Klodjana Keco
Klodjana Keco (lindur më 27 maj 1982 në Berat) është një aktore, regjisore dhe dubluese shqiptare, e diplomuar nga Akademia e Arteve në Tiranë, dega Dramë.
Keco ka fituar Çmimin si "Aktorja më e mirë protagoniste" në Festivalin Teatror të të Rinjve, viti 2009. Rolet e saj më të spikatur janë "Ana Kristi" nga E. O'Neill; Xhulia tek "Morsa" nga L. Pirandello; Antonia tek "Çifti i Shqyer" (Copia Aperta) nga D. Fo; Natalia Ivanovna tek "Tri Motrat" nga A. Checkov.
Ajo është e njohur edhe për dublimet e filmave artistikë dhe multiplikativë. Ka dubluar zërat e aktoreve me famë ndërkombëtare si: Julia Roberts, Lindsay Lohan, Hilary Duff, Anne Hathaway etj. Te telenovela Famë dhe Dashuri ajo e ka dubluar Elieta.
Në vitin 2012, Klodjana Keco ka dubluar zërin e Meridës tek filmi Rebelja, si dhe atë të Anës tek filmi Mbretëresha e Dëborës në vitin 2014.
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.