Kushinagari, Kusinagari ose Kushinara është një qytet me sistem qeverisjeje nagar panchayat në distriktin e Kushinagarit të shtetit indianUttar Pradeshit, i vendosur rreth Autostradës Kombëtare 28 (National Highëay-28) dhe 52 km në lindje të qytetit të Gorakhpurit. Qeveria e Uttar Pradeshit ka propozuar që linja Kushinagar-Sarnath Buddha Expressway të lidh qytetet e pelegrinazhit Budist. Linja ekspres do jetë rreth 200 km e gjatë dhe do të pakësojë largësinë nga shtatë orë deri në një orë e gjysëm. Linja ekspres gjithashtu do të promovoi aksesin e lehtë nga qytetet e tjera Lindore të Indisë te AIIMS-i i propozuar pranë Gorakhpurit. Është një qendër e rëndësishme pelegrinazhi budist, ku budistët besojnë se Gautama Buda arriti Parinirvanan pas vdekjes së tij.[2] Jashtë Indisë, është një Qendër Pelegrinazhi Ndërkombëtare Budiste. Ndjekësit e Budizmit, veçanërisht nga vendet aziatike, dëshirojnë ta vizitojnë këtë vend të paktën një herë gjatë jetës së tyre.[3]

Kushinagari
कुशीनगर
qytet
Tempulli Parinirvana
Popullsia
 • Gjithsej22.214[1]
{{{postal_code_type}}}
274403
Faqja zyrtarewww.kushinagar.nic.in

Etimologjia

Redakto

Sipas një teorie, Kushwati ishte kryeqyteti i Mbretërisë Kosala dhe sipas Ramayanas u ndërtua nga mbreti Kush, djali i Ramas, protagonist i eposit të Ramayanas. Ndërsa sipas traditës budiste Kushawati u emërtua përpara mbretit Kush. Emërtimi i Kushwatit besohet se ka ndodhur për shkak të teprisë së barit Kush (Desmostachya bipinnata) që gjendet në këtë rajon.[3]

Historia

Redakto
 
Vendi ku trupi i Budës u mbajt për një javë përpara kremimit 1.5 km nga këtu

Kushinagari i tanishëm është identifikuar me Kushawatin (nga periudha para-Budës) dhe Kushinaran (në periudhën Budiste). Kushinara ishte kryeqyteti i Mallas, që ishte një nga gjashtëmbëdhjetë mahajanpadat e shekullit të VI p.e.s.. Që atëherë, ai mbeti pjesë tërësore e perëndorive të kohës si Dinastia Maurya, Shunga, Kushana, Gupta dhe Harsha. Në periudhën mesjetare, Kushinagari kaloi nën sovranitetin e mbretërve Kultury. Kushinara vazhdoi të jetë një qytet i gjallë deri në shekullin e XII dhe më pas u braktis, duke rënë në harresë. Padrauna besohet se është sunduar nga një aventurier Rajputas, Madan Singhu në shekullin e XV. Megjithatë, Kushinagari modernë u bë i njohur në shekullin e XIX me gërmimet arkeologjike të drejtuara nga Alexander Cunningham, drejtuesi i parë i Archeological Survey of India (ASI) dhe më vonë të drejtuara nga C. L. Carlleyle që zbuloi stupën kryesore dhe gjithashtu një statujë 6.10 metra të gjatë te Budës së shtrirë, në vitin 1876. Chandra Swami, një murg burmez, erdhi në Indi në vitin 1903 dhe e ktheu "Tempullin e Mahaparinirvanas" në një faltore aktive. Pas pavarësisë, Kushinagari mbeti pjesë e distriktit të Deorias. Më 13 maj 1994, ai u bë një distrikt i ri i Uttar Pradeshit.[4]

