Njësia administrative Papër

(Përcjellë nga Komuna Papër)

Njësia administrative Papër është një komunëRrethin e ElbasanitShqipëri.[1]

Njësia administrative Papër
Popullsia
 • Gjithsej9 000

Komuna Papër shtrihet në zonën qendrore të Shqipërisë së mesme, përgjatë lumit Shkumbin në të dy krahët e tij në perëndim të qytetit Elbasan në km 14 të superstradës Elbasan – Rrogozhinë dhe 6 km larg nga qyteti i Cërrikut. Ajo përbëhet nga 13 fshatra dhe ka një sipërfaqe totale prej 80km2. Qendra e Komunës ndodhet buzë rrugës nacionale Elbasan–Rrogozhinë, 50m larg stacionit hekurudhor të udhëtarëve në Papër. Komuna Papër kufizohet në lindje me Komunën BradasheshRrethit të Elbasanit, në veri me Njësinë administrative GracenRrethit të Elbasanit, në perëndim me Komunën PajovëRrethit të Peqinit dhe në jugë me Komunën ShalësRrethit të Elbasanit e Bashkinë Cërrik. Ajo ka një reliev fushor–kodrinor me kodra të buta që arrijnë në lartësi 100-350m mbi nivelin e detit. Sipërfaqja e tokës fushë është afro 1000ha me një lartësi mbi nivelin e detit 80m. Duke u shtrirë buzë lumit Shkumbin në 14 km gjatësi komuna ka vende të bukura ku biznesi ka filluar të zhvillohet. Ka një klimë mesdhetare, ku sasia e reshjeve vjetore varion nga 1200-1800mm shi, kryesisht në vjeshtë dhe në dimër. Temperatura mesatare është 17–20 gradë C, e ulta deri në –10 gradë dhe më e larta deri në +40 gradë C. Komuna ka burime natyrore të mjaftueshme si pyje 3696 ha, kullotë 180 ha. Fusha e Vidhasit, buzë lumit Shkumbin ka pellgun më të madh ujëmbajtës në Shqipëri. Komuna Papër ka 9000 banorë, me dendësi popullsie 113 banorë/km2. Shumica e familjeve janë me tokë dhe janë vetëpunësuar, por sipërfaqa e tokës për frymë nuk mjafton, kështuqë një pjesë e tyre nuk plotësojnë nevojat minimale të jetës. Në këtë aspekt punësimi është problem. Emigracioni zë vend të rëndësishëm në të ardhurat e ekonomisë familjare. Sot ka të punësuar 4550 vetë. Afro 30% e popullsisë së aftë për punë është e papunë. Shtrirja përgjatë aksit rrugor Elbasan – Durrës, kohët e fundit i ka dhënë një zhvillim të madh biznesit të vogël, i cili po rrit numrin e të punësuarve. Komuna disponon 2400 ha tokë të punueshme dhe nga kjo banorëve i është ndarë 1770 ha. Kohët e fundit struktura e mbjelljeve ka pësuar ndryshim, është ulur ndjeshëm sipërfaqja e mbjellë me drithëra buke dhe është shtuar sipërfaqja me pemtari, vreshtë dhe ullishte. Sot komuna ka 170000 rrënjë ullinj në prodhim, është 10 fishuar sipërfaqja me pemë dhe vreshta. Gjithashtu është shtuar siperfaqa me perime. Ndër bizneset e mëdha në territorin e komunës është fabrika e tullave “Refraktare Sh.a”, fabrika e profileve metalike dhe uzina e ferrokromit “Darfo”. Nga 170 biznese komuna siguron çdo vit afro 5,6-5,7 milion lekë të ardhura vendore. Ajo ofron sot disa shërbime ndaj komunitetit si: shërbimin e pastrimit në 6 fshatra, mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrjetit të kanaleve të ujrave të zeza në të gjithë fshatrat. Po ashtu dhe shërbimin postar. Komuna ka gjithsej 13 shkolla, 6 kopshte me 1620 nxënës dhe 12 ambulanca.


Vendbanimet

Redakto


Referime

Redakto
  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe

Redakto