Kristofor Martiro
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kristofor Ilia Martiro u lind në Lashovë, të Leskovikut (Shqipëri), në vitin 1927 jurist dhe ushtarak shqiptar.
Në vitin 1940, familja e tij vendoset në Tiranë dhe Kristoforit i duhet të punojë për t´u ushqyer. Në moshën 16 vjeçare, Martiro mori pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Një vit më vonë, ai do të pranohet anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare. Pas çlirimit ka marrë pjesë në luftën kundër bandave në veri të Shqipërisë. Mbaroi shkollën dyvjeçare të PPSH, e pas kësaj u emërua pedagog në Shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku shërbeu deri në vitin 1967. Ka mbaruar studimet në drejtësi pranë Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Nga viti 1967 deri në vitin 1982 punoi në organet e Sigurimit të Shtetit në detyra të ndryshme, si nënkryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Korçë, kryetar dege në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Gjatë viteve 1975-1978, u komandua në përbërje të grupit hetimor të “puçistëve në ushtri”, ku do të hetonte Beqir Ballukun dhe “sabotatorët në ekonomi e organizimin shtetëror”, ku hetoi Kiço Ngjela dhe Vasil Katin. Në vitin 1978 emërohet kryetar i Degës së Veçantë të Sigurimit të Shtetit. Në 13 prill 1982 arrestohet e dënohet me 15 vjet heqje lirie, dhe deri në vitin 1989 e vuajti dënimin në burgun e Sarandës.