 
Stupa e kremimit të Budës në Kushinagar

Vend-vdekja dhe parinirvana e Budës

Redakto

Në vitin 1896, Waddell sugjeroi se siti i vdekjes dhe parinirvanas së Gautama Budës ishte në rajonin e Rampurvas.[5] Megjithatë, sipas Maha-parinirvana Suttas, Buda e bëri udhëtimin e tij për në Kushinagar, vdiq dhe u kremua aty.[6][7] Studimet moderne, bazuar mbi dëshmitë arkeologjike, besojnë se Buda vdiq në Kushinagar, pranë Kasias moderne në Uttar Pradesh.[8][9][10][11] Ashoka ndërtoi një stupë dhe një sit pelegrinazhi për të shënuar parinirvanan e Budës në Kushinagara.[12] Mbretërit Hindu të Periudhës së Dinastisë Gupta (Shekulli i IV deri në shekullin e VII) ndihmuan gjerësisht të zmadhohej Stupën e Nirvanas dhe sitin e Kushinagarit, duke ndërtuar një tempull me statujën e Budës të shtrirë.[13][14] Ky sit u braktis nga murgjit budistë rreth vitit 1200, pasi ia mbathën ti shpëtonin ushtrive pushtuese myslimane, pas të cilës siti degradoi nën sundimin islamik që pasoi në Indi.[15][16] Arkeologu britanik Alexander Cunningham e rizbuloi Kushinagaran në fundin e shekullit të XIX dhe kolegu i tij A. C. L. Carlleyle zbuloi statujën 1,500 vjeçare të Budës.[14][17][18] Siti që atëherë është bërë një vend i rëndësishëm pelegrinazhi për budistët.[6][19] Dëshmitë arkeologjike nga shekulli i III p.e.s. sugjerojnë se siti i Kushinagarit ishte një qendër e lashtë pelegrinazhi.[6]

Turizmi

Redakto
Stupa e Parinirvanas
 
Tempulli dhe rrënojat Stupës së Parinirvanas në Kushinagar

Stupa e Parinirvanas është një tempull budistKushinagar të shtetit indian të Uttar Pradeshit që konsiderohet si vendi i vdekjes së Gautama Budës, themeluesit të Budizmit.[20] Alexander Cunningham tërhoqi vëmendjen me këtë zbulim në zonë, pasi ai provoi në mënyrë përfundimtare se Gautama Buda kishte vdekur në këtë zonë.[21] Tempulli i tanishëm u ndërtua nga Qeveria Indiane në vitin 1956 si pjesë e përkujtimit të 2,500 vjetorit të Mahaparinivanas ose 2500 vjetët e E.B (Erës Budiste). Brenda këtij tempulli, ndodhet statuja e shtrirë e Budës duke qendruar mbi krahun e tij të djathtë me kokën nga krahu verior dhe fytyrën nga perëndimi. Statuja është 6.1 m e gjatë dhe qëndron mbi një shtrat guri.[22] Pas 45 viteve të veprimtarisë misionare të Budës, i goditur rëndë nga sëmundjet më në fund arriti në Kushinagar, ku ai urdhëroi dishepullin e tij të fundit dhe shqiptoi fjalët e tij të fundit për sanghan dhe arriti Parinirvanan rreth vitit 487 p.e.s. Mbreti Maurjan, Ashoka e vizitoi Kushinagarin në vitin 260 p.e.s. ku dhe ndërtoi mjaft chaitya dhe stupa në nder të vendit të Parinirvanas së Budës. Sitet budiste të Kushinagarit u zgjeruan në mënyrë të qëndrueshme gjatë Perandorisë Kushane (rreth viteve 50-241 të e.s.), ndërsa Kushinagari e arriti kohën e artë gjatë Periudhës Gupta (rreth viteve 320-647 të e.s.) kur Stupa e Parinirvanas pësoi zgjerime të mëdha dhe u rikonstruktua Tempulli i Parinirvanas bashkë me statujën e stërmadhe të shtrirë të Budës.[21]

Statuja e shtrirë e Budës.

Statuja e shtrirë e Nirvanas së Budës është brenda Stupës së Parinirvanas. Ajo është 6.10 metra e gjatë dhe është bërë prej shkëmbi të kuq ranor monolitik. Ajo paraqet "Budën duke Vdekur", të shtrirë mbi krahun e tij të djathtë me fytyrën drejt perëndimin. Është vendosur mbi një piedestal të madh prej tullash me gurë nëpër kënde.[23]

 
Rrënoja stupash në Kushinagar

Nirvana Chaitya (Stupa kryesore) Nirvana Chaitya është e vendosur pak mbrapa Tempullit kryesor të Parinirvanas. U zbulua nga Carlleyle në vitin 1876. Gjatë gërmimeve, u gjet një pllakë bakri, që përmbante tekstin e "Nidana-Sutras" që shpjegonte se pllakata kishte qenë depozituar në "Nirvana-Chaitya" nga një Haribala, që vendosi gjithashtu Statujën e madhe të Nirvanas së Budës përballë tempullit.[23]

Stupa Ramabhar
 
Stupa Ramabhar

Stupa Ramabhar, e quajtur gjithashtu edhe Mukutbandhan-Chaitya, është vendi i kremimit të Budës. Ky sit është 1.5 km në lindje të Tempullit kryesor të Nirvanas përgjatë rrugës Kushinagar-Deoria.[23]

Faltorja Matha Kuar Është vendosur një statujë kolosale e Budës, që është skalitur nga një bllok shkëmbor që paraqet Budën të ulur nën "Pemën Bodhi" në një pozë të njohur si "Bhumi Sparsh Mudra" (që përkthehet si gjesti i prekjes së tokës). Mbishkrimi në bazë të statujës daton nga shekulli i X ose i XI.[23]

Vende të tjera të rëndësishme

  • Tempulli Indo-Japono-Sri-lankas: Tempulli Indo-Japono-Sri-lankas është një kryevepër e Madhështisë Arkitekturore Budiste të kohëve moderne.[23]
  • Tempulli Wat Thai: Është një kompleks i stërmadh i ndërtuar në një Stil Arkitekturor tipik Budist Tai.[23]
  • Rrënojat dhe strukturat prej tulle: Këto janë të vendosura përreth Tempullit kryesor të Nirvanas dhe Stupës kryesore. Këto janë mbetjet e manastireve të ndryshme me madhësi të ndryshme të ndërtuar kohë pas kohe në periudhën e lashtë.[23]
  • Mjaft muze, parqe meditimi dhe mjaft tempuj të tjerë të bazuar në arkitekturën e vendeve të ndryshme lindore.

Gjeografia

Redakto
 
Tempulli Wat Thaikusinara në Kushinara

Kushinagari është i vendosur 53 km në lindje të Gorakhpurit gjatë Autostradës Kombëtare 28 (NH28), i vendosur në koordinatat 26°44′28″N 83°53′17″E / 26.741°N 83.888°E / 26.741; 83.888{{#coordinates:}}: cannot have more than one primary tag per page.[24][25] Gorakhpuri është terminali kryesor hekurudhor për Kushinagarin ndërsa udhëtimi ajror është i mundur nëpërmjet U.P. Civil Aviation në Kasia, 5 km. nga Kushinagari.[24]

Demografia

Redakto

Sipas censusit indian të vitit 2011, Kushinagari kishte një popullsi prej 22,214 banorësh,[1][26] me 3462 familje. Meshkujt përbënin 52% (11,502 meshkuj) të popullsisë dhe femrat 48% (10,712 femra). Kushinagari ka një mesatare alfabetizmi prej 78.43%, më e lartë se mesatarja kombëtare që është 74%, alfabetizmi mashkullor është 85%, ndërsa ai femëror është 72%. Në Kushinagar, 11% e popullsisë është nën 10 vjeç. Kastat e njohura përbëjnë 5.03% ndërsa tributë e njohura ishin 2.39% e tërësisë së popullsisë në Kushinagar Nagar Panchayat.[1]

Qeverisja dhe politika

Redakto

Kushinagari ndodhet nën Kushi Nagar (Lok Sabha constituency) për zgjedhjet e përgjithshme indiane. Anëtari i tanishëm i Parlamentit nga kjo njësi administrative është Rajesh Pandey i Partisë Bharatiya Janata që mundi R. P. N. Singh të Kongresit Kombëtar Indian në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014.[27] Anëtari i tanishëm i Asamblesë Legjislative të Uttar Pradeshit nga Asambleja Konstituitive e Kushinagarit është Brahma Shankar Tripathi i Partisë Samajwadi[28] që është gjithashtu ministër në Qeverinë e Uttar Pradeshit.

Njerëz të shquar nga Kushinagari

Redakto
  • Sachchidananda Vatsyayan 'Agyeya' (सच्चिदानंद हीरानंद वात्स्यायन 'अज्ञेय') ishte një shkrimtar i shquar indian në gjuhën hindi.
  • Ram Nagina Mishra ishte një anëtar i Loksabhas nga Kushinagari.
  • Baleshwar Yadavi ishte një anëtar i Loksabhas nga Kushinagari.
  • Rajesh Pandey është një anëtar i Loksabhas së 16-të nga Kushi Nagar (Lok Sabha constituency) që shërbeu gjithashtu si një anëtar i Këshillit Legjislativ të Uttar Pradeshit.
  • R. P. N. Singhu ishte anëtar i parlamentit nga Kushi Nagar (Lok Sabha constituency) nga Partia Kongresi Kombëtar Indian. Ai shërbeu gjithashtu si ministër i shtetit për Rrugët dhe Transportin, ministër i Shtetit për Naftën dhe Gazin Natyror në kabinetin e Dr. Manmohan Singhut. Ai ishte gjithashtu anëtar i shumë komiteteve parlamentare.

Arsimimi

Redakto

Kushinagari ka bërë mjaft përparim në arsim, në kohët e fundit. Që nga dekada e fundit – dhjetëra institute private dhe qeveritare janë vendosur në këtë qytet të vogël. Më poshtë është një listë e instituteve arsimore në Kushinagar:

Institutet Qeveritare
  • Buddha Post Graduate College, Kushinagar,
  • Buddha Intermediate College, Kushinagar.
Kolegje Politeknike
  • Mooti Chand Polytechnic Institute, Kurmauta, Kushinagar.
Institute të tjera
  • Buddha Central Academy, Kasia, Kushinagar.
  • Saraswati Shishu Mandir, Kasia, Kushinagar.
  • VIEIT Computer Education NH-28, Gorakhpur Road Kushinagar.
  • Rahul Public School, Kushinagar.
  • Rahul Shishu Shiksha Niketan, Kushinagar.
  • Swargiya Foolmati Devi Kushinagar Public School, Kushinagar.
  • Linh-Son Buddhist Intermediate College, Kushinagar.
  • Gyanlok College for Government Services, Kushinagar.
  • Nav Jeevan Mission School, Kasia, Kushinagar.
  • St. Xavier's High School, Kasia, Kushinagar.
  • Bright children's academy, Kasia, Kushinagar.
  • St. joseph's school, Salemgarh, Kushinagar.
  • Gyan bhoomi international school, NH-28, Kushinagar.
  • St. thereses school, Padrauna, Kushinagar.
  • Malati Pandey Girls Inter College, Bhaluhi Madari Patti, Kasia, Kushinagar.
  • Holy Mother's English School, Gaura Khas, Kasaia Road.
  • Green Land Public School, Kasia.
  • Quantom Public School, Kasia.
  • S.D. Public School, Babhnauli.
Institucionet mjeksore dhe spitalet në Kushinagar

Në Kushinagar dhe Kasia janë të disponueshëm dy spitale qeveritare dhe mjaft spitale dhe klinika private. Më populloret janë:

  • Governmental Aayurvedic Hospital, rruga e Tempullit Mahaparinirvana.
  • Buddha National Hospital, autostrada kombëtare 28 (NH 28).
  • Government Hospital, Kasia.
  • Qazi Nursing Home, Kasia.
  • Al-Shifa Medical College, Kasia.
  • Vartika Medical Center, Kasia.
  • Hitashi hospital, rruga e Gorakhpurit, Kasia.
  • Sanjeevni Hospital, rruga e Saphas, Kasia.
  • Jeevan Jyoti Chikitsalaya, Kasia.
  • Hansraj Memorial Hospital, autostrada kombëtre 28 (NH-28).
  • Holy Mother's English School, rruga e Kasaias, Gaura Khas.
  • Janta Hospital, Kuasia.

Galeri imazhesh

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "Kushinagar City Census". census2011. Marrë më 17 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |website= (Ndihmë!)
  2. ^ W. Owen Cole; Peggy Morgan (2000). Six Religions in the Twenty-First Century. fq. 204. Kushinara. Këtu, pranë Kasias moderne në Uttar Pradesh, është vendi i vdekjes së Budës. Një tempull përkujton fundin e Budës... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "Kushinagar". Official Government Website of Kushinagar. Marrë më 17 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Kushinagar History". kushinagar.nic.in. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |website= (Ndihmë!)
  5. ^ L. A. Waddell (1896). "A Tibetan Guide-book to the Lost Sites of the Buddha's Birth and Death". Journal of the Asiatic Society of Bengal: 279. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c Lars Fogelin (2015). An Archaeological History of Indian Buddhism (në anglisht). Oxford University Press. fq. 23–4. ISBN 978-0-19-994822-2.
  7. ^ John Guy (1991). "The Mahabodhi temple". The Burlington Magazine. 133 (1059): 356–7. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ United Nations (2003). Promotion of Buddhist Tourism Circuits in Selected Asian Countries (në anglisht). United Nations Publications. fq. 23–4. ISBN 978-92-1-120386-8.
  9. ^ Kevin Trainor (2004). Buddhism: The Illustrated Guide (në anglisht). Oxford University Press. fq. 41. ISBN 978-0-19-517398-7.
  10. ^ Elizabeth Lyons; Heather Peters; Chʻeng-mei Chang (1985). Buddhism: History and Diversity of a Great Tradition (në anglisht). University of Pennsylvania Museum of Archaeology. fq. 17. ISBN 978-0-934718-76-9.;
    Fred S. Kleiner (2009). Gardner's Art through the Ages: Non-Western Perspectives (në anglisht). Cengage. fq. 13, 31. ISBN 0-495-57367-1.
  11. ^ Huntington, John C. (shtator 1986), "Sowing the Seeds of the Lotus" (PDF), Orientations (në anglisht): 47, arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 nëntor 2014, marrë më 28 tetor 2016
  12. ^ Akira Hirakawa; Paul Groner (1993). A History of Indian Buddhism: From Śākyamuni to Early Mahāyāna (në anglisht). Motilal Banarsidass. fq. 101. ISBN 978-81-208-0955-0.
  13. ^ Gina Barns (1995). "An Introduction to Buddhist Archaeology". World Archaeology (në anglisht). 27 (2): 166–8.
  14. ^ a b Robert Stoddard (2010). "The Geography of Buddhist Pilgrimage in Asia". Pilgrimage and Buddhist Art (në anglisht). Yale University Press. 178: 3–4.
  15. ^ Richard H. Robinson; Sandra Ann Wawrytko; Ṭhānissaro Bhikkhu (1996). The Buddhist Religion: A Historical Introduction (në anglisht). Thomson. fq. 50. ISBN 978-0-534-20718-2.
  16. ^ Mark Juergensmeyer; Wade Clark Roof (2011). Encyclopedia of Global Religion (në anglisht). SAGE Publications. fq. 148. ISBN 978-1-4522-6656-5.
  17. ^ Asher, Frederick (2009). "From place to sight: locations of the Buddha´s life". Artibus Asiae (në anglisht). 69 (2): 244.
  18. ^ Himanshu Prabha Ray (2014). The Return of the Buddha: Ancient Symbols for a New Nation (në anglisht). Routledge. fq. 74–5, 86. ISBN 978-1-317-56006-7.
  19. ^ Lars Fogelin (2006). Archaeology of Early Buddhism (në anglisht). AltaMira Press. fq. 42–3. ISBN 978-0-7591-1444-9.
  20. ^ Knapp, Stephen (2009). Spiritual India handbook: a guide to temples, holy sites[,] festivals and traditions. Mumbai: Jaico Publishing. ISBN 978-81-8495-024-3. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ a b Phuoc, Le Huu (2010). Buddhist architecture. S. l.: Grafikol. fq. 282. ISBN 978-0984404308. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Parinirvana Temple". Buddhanet. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |website= (Ndihmë!)
  23. ^ a b c d e f g "Places in Kushinagar". kushinager.nic.in. Marrë më 17 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |website= (Ndihmë!)
  24. ^ a b "Kushinagar geography". kushinagr.nic.in. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |website= (Ndihmë!)
  25. ^ "Kushinagar". onefivenine. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Census of India: Population Finder, http://censusindia.gov.in/PopulationFinder/View_Village_Population.aspx?pcaid=1249&category=N.P.
  27. ^ "Kushinagar Loksabha". elections. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2015. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |website= (Ndihmë!)
  28. ^ "Kushinagar Assembly". empowering india. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2015. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |website= (Ndihmë!)

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto