Kondensimi është faza e kalimit të lëngut nga e gazëttë lëngët. Ky është proces i kundërt nga avullimi. Duhet dalluar këtë nocion nga kalimi nga gjendja agregate e gazët në të ngurtë, i cili quhet depozicim, i cili është i kundërt me sublimimin. Energjia e cila lirohet gjatë kondensimit të lëndës prej një kilogrami quhet energji specifike e kondensimit. Kondensimi arrihet duke ia zbritur avullit temperaturën ose duke ia zvogëluar vëllimin. Kondensimi i avullit të pangopur arrihet duke e kthyer atë fillimisht në avull të ngopur. Temperatura në të cilën sasia e avullit të pangopur shndërrohet në avull të ngopur quhet pikë e vesës.

Uji i kondenzuar (vesa e mëngjesit)

Shih edhe

Redakto