Koalicioni Shqiptar
Koalicioni Shqiptar (mal. Albanska koalicija) është emri i disa koalicioneve parazgjedhore të partive shqiptare në Mal të Zi. Fillimisht e themeluar nga kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, aktualisht përbëhet nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Koalicioni aktualisht ka një përfaqësues në Kuvendin e Malit të Zi.
Historia
RedaktoKoalicioni PD – LDnëMZ – ASH (2012)
RedaktoKoalicioni u formua në Ulqin nga Partia Demokratike (PD), Lidhja Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ) dhe Alternativa Shqiptare (ASH), përpara zgjedhjeve të vitit 2012. LDnëMZ dhe ASH kanë marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2009 si "Lista Shqiptare", duke fituar një mandat të vetëm. Koalicioni fitoi një mandat në zgjedhjet e vitit 2012, i cili iu nda anëtarit të PD-së, Fatmir Gjeka. Më 12 mars 2014, Gjeka u zëvendësua nga Nik Gjeloshaj, anëtar i ASH-së.[1]
Emri | Shk. | Lideri | Rezulatati | |||
---|---|---|---|---|---|---|
Vota | % | Vende | ||||
Partia Demokratike Demokratska partija |
PD | Fatmir Gjeka | 3,824 | 1.05% | 1 | |
Lidhja Demokratike në Mal të Zi Demokratski savez u Crnoj Gori |
LDnëMZ | Mehmet Bardhi | ||||
Alternativa Shqiptare Albanska alternativa |
ASH | Gjergj Camaj |
Koalicioni PD – IQ – LDnëMZ – LQP (2016)
RedaktoNë shtator 2016, ASH vendosi të largohej nga koalicioni me PD-në dhe LDnëMZ-në, duke rënë dakord për krijimin e një aleance parazgjedhore me Forcën e Re Demokratike (FORCA) dhe Unionin Demokratik të Shqiptarëve (UDSH). Para zgjedhjeve të vitit 2016, PD-ja dhe LDnëMZ-ja vendosën të nënshkruajnë një marrëveshje me Iniciativën Qytetare Tuz dhe Lëvizjen Qytetare Perspektiva, duke formuar listën zgjedhore me emrin Koalicioni Shqiptar – Me një qëllim.[2] Bartës i listës zgjedhore ishte Gëzim Hajdinaga. Në zgjedhje koalicioni PD–IQ–LDnëMZ–LQP humbi statusin e deputetit, duke fituar vetëm 0.89% të votave.[3]
Emri | Shk. | Lideri | Rezulatati | |||
---|---|---|---|---|---|---|
Vota | % | Vende | ||||
Partia Demokratike Demokratska partija |
PD | Fatmir Gjeka | 3,394 | 0.89% | 0 | |
Lidhja Demokratike në Mal të Zi Demokratski savez u Crnoj Gori |
LDnëMZ | Mehmet Bardhi | ||||
Iniciativa Qytetare Tuz Građanska inicijativa Tuzi |
IQ | Vasel Sinishtaj | ||||
Lëvizja Qytetare Perspektiva Građanski pokret Perspektiva |
LQP | Amir Hollaj |
Koalicioni PD – UDSH – LDnëMZ (2020)
RedaktoNë korrik 2020, Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) vendosi të nënshkruajë një marrëveshje me PD-në dhe LDnëMZ-në, ku të tri partitë ranë dakord për krijimin e një koalicioni parazgjedhore me emrin Koalicioni Shqiptar – Bashkë nji zâ, në krye me kreun e PD-së Fatmir Gjeka. Koalicioni morri 1.14% të votave, duke fituar një mandat.[4] Më 4 maj 2022, Gjeka u zëvendësua nga Mehmet Zenka, anëtar i UDSH-së.[1]
Emri | Shk. | Lideri | Rezulatati | |||
---|---|---|---|---|---|---|
Vota | % | Vende | ||||
Partia Demokratike Demokratska partija |
PD | Fatmir Gjeka | 4,675 | 1.14% | 1 | |
Lidhja Demokratike në Mal të Zi Demokratski savez u Crnoj Gori |
LDnëMZ | Saubih Mehmeti | ||||
Unioni Demokratik i Shqiptarëve Demokratska unija Albanaca |
UDSH | Mehmet Zenka |
Referime
Redakto- ^ a b Last elections IPU
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).[lidhje e vdekur]
- ^ Konačni rezultati, 2016, DIK
- ^ Albanci u dvije kolone, Dan