Eva Alikaj
Eva Alikaj është një aktore shqiptare. Në vitet 1980-90 ishte nga më të shquarat në kinemanë dhe teatrin shqiptar duke fituar disa kupa festivalesh të filmit artistik.[1]
Jeta
RedaktoEva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Kur ishte vetëm 21 vjeç, në 1983, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, për rolin e Verës në filmin “Njeriu i mirë” (1982).[2] Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.
Vazhdon të luajë me sukses në film, duke u vlerësuar me çmime në gjithë vitet 1980. Karakteret janë Linda tek “Shirat e vjeshtës” (1984), që i dhuron Medalionin e Festivalit VI, Etleva tek “Treni niset në shtatë pa pesë” (1988) - Çmimin e Dytë. Role të tjerë janë Ilona në “Botë e padukshme” (1987), Ana në “Jeta në duart e tjetrit” (1990), Evgjenia në “I paharruari” (1984), Drita në “Vendimi” (1984), Irena në “Hije që mbeten pas” (1985), dhe Edlira në “Stolat në park” (1988).
Qysh prej vitit 1991 jeton në Austri, ku edhe u martua me një nështetas të huaj, duke marrë mbiemrin e tij, Eva Lossl. Në 1992, nga kriza e teatrit dhe artit shqiptar në përgjithesi, punoi si kameriere.[3]
Në 1993 lind djalin e saj, Xhino, i cili studjon për violinë. Më 1995 u rikthye përkohësisht në Shqipëri dhe interpretoi rolin e fundit në filmin "Përdhunuesit". Në 2006 shfaqet në një rol të vogël të një filmi austriak. Në 2007 kthehet përkohësisht Tiranë për një muzikal. Hera e fundit e shfaqur në publikun shqiptar ishte në qershor 2009, për cmimet Kult.
Edhe në teatër ka një fillim shumë të mirë, në 1988, me rolin e Xhulietës në tragjedinë Romeo e Xhulieta të Shekspirit.[4]
Kritika
RedaktoEva ka sinqeritet dhe natyrshmëri të interpretimit, duke krijuar edhe një portret të veçantë të saj. Në interpretimin e Xhulietës të Shekspirit, Eva i preku spektatorët e teatrit me zërin melodioz dhe sjelljen thuajse fëminore të një vajze të shkujdesur. Kritika rrëfeu që roli që interpretoi nuk e intimidoi aspak, përkundrazi ajo krijoi një tip të sinqertë e të thjeshtë që s'e kish lënë akoma adoleshencën.[4]
Filmografia
Redakto- Muzikal Austrian - Lola Blau (2007) muzikal shfaqur ne Tiranë
- Vier Frauen und ein Todesfall .... Dalina (2 episode, 2007), - Mundtot , - Schlachtfest
- Mord auf Rezept - (2006) (TV) ....Pastruesja (Film Austriak)
- Përdhunuesit- (1995)
- Valsi i Titanikut (1990), teater-komedi
- Jeta në duart e tjetrit - (1990) ..Ana
- Stolat në park - (1988) ........Edlira
- Treni niset më shtatë pa pesë - (1988) .... Etleva
- Botë e padukshme - (1987) ......Ilona
- Hije që mbeten pas - (1985) ......Irena
- Pallati 176 - (1985) ....Elsa
- Shirat e vjeshtës - (1984) ....... Linda
- I paharruari - (1984) .... Evgjenia
- Vendimi - (1984) .... Drita
- Njeriu i mirë - (1982) .... Vera
Referime
Redakto- ^ Gian Piero Brunetta (janar 2000). Storia del cinema mondiale. Einaudi. fq. 1186. ISBN 978-88-06-14528-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Abaz Hoxha (1987). Filmi artistik shqiptar, 1957-1984: filmografi. Shtëpia Botuese "8 Nëntori". fq. 273.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ JPRS Report: East Europe. Foreign Broadcast Information Service. 1992. fq. 5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Les Lettres Albanaises. Union des écrivains et artistes d'Albanie. 1988. fq. 242.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)