Kisha e Ristozit

monument kulturor në Shqipëri
(Përcjellë nga Kisha e Shën Mërisë Ristozit)
This is the stable version, checked on 1 prill 2022. 1 pending change awaits review.

Kisha e Ristozit është një monument i trashëgimisë kulturore në Mborje, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874""17.03.1948, 23.09.1971". Kisha i dedikohet Shën Mërisë.[2]

Kisha e Ristozit
Kisha e Shën Mërisë (Ristozit)
Pamje nga jashtë e Kishës së Ristozit
LlojiArkitekture
VendndodhjaMborje, Korçë, Shqipëri
Koordinatat40°36′21″N 20°48′16″E / 40.605812°N 20.804555°E / 40.605812; 20.804555
NdërtuarPERIUDHA POST BIZANTINE, VITI /Shek - 1389 / 14
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar586 e 487417.03.1948, 23.09.1971
Nr. i referencësKO069
TipologjiaKishe
Kisha e Ristozit is located in Earth
Kisha e Ristozit (Earth)

Histori

Redakto

Ajo është një nga objektet e kultit që është ndërtuar më herët në Ballkan. Ka disa versione për kohën e ndërtimit të saj. Sipas njërit prej versioneve, kjo kishë është ngritur në vitin 896 nga Shën Klementi, ndërsa në një version tjetër flitet për gjysmën e shekullit të XIV-të.[3] Kisha është ndërtuar në rrëzë të malit të Moravës, në juglindje të Korçës. Afreskët e saj janë realizuar nga piktorë anonimë në vitin 1390. Ajo njihet si vend i shenjtë që ndihmon njerëzit. Në ditën që Krishti mbush 40 ditë nga ringjallja, ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra besimtarë të fesë ortodokse.

Përshkrim

Redakto
 
Kisha e Shën Mërisë (Ristozit)

Territori ku është ndërtuar kjo kishë gjendej në këta shekuj në Principatën e Muzakajve. Klasa feudale drejtonte ekonominë dhe jetën politico-shoqërore të vendit. Në vitet 1389-1390 ai që dha të hollat për ndërtimin e saj ishte peshkopi Nimfoni. Kisha e Ristozit është një kapelë mjaft piktoreske nga trajtimi i jashtëm dhe proporcionet e goditura. Ajo bën pjesë në grupin e kishave me kryq të brendashkruar pa mbështetje të brendshme. Hapësira qendrore e saj është naosi, i cili ka një planimetri katërkëndëshe kënddrejtë, një nefshë, dhe me kupole. Ai komunikon me ambientin shtesë (hajatin) me anë të dy portave të hapura, njëra në murin jugor, e tjetra në atë perëndimor të naosit. Lartesia e pikës më të lartë është 7.5M.

Në 2015 kisha iu nënshtrua një vepre mirëmbajtjeje pasi rrezikonte shëmbjen.[4]

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
  2. ^ Gloyer, Gillian (2008-07-17). The Bradt Travel Guide Albania. Bradt Travel Guides. fq. 120–. ISBN 978-1-84162-246-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Karaiskaj, Gjergj (1975). Monumente te Kultures ne Shqiperi Vellimi 2. 8 Nentori. fq. 57. ...kisha e Ristozit e ndërtuar në shekullin XIV... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Report TV (6 pri 2015). "Korçë, nis rikonstruksioni kishës Shën Ristozi,më e vjetra në Ballkan". Marrë më 31 dhjetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto