatë pushtimit otoman

Redakto

Pas rënies së Medunit më 1457, dhe më në fund, të Shkodrës më 147923) ushtria pushtuese osmane ngadalë arriti tashmë që pushtetin e vet ta shtrijë edhe në viset e Malësisë (së Madhe). Kelmendasit në pjesen më të madhe të tyre, përkundër njohjes së pushtetit sulltanor në vitin 1497, me gjithë vështërsitë e mëdha jetësore me të cilat ballafaqoheshin, qendruan të panënshtruar duke mos paguar asnjë lloj detyrimi ndaj pushtuesit deri në vitin 1664.24) Deshmi për këtë është fakti se kelmendasit nuk ishin të regjistruar në Defterin e Sanxhakut të Shkrodrës të vitit 1485. Pothuajse ekzistonte traditë në të gjithë malësorët të refuzohej dora e pushtuesit turk. Kjo mund të vërehet edhe në relacionin e Marin Bicit (1608-1624), arqipeshkvit të Tivarit, i cili në vitin 1610 i shkruante Selisë së Shenjte, se malësorët janë vetëm të besimit latin (katolik) të ndarë në fise Kelmend, Grudë, Hot, Grise, Kastrat, Tuz, Shkrel, etj. Përsa i përket Kuçit, gjysma e tyre janë të fesë ortodokse, pjesa tjetër të fesë katolike, e të gjitha këto fise jetojnë në bjeshkë të papërshtatshme dhe asnjëherë nuk u janë nënshtruar tuqve.25). Përndryshe, Bici në këtë relacion emërtimin Kelmendi e përmend për gjithë konglomeratin verior shqiptar, duke përfshirë këtu edhe fiset gjysëm të slavizuara si, Bjelopavliqët (Palabardhet), Piperët, Bratonozhiqet dhe Kuqasit.26) Organizimi i parë i malësorëve me përmasa ballkanike, për t'iu kundërvënë turqve me përkrahjen e aleatëve, të Selisë së Shenjtë dhe spanjollëve, mbajtur në Kuç në vitin 1614, bëri që Kelmendi të bashkojë 650 luftëtarë27) dhe të formohej aleanca ushtarake "Bashkimi i Maleve"2 për luftë çlirimtare kundër osmanllinjve. Kështu, malësoret u bënë një fuqi e rëndësishme, e cila përcaktoi fatin e sundimtarëve të Sanxhakut në grindjet e tyre për pushtet. Nuk kaluan shumë vite dhe pjesa më e madhe e zonave malore duke udhëhequr kryengritje të vazhdueshme hodhi poshtë si detyrimet e vitit 1497, ashtu edhe regjimin e timarëve.29) Kështu, në fillim të shekullit XVII, spahinjtë u dëbuan përgjithmonë nga 11 krahina të Malësisë së Madhe, pra edhe nga Kelmendi, i cili sipas relatorëve kishtarë, bëri kryengritjet më të mëdha duke qenë edhe i favorizuar nga shtrirja gjeo-strategjike. Shumica e malësorëve, pas sakrificave të mëdha, rrënimeve, dëmtimeve, marrjes së njerëzve si skllevër, mbeti fshatarësi e lirë.30) Kelmendasit, të lirë nga armiku nëpër malet e tyre, për shkak mungesës së tokës, luftonin me armikun tjetër, varfërinë, e cila ata i detyronte të grabisnin pronat e feudalëve, karvanet tregtare dhe disa herë vetë qytetet. M Bolica, në kronikën e tij të vitit 1614, thotë se rajoni i Plavës dhe i Gucisë, të cilin e administronin turqit, është shkatërruar shumë herë nga plaçkitja e kelmendasve që jetonin në fqinjësi direkte. Për këtë, Porta e Lartë, në vitin 1612, u detyrua nën udhëheqjen e pashait të Podgoricës, Cem Çaushit31) të ndërtonte një fortesë të madhe mbi fshatin Gerçar, në vendin e quajtur Godilje, fortesë që u emërtua Qytet i Ri. Përndryshe, kelmendasit i quajnë njerëz të palodhur dhe trima. Ipeshkvi i Sapës Frang Bardhi, për kelmendasit sulmues, në një relacion të vitit 1638 thotë se, ata u bënin sulme të pandërprera karavanave në Shqipëri, Bosnjë dhe Serbi. M. Bolica, shkruan gjithashtu se sulmet e këtij fisi si dhe fiseve të tjera, kanë arritur deri në Filibe, qytetin e sotshëm Plovdiv në Bullgari33). Këtë gjë kelmendasit e bënin me siguri edhe për shkak të grumbullimit të materialit luftarak për të bërë luftë me turqit. Kjo shihet në luftrat çlirimtare të udhëhequra më vonë kundër Asllan Pashës së Podgoricës në vitin 1613, Ibrahim Agës të Shkodrës në vitin 1617, dhe Mehmet Beut në vitin 1633 etj. Në vitin 1638, pas një përgatitje të gjatë, me direktivat e vetë Sulltan Muratit IV (1623-1640), nën udhëheqjen e Vuço Pashës nga Bosnja34) dhe sanxhakbeut të Shkodrës, Ali Çengiqit, ku morën pjesë, sipas ipeshkvit të Sapës Frang Bardhit 15.000 ushtarë (kryesisht me përbërje turq, dalmatinë, serbë bullgarë dhe boshnjakë), qeveria turke bëri një luftë masovike, vendimtare për shkatërrimin e këtij fisi heroik35). Por edhe pas një lufte njëvjeçare nuk ia arriti që t'i mposhtë trimat kelmendasit, të cilët me një luftë vetmohuese ia arrtitën ta mbrapsin në vitin 1639 armikun. Madje ata shpreheshin se, vetë Papa i Romës është lutur për ne qe të na ndihmojë Zoti në këtë betejë. Kështu kelmendasit, edhe pse të dërrmuar, ruajtën amanetin e të parëve: "fe dhe atdhe". Megjithatë, kelmendasve nuk iu desh të prisnin shumë për luftën e tyre: në vitin 1645 filloi lufta 25 vjeçare për Kretën, një ballafaqim ky veneciano-turk që e kishte arenën e luftës në Ballkan. Kelmendasit gjatë kësaj kohe hynë në marrëveshje me venecianet dhe në muajin gusht të vitit 1648 nga paria e Kotorrit morën ftesë, që së bashku t'u kundërviheshin turqve për t'i çliruar tokat shqiptare deri në Krujë. Si datë për të sulmuar Shkodrën u caktua 27 shkurti 1649, por edhe pas përgatitjeve të mëdha që u bënë në Budva, sulmi nuk u realizua.

Më vonë, për shkak të ruajtjeve të pozitave të veta të cilat kërcënoheshin gjithnjë nga hordhitë osmane dhe për arsye të islamizimit të një pjesë të fisit, Kelmendasit për një kohë u terhoqën nga kjo marrëveshje veneciane, në trojet e veta. Por, gjatë viteve 1686-1699, kur austriakët avancuan deri ne Prizren dhe Shkup në luftë kundër osmanllinjve, kelmendasit përsëri ndryshuan qëndrimin e tyre dhe iu bashkangjitën gjeneralit austriak Piccolominit,37) i cili kishte përfshirë në marreveshjen e 12 tetorit 1689. edhe fisin e Kelmendit.3 Dyshimi i shprehur nga autorët serbë mbi pjesëmarrjen e kelmendasve në luftën e madhe austriako-turke (1683-1699), është i pabazuar. Këtë gjë shumë qartë e deshmojnë burimet austriake në fund të XVII. Jo rastësisht, Graf Luigi Ferdinand marsigli (1658-1730), në një promemorie, drejtuar mbretit Leopoldit I, 39) më 1 prill 1690 për Shqipërinë dhe kelmendasit thekson se, "Pikolomini bëri marrëveshje me Kelmendasit dhe me ata që jetonin në Rozhajë dhe përrreth saj" dhe, se "Kelmedasit jetojnë në Shqipërinë Turke". "Ata - vazhdon marsigli - shtrihen nga afersija e Prishtinës, në Pejë e Plavë deri në Shkodër"40). Këtë me siguri e thotë për arsye se Kelmendasit kanë qenë të shpërndarë edhe në këto vende, së paku në rrethin e Pejës. Për një shtrirje të ngjashme na flet edhe harta venedikase e Giovanni Giacomo Rossi-t, e vitit 1689 ku shihet qartë se territori i këtij fisi është i shtrirë deri në Hercegovinë.41) Graf marsigli, këtë e shkruan për të treguar rëndësinë e madhe që kishte ky fis. marsigli, i cili gëzonte një autoritet të madh në shtabin e perandorisë austro-hungareze, nuk mund të ishte i keqinformuar, gjë që e pohon edhe Rajko Vaselinoviq.

Në vitin 1700, për t'i mposhtur kelmendasit, Porta e Lartë angazhoi pashain e Pejës dhe të Dukagjinit, Hodoverd Mahmutbegun, i cili me dredhi dhe pará depërtoi në drejtim të Ulqinit dhe Tivarit, pasi nënshtroi Malësinë e Madhe42). Sipas relacionit të vitit 1702 dërguar Selisë së Shenjte nga arqipeshkvi Shkupit, Pjetër Karagaqit, kelmendasit, pas një rezistence të spikatur, nga dhuna e madhe 274 familje u detyruan të shpërngulen dhe të vendosen në rrethin e Novi Pazarit, në Peshtër, Rozhajë dhe Rugovë.43) Kështu, vazhdoi shpërngulja pakthim, tashmë masovike e kelmendasve e cila kishte filluar më parë, që në vitet 1661, 1667, 1669 në grupe të vogla për në Plavë e Guci.44) Për gjendjen e tyre të mjerë ekonomike dhe fetare, më së miri njoftoi Arqipeshkvi i Tivarit Vinçenc Zmajeviqi (1701-1712) në letrat e tij baritore dërguar Selisë së Shejtë që nga viti 1702 e tutje,. i cili tashmë i kishte marrë nën kujdesin e vet atëror

Gjatë luftës ruso-austriake kundër turqve (1735-1739), austriakët përsëri u përpoqën si shumëherë më parë ta çlirojnë Balkanin nga hordhitë turke dhe arritën madje deri në brendësi të Serbisë, ku më 28 korrik 1737, pa luftë, morën Nishin dhe Novi Pazari. Patriarku serb i Pejës Arsenije IV. Shakabenda, arqipeshkvi i Shkupit Mëhill Suma, ai Ohrit Joasaf, hynë në bisedime të fshehta me Vjenën,46) për të organizuar një kryengritje. Kelmedasit, së bashku me fiset e tjera të Malësisë, me këtë rast i dhanë një mbështetje të fortë këtij organizimi. Në anën tjetër, shtabi perandorak u kishte premtuar shqiptarëve se në rast të vendosjes së paqës dhe nëse rajonet e tyre nuk çliroheshi nga sundimi turk, malësorët do të mund të emigronin në rajonet perandorake, d.m.th. në brendësi të Serbisë. Por, fatkeqësisht, shkatërrimi ndodhi më shpejt se sa kelmendasit dhe kryengritësit e tjerë kishin imagjinuar. Kështu, austriaket u detyruan të zbrapseshin e të hiqnin dorë edhe nga Prishtina. Me 24 gusht ra Novi Pazari, ku kishin përparuar 200 kelmendas, 200 nga Hoti e 100 nga Gruda. Kryengritësve shqiptarë dhe serbë, së bashku me trupat austriake nën komanden e kolonelit Lentulus, iu desh të tërhiqeshin për në Kryshevc47). Pas këtij dështimi më 4 tetor kelmendasit dërguan një përfaqësues në shtabin austriak tek feldmarshali Sekendorf për të kërkuar si mjet shpëtimi, emigrimin në Banat-Vojvodinë. Kështu, në nëntor të vitit 1737, një grup i madh i këtij fisi, së bashku me disa nga fiset të tjera të Malësisë së Madhe, rreth 4000 vetë,4 u dërguan në rajonet e Rudnikut, Nishit, Mitrovicës, Sremit, Karlovcit. Në vitin 1738, për shkak të sulmeve barbare turke në Valjevë, u masakruan dhe robëruan 3000 shqiptarë dhe serbë. Kjo bëri që disa nga malësorët të kthehen në trevat e veta të okupuara, një grup t'i bashkangjitej ushtrisë austrohungareze, kurse një pjesë tjetër të mbetet në Serbi, ku më vonë në vitet 1749-55 u përqëndruan në banim të përhershëm në fshatrat Hritkovci, Nikinci dhe Jarak.49) Në këto vende kelmendasit qëndruan dhe ruajten deri në gjysmën e dytë të shek. 19 gjuhën dhe etninë e tyre. Megjithe ambientin orthodoks serb përreth, ata mbetën katolikë. Sipas regjistrimit të vitit 1900 këto fshatra numëronin 4438 banorë shqiptarë,50) kurse sipas një kronike në vitin 1921, në Hritkovc flisni akoma 5 vetë shqip dhe në Nikince vetëm 4 vetë.51) Por në këtë popullatë tashme të sllavizuar edhe sot e kësaj dite mbetet e pashlyer vetëdija e origjinës.Kelmedasit që mbeten në Shqipëri nga viti 1737, (bëhët fjalë për më shumë se gjysmen e fisit) vazhduan revoltën kundër turqve edhe pas tërheqjes së austriakëve, ashtu si dhe fiset e tjera kodrinore. Ekspedita ndëshkimi për nënshtrimin e kelmendasve u zhvilluan edhe në vitet 1739, të udhëhequra nga Ibrahim pasha i Trebinjës, dhe në vitin 1740, nga Sulejman Pasha i Shkodrës, i cili kishte superioritetin absolut, por nuk e përjetoi gjatë këtë sukses, sepse po në këtë vit vdiq52). Gjatë luftës austro-ruse me turqit 1787-1792, ku merrnin pjesë edhe malazezët, me përjashtim të Piperit, fisi i Kelmendit nuk i mbeshteti. Kjo mospërfshirje erdhi vetëm nga antagonizmi i tyre kundrejt malazezve53). Këta, së bashku më banorët e Kuçit, me të cilët pothuajse gjithmonë qëndronin së bashku, kësaj herë qëndruan në anën e Mahmut Pashë Bushatliut, i cili duke manovruar mes Austrisë e Rusisë, donte të krijonte një pozicion të pavarur kundrejt Portës54) Në kohën e Rilindjes Kombëtare, në mesin e atyre burrave të Malësisë së Madhe të cilët moren pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878, ishte dhe seljani Ujke Gila,55) si vëlla më i madhi i katër bajraqeve që kishte Kelmendi: Selca, Vukli,Nikçi dhe Boga. Sidomos gjatë dhe pas Lidhjes Shqiptare, kelmendasit ishin nga ato fise që u ngriten kundër dhënies së territoreve shqiptare, Malit të Zi. Të fuqishme ishin edhe protestat e tyre kundër të ashtuquajturit kompromisi "Corti" mbi shkëmbimin e territoreve.56)

