Hape menynë kryesore

Princi Leka II ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johannesburg, Afrika e Jugut në "Sandton Clinic". Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Princi Leka është i fejuar me aktoren Elia Zaharia. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.


Leka Zogu II i Shqiptarëve
Pretendet i Fronit Mbretëror të Shqiptarëve

Princileka.jpg

Emri: Leka
Mbiemri: Zogu
Lindi më: 26 Mars 1982
Vendlindja: Johannesburg, Afrika e Jugut
Profesioni: Diplomat, Politikan

TitulliRedakto

Naltësia e Tij Mbretërore Leka II Anwar Reza Baudoin Msiziwe Zog, Princ i Shqiptarëve.

Historia e Emrit të NTM Leka II, Princ i ShqiptarëveRedakto

NTM u pagëzua me emrin Leka nga Mbretëresha Suzanë, Mbretëresha e Shqiptarëve. Emri Anëar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anwar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I, kishte me Shahun e Iranit. Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës. Emri Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën Zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu.

EdukimiRedakto

Vitet e para të jetës mori mësimet nga një mësuese private, para se të vijonte shkollimin në Johannesburg, në Afrikën e Jugut.

  • St Stithian's Collage
  • St Peter's Preparatory School
  • ST Peter Collage

Në vitin 2004 deri në vitin 2005 vijoi studimet në akademinë me famë botërore"Royal Military Academy of Sandhurst" në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: "The King Hussein Price" dhe toga e NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si "The Sovereign's Platoon". Universitetin Mbreteror Iliria dega Marrdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci.

DekoratatRedakto

  • Oficer i Urdherit te Skenderbeut.
  • The Irish Nobility “ The Nobiliary Fraternity of the Nia Naisc”.

President NderiRedakto

GjuhëtRedakto

Shqip dhe Anglisht

Shpallja e Titullit Princ TrashëgimtarRedakto

Në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.

Shiko edheRedakto

ReferimeRedakto