Lepa Brena
Fahreta Zhivojinoviq (mbiemri i vajzërisë : Jahiq ; Serbo-Kroatishtja cirilike: Фахрета Живојиновић; lindur në 20 tetor 1960) e njohur dhe me emrin e saj skenik Lepa Brena, është këngëtare e zhanrit pop dhe folk, aktore si dhe një ndër artistet më të njohura nga ish-Jugosllavia, me më shumë se 40 milionë albume të shitura.
Lepa Brena u rrit në Brçko, Bosnje dhe Hercegovinë dhe ka jetuar në Beograd, që prej vitit 1980 ku ajo dhe ka nisur karrierën e saj. Lepa Brena konsiderohet si simboli i Jugosllavisë, pasi ajo ishte ndër të fundit akte skenike që lulëzuan përpara shpërbërjes. Ajo identifikohet si jugosllave dhe madje dëshiron të vetëquhet me nofkën "Jugonostalgjike" (pra nostalgji për Jugosllavinë e dikurshme).[1]
Së bashku me bashkëshortin e saj, Sllobodan Zhivojinoviq dhe mikeshën Sasha Popoviq, Brena është bashkë-pronare e një prej shtëpive diskografike më të mëdhaja në Ballkan, "Grand Production".[2][3][4]
Jeta e hershme
RedaktoE lindur në një familje boshnjake pranë Tuