Kush ka frikë nga Virginia Woolf
Kush ka frikë nga Virginia Woolf është një dramë e shkruar nga dramaturgu amerikan Edward Albee, e shfaqur për herë të parë në teatrin Broadway më 13 tetor 1962. Në vitin 1966 kjo dramë u adaptua në një film hollivudian me të njëjtin titull me regjisor Mike Nichols dhe me aktorë si Elizabeth Taylor dhe Richard Burton. Kjo dramë fitoi çmimin Tony për pjesën teatrale më të mirë në vitin 1963.
Në muajin dhjetor 2009 dhe janar 2010, kjo dramë u shfaq në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ka për regjisor Kushtrim Bekteshin dhe aktorë si Eva Alikaj, që luan rolin e Martës, Viktor Zhusti, që luan rolin e Xhorxhit dhe dy aktorë të tjerë (Helidon Fino, Eftiola Laçka).