Komnen Arianiti ose Komin Shpata (përmendet në vitet 1392-1407) ishte një fisnik arbër i familjes Arianiti, zotërimet e të cilit shtriheshin në Shqipërinë e sotme Qendrore rreth e rrotull Durrësit. Biri i tij, Gjergj Arianiti u bë një udhëheqës të shquar i luftërave arbro-osmane.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë e trajton atë si të njejtin person me emrin Komin Shpata,[1] që është përmendur në mes të viteve 1392 dhe 1407.[2] Ai emër shfaqet në arkivat veneciane. Gjergj Arianiti gjithashtu është përmendur në dokumenta bashkëkohore si Arianit Shpata. Është e paqartë nëse Gjergj Arianiti adoptoi atë emër nëpërmjet martesës me familjen Shpata nga Shqipëria qendrore, apo si toponim që rrjedh nga rajoni i Shpatit, që ata zotëronin në mesjetë.[3] E paqartë është edhe marrëdhënia e tij me dinastinë e Komnenëve: ai mund të ketë trashëguar emrin Komnen nga ndonjë paraardhëse femër që jetontë në fillim deri në mes të shekullit të 13-të, ose e adoptoi atë si të tjerë Arianitë në mënyrë që të forcojë pretendimet e tij.[4]

Zotërimet e tij janë të përmendura në dokumenta bashkëkohore veneciane, si përshembull nje fushë në afërsi të Durrrësit (in partibus Durrachii).[5] Pasi fuqitë osmane e thirrura nga Karl Topia fituan kundër Balshajvebetejën e Savrës, Komneni në shenjë vasaliteti dërgon të birin, Gjergjin, peng razieEdrene.[6]

Familja

Redakto

Arianiti u martua me vajzën e Nikollë Zaharisë.[7] Tre djemtë e tij ishin Gjergj, Muzakë (babai i Moisi Golemit) dhe Vladani. E bija e tij u martua me Niketa Topian (sipas Dhimitër Shuteriqit) ose Pal Dukagjinin (sipas Skënder Anamalit[8]).

Përmbledhje

Redakto
  • Gjergj Arianiti, fisnik arbër
  • Muzaka
  • Vladan Araniti[9] (ose Vladin Arianites), i martuar me Angjelina Kastriotin.[10]
  • Vajza, u martua me Niketa Topian ose Pal Dukagjinin.

Referime

Redakto
  1. ^ Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, 1967, p. 68
  2. ^ Studime historike. Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë. 1967. fq. 60. T'anë e Gj. Aranitit, ne e kemi indentifikuar me një Comin Spata të viteve 1392-1407, jo vetëm sepse ky mban dy emra që i kanë pasur të vetët Aranitët, po edhe sepse sundon në Shqipëri të mesme. Bu- rimet venedikase atë e vendosin në ... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Shuteriqi 2012, pp. 44–48
  4. ^ Shuteriqi 2012, pp. 29–37
  5. ^ Shuteriqi 2012, pp. 97
  6. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I. Tiranë: 55. fq. 93. ISBN 978-99943-56-83-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Shuteriqi 2012, p. 57
  8. ^ Anamali, Skënder (2002), Historia e popullit shqiptar në katër vëllime, vëll. I, Botimet Toena, fq. 255–257, OCLC 52411919
  9. ^ Fan Stylian Noli (1947). George Castroiti Scanderbeg (1405-1468). International Universities Press. fq. 189. Angelina with Vladan Araniti {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Johann Samuel Ersch (1868). Allgemeine encyclopädie der wissenschaften und künste in alphabetischer folge von genannten schrifts bearbeitet und herausgegeben von J. S. Ersch und J. G. Gruber ... J. f. Gleditsch. fq. 123. Angelina den Vladin Arianites KomnenoS, deS „Großen" Bruder {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura

Redakto
  • Shuteriqi, Dhimitër (2012). Zana Prela (red.). Aranitët: Historia- Gjenealogjia-Zotërimet. Toena. ISBN 978-99943-1-729-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)