Kosova në Lojërat Olimpike

This is the stable version, checked on 11 prill 2020. 9 pending changes await review.

Kosova ka bërë debutimin e saj në Lojërat Olimpike si një shtet anëtar vetëm në vitin 2016.[1] Ekipi i saj është i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), themeluar në vitin 1992 dhe është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar më 9 dhjetor të vitit 2014.[2] Ajo fitoi medaljen e saj të parë në debutimin e saj në vitin 2016, kur xhudistja Majlinda Kelmendi mori medaljen e arit në kategorinë deri 52 kg (femrat).

Historiku

Redakto

Nga viti 1920 deri në vitin 1992 në Lojërat Olimpike Dimërore, sportistët kosovarë kanë marrë pjesë si pjesë e ekipit të Jugosllavisë. Në vitin 1960 në Olimpiadën Verore tre lojtarët e futbollit të lindur në Kosovë (Milutin Shoshkiq, Fahrudin Jusufi, Vladimir Durkoviq) fituan medaljen e artë si pjesë e Ekipit Kombëtar të Jugosllavisë në futboll. Në vitin 1984 në Lojërat Verore Olimpike, boksieri Aziz Salihu u bë i pari atlet nga Kosova fitues i një medaljeje Olimpike, të bronzit në kategorinë Super të rëndë.[3]

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Komiteti Olimpik i Kosovës është themeluar në vitin 1992.[4] Megjithatë, vetëm sportistët Kosovarë me përkatësisë etnike serbe ka marrë pjesë si pjesë e Ekipit të Serbisë dhe të Malit të Zi dhe më vonë si pjesë e Ekipit Ilimpik të Serbisë. Më 17 shkurt 2008 në Parlamenti i Kosovës e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia. Kampionja botërore në xhudo Majlinda Kelmendi e kualifikuar për Lojërat Olimpike Verore 2012 dëshironte të garonte nën flamurin e Kosovës, por KOK asokohe nuk njihej nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Gjithashtu, KON (IOC) e refuzoi kërkesën e Kelmentit për të konkurruar si një atlet i pavarur. Komiteti Olimpik i Serbisë, i ftoi të gjithë sportistët nga Kosova t`i bashkohen ekipit serb.[5] Kelmendi zgjodhi për të përfaqësuar Shqipërinë,[6] ndërsa atletët Serbë të Kosovës morrën pjesë nën flamurin e Serbisë.

Në prill 2013, në Bruksel u lidh Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kosova u pranua si anëtare e përkohshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar KON më 22 tetor të vitit 2014, para se të bëhej anëtare e plotë më 9 dhjetor të vitit 2014.[7] Në atë kohë, Kosova nuk ishte anëtare e as vëzhguese në Kombet e Bashkuara, por ajo ka fituar njohje diplomatike si një shtet sovran nga 108 nga gjithësej 193 shtete anëtare të OKB-së. Komiteti Olimpik i Kosovës ka qenë njoftuar se Kelmendi, do të vazhdojë garimin e saj nën Flamurin e Kosovës gjatë Paradës së Kombeve në ceremonin e hapjes në Rio de Janeiro.[8]

Serbia kishte protestuar për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar - IOC, me pretendimet se Kosova është një krahinë autonome e Serbisë. Megjithatë, Serbia, duke marrë parasysh efektet e dëmshme të Konflikteve në Jugosllavi gjatë dëbimit në vitin 1992 dhe më vonë, vendosi kundër bojkotimit të Lojërave Olimpike Rio 2016.[9] Disa atletë nga Kosova, të tillë si volejbollistja Milena Rashiq dhe basketbollisti Marko Simonoviq, vazhduan të luajnë për ekipin kombëtar të Serbisë.

Tabela e medaljeve

Redakto