Leka Zogu II
Princi Leka II ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johannesburg, Afrika e Jugut në "Sandton Clinic". Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Princi Leka është i fejuar me aktoren Elia Zaharia. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.
Leka Zogu II i Shqiptarëve | |||||
---|---|---|---|---|---|
Mbret i shqiptarëve | |||||
Kryetar i Shtëpisë së Zogut | |||||
Mbretërimi | 30 Nëntor 2011 – sot | ||||
Kurorëzimi | 30/09/2011 | ||||
Paraardhës | Leka Zogu I | ||||
Pasardhës | Mbretëron tani | ||||
Bashkëshort | Elia Zaharia (8 Tetor 2016) | ||||
Fëmijë | Princeshë Geraldina Zogu | ||||
| |||||
Shtëpia | Zogu | ||||
I ati | Leka Zogu I | ||||
E ëma | Susan Cullen-Ward | ||||
U lind | 26 Mars 1982 (Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme vjeç) Sandton Clinic, Johannesburg, Republika Jugafrikane | ||||
Punësimi | Politikan | ||||
Nënshkrimi |
Titulli
RedaktoNaltësia e Tij Mbretërore Leka II Anwar Reza Baudoin Msiziwe Zog, Princ i Shqiptarëve.
Historia e Emrit të NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve
RedaktoNTM u pagëzua me emrin Leka nga Mbretëresha Suzanë, Mbretëresha e Shqiptarëve. Emri Anëar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anwar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I, kishte me Shahun e Iranit. Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës. Emri Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën Zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu.
Edukimi
RedaktoVitet e para të jetës mori mësimet nga një mësuese private, para se të vijonte shkollimin në Johannesburg, në Afrikën e Jugut.
- St Stithian's Collage
- St Peter's Preparatory School
- ST Peter Collage
Në vitin 2004 deri në vitin 2005 vijoi studimet në akademinë me famë botërore"Royal Military Academy of Sandhurst" në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: "The King Hussein Price" dhe toga e NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si "The Sovereign's Platoon". Universitetin Mbreteror Iliria dega Marrdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci.
Dekoratat
Redakto- Oficer i Urdherit te Skenderbeut.
- The Irish Nobility “ The Nobiliary Fraternity of the Nia Naisc”.
President Nderi
Redakto- Presidenti i Federates Shqiptare te Golfit. https://web.archive.org/web/20110925074900/http://fshgolf.org/
- President i Shoqates “Mati”.
- President Nderi i Shoqatës Italiane për Jetimet “Fiaba”.
- Pratrone: "The International Comission and Association on Royalty and Nobility" https://web.archive.org/web/20110902144116/http://www.nobility-association.com/patronsofficers.htm
- Antari i Nderit te: SOS Orphans of Albania (SOS Avenir Orphelins d'Albanie - France) http://albania.dyndns.org/
- Antari i Nderit te: Albanian Olympic committee 2011
Gjuhët
RedaktoShqip dhe Anglisht
Shpallja e Titullit Princ Trashëgimtar
RedaktoNë bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.