Më 24 mars të vitit 1911, Turgut Pasha, komandanti i ekspeditës turke kundër kryengritësve malësorë, shpalli tradhtarë disa prej burrave më të nderuar të Malësisë së Madhe. Në mesin e tyre ishin edhe Fran e Mirash Pali, Lucë Mark Gjeloshi nga Selca57). Por e gjithë kjo, si dhe shumë kercënime e vrasje të tjera që iu bënë këtij fisi nga pushtuesit, nuk i zbrapsen këta trima që të marrin pjesë në gëzimin shumë të pritur, krah për krah me Hot, Grudë Kastrat, Shkrel e Shalë në majën e Bratilës së Deçiqit, më 6 prill 1911, ku me urdhërin e trimit legjendar Dedë Gjo' Luli, Nikë Gjelosh Luli, Gjon Ujkë Miculi dhe Pjetër Zefi ngriten flamurin kombëtar shqiptar5 . Kelmendasit nuk mbetën prapa as në Kuvendin e Gërçes, i cili u mbajt më 10-23 qershor të 1911, në kulmin e kryengritjes së Malësis së Madhe, duke dërguar si përfaqesues të vetin Lule Rapuken nga Vukli, Col Dedën nga Selca, Llesh Gjergjin, bajrakatarin e Nikçit59). E kështu, malësorët kelmendas, tashmë, luftë pas lufte ishin të molisur dhe të shperndarë. Numri i tyre në vendlindje në vitin 1916 ishte: Selca 852 banorë, Vukli 712, Nikçi 685, Boga 228, gjithsejt 2475 banorë.60)

Po kaq e rëndësishme në historinë e ketij fisi ishte koha kur nga shtetet fqinje bënë përpjekje si shumë herë më parë t'i zaptonin trojet tona. Kështu Kelmendi, përkatësisht paria e Bogës së bashku me fiset e tjera, më 2 korrik 1919 nënshkruan Memorandumin që do t'i dërgohej Konferencës së Paqës në Paris61), ku shprehën qartë kundërshtimet për cungimin e trojeve stërgjyshore. Po kështu, këtë pakënaqësi e shprehën së bashku me malësorë të tjerë edhe me grykën e pushkëve në vitin 1920, duke i dëbuar ushtritë grabitqare serbo-malazeze nga këto vise njëherë e përgjithmonë.

Komunizmi

Redakto

Më në fund, pas marrjes së pushtetit në Shqiperi nga forcat komuniste në vitin 1944, për Malësinë e Madhe si një zonë atdhetare, liridashëse dhe fetare, nisi një epokë e re e vërtetë zie e ideuar prej forcash qartësisht antishqiptarëve62). Kështu, më 27 dhjetor 1944, në fshatin Ivanaj të Bajzës, burrat e mbledhur në shtëpinë e Gjokë Tomë Kokajt63), bënë besëlidhjen e tyre për dalzotje kundër komunizmit të kuq, të cilin në Shqipëri e kishin sjellë agjentët sllavë. E gjithe Malësia pothuajse u ngrit në këmbë dhe u organizua për rezistencë. Kështu Kelmendit i printe seljani, Prekë Cali, i cili më 1 janar të po këtij viti, mblodhi të tri bajraqet e veta: Selcë, Nikç e Vukel, dhe me 150 burra zuri vend në bregun e djathtë të Urës së Tamarës64). Për rreth një muaj, ai ndaloi hovin e e të ashtuquajturës brigadë e parë partizane shqiptare, e cila, së bashku me forcat aleate komuniste serbo-malazezë, dëshironin ta pushtonin pendën e hekurt të racës shqiptare - Malësinë. Por trimat malësorë të zbathur e të zhveshur, pa ngrënë e pa pirë, pa armatimin e duhur, nuk mundën t'i bënin ballë gjatë, betejave të hordhive të kuqe prosllave. Kështu, pas betejës së përgjakshme të janarit të vitit 1945 te Ura e Rrjollit ku morën pjesë trimat e Kastratit, të Hotit, Shkrelit dhe Bajzës65) etj, e ku malësorët pësuan disfata të renda, për ta filloi një kalvar i ri ku me qindra u pushkatuan me gjyq e pa gjyq, nga Kopliku, Bajza deri ne majat e Vermoshit. Si shenjë hakmarrje për t'i gjunjëzuar deri në fund malësorët, po këtë vit, në Shkodër, pikërisht në Zall të Kirit u pushkatuar trimi i Kelmendit burri 78 vjeçar Prekë Cali. Sipas raportit të shefit së Mbrojtjes Shkodrës, Zoi Themeli, gjatë kësaj vale, 44 Kelmendas u vranë, 21 u plagosën, 3 të tjerë u pushkatuan, sepse qenë bashkëpunëtorë të Prekë Calit; 34 shtëpi u dogjen. Pra, ky fis kësaj here u dogj nga vetë shqiptarët66). Në fund të bie në sy se, ne vitin e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, Kelmendi tashmë numëronte 2.475 frymë, dhe se 3% kishin pranuar islamizimin. Më se shumti ndër vllaznitë kelmendase u islamizue Nikçi, deri në 10 %.67). Kundrejt atyre luftrave të përgjakshme pesëshekullore, dhe presioneve të ndryshme: tatimeve të mëdha, dërshirmes-jeniçerizmit, marrjes skllevër, torturave çnjerëzore, likuidimeve fizike etj, ky fis, si dhe fiset e tjera shqiptare edhe pse të dërmuar, arritën te mbijetonin, ndokush më pak e ndokush më shumë, duke ruajtur etninë e pastër, fenë stregjyshore, e cila kombit i dha dritë e jetë. Në fund, themi se fisi i Kelmendit si një gjymtyrë e rëndesishme e popullit tonë me një organizim dhe vet flijim të mahnitshëm gjatë tërë të se kaluarës, edhe kundrejt demtimëve te popullatës qe pati, luftoi dhe rreshtoi fitorët të panumërta duke ndërkombëtarizuar edhe më shumë çeshtjen tonë dhe duke i treguar qeverisë osmane si dhe fuqive ballkanike se trojet e stërgjysherve dhe etnia do të ruhen me çmim jete si sytë e ballit.

Shih edhe

Redakto