Kulla e Azem dhe Shotë Galicës
Kulla e Azem dhe Shote Galicës është një monument i trashëgimisë kulturore në Galicë, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "arkitekturale", i miratuar me numër 4019.[2]
Kulla e Azem dhe Shote Galicës | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Galicë, (Drenicë), Vushtrri, Kosovë |
Ndërtuar | 1923 |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 4019 |
Historiku
RedaktoNë kohën e ekzistimit të Zonë së Lirë në Drenicë të njohur si Arbëria e Vogël, përmes një aksioni vullnetar ishte bërë ndërtimi i një kullë për Azem Bejtë – Galicën. Kulla ndërtohet në Galicë, në fshatin e lindjes dhe rritës së Azemit. Kështu në verën e vitit 1923, përkatësisht gjatë muajit korrik, me ndihmën e banorëve vendas dhe të tjerë, u realizua me sukses ndërtimi i Kullës.[3]
Kulla ishte e kthyer me dritare nga jugu. Ishte e ndarë me mur prej themeli në dy pjesë. Kati i parë i pjesës perëndimore të kullës shërbente si stallë, ku mbaheshin kuajt e Azemit dhe Shotës, derisa kati i dytë ishte vend për mysafirë. Kati i parë i pjesës lindore të kullës, shërbente si kuzhinë ku përgatitej buka, ndërsa kati i dytë i kishte katër dhoma për fjetje.[4]
Kulla e Azem dhe Shotë Galicës shkatërrohet në vjeshtë vitit 1924, pas Betejës së Arbërisë së Vogël gjatë së cilës vritet Azem Galica me disa bashkëluftëtare dhe si rezultat i kësaj shpërbëhet edhe Zona e Lirë e Drenicës e njohur me emrin Arbania e Vogël. Pas përfundimi të Luftës Çlirimtare të Kosovës (1999) u krijuan rrethana të reja. Kështu, në vitin 2010, u vendos që të rindërtohet Kulla e Azem Bejtës, në vendlindjen e këtij të fundit, pra në Galicë të Komunës së Vushtrrisë. Fillimi i punimeve për rindërtimin e kullës u bë më 16 korrik 2010, me rastin e 86 vjetorit të rënies heroike të Azem Bejtës. [5]
Galeria
RedaktoShih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ https://www.koha.net/en/culture/183377/gashi-tower-and-azem-galice-torch-of-freedom/
- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Kulla e Azem e Shotë Galicës - VizitoShqip". vizitoshqip.com. Marrë më 2024-06-30.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2021. Marrë më 27 dhjetor 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.botasot.info/kultura/781196/kulla-e-azem-galices-me-mysafire-te-vecante/
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine