Kisha e Shën Mërisë, Vau i Dejës
Kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës ka qenë një kishë me arkitekturë gotiko-romake, e ndërtuar në shekullin XIII dhe e shkatërruar në vitin 1969. Në kohën e shkatërrimit ndërtesa ishte listuar si monument kulture i Shqipërisë.[1]
Kisha e Shën Mërisë, Vau i Dejës | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Vau i Dejës, Qarku i Shkodrës, Shqipëri |
Koordinatat | 42°00′N 19°23′E / 42.0°N 19.38°E |
Ndërtuar | Shek XIII |
Organi drejtues | DRKK Shkodër |
Histori
RedaktoAjo ishte në gjendje shumë të mirë deri kur, më 30 Maj 1969, u hodh në erë me dinamit, me urdhër të Fadil Ymerit, asokohe sekretar i Komitetit të Partisë të ndërmarrjes N.SH.N të kantjerit të Hidrocentralit të Vaut Dejës, si dhe kandidat i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Nga ana shtetërore, ekzekutimin e urdhërit për shkatërrim që kishte dhënë partia komuniste dha drejtori i N.SH.N-s së Hidrocentralit, Emin Mysliu.[2] Në 1979, Gani Strazimiri, arkitekt dhe drejtor i Monumenteve të Kulturës, pati guximin të ngrinte një padi në prokurori, për shkak se në kohën kur kisha u shkatërrua, ajo kishte qenë monument kulture për rreth 20 vjet, si dhe mbante shenjën "Mbrohet nga shteti". Prokurori i justifikoi autorët, për arësye se ata kanë vepruar pa e ditur që kisha kishte qenë monument kulture.[3]
Gjendja aktuale
RedaktoKisha është rindërtuar në afërsi të rrënojave të kishës së vjetër. Kisha e vjetër është e ilustruar në monedhën 1000 lekëshe të vitit 1996.[1]
Referime
Redakto- ^ a b Baxhaku, Fatos (8 shkurt 2009). "Histori nga qyteti në va". Shqip. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2018. Marrë më 2017-04-12.
- ^ Dervishi, Ferdinand (29 mars 2010). "Gani Strazimiri, arkitekti që më 1979 guxoi të padiste prishjen e një kishe katolike". proletari.com. Marrë më 12 prill 2012.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Bekteshi, Besi (8 prill 2014). "Kisha e Vaut të Dejës, ose simboli i shkatërrimit të Monumenteve të Kulturës". Gazeta Sot. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2017. Marrë më 20 korrik 2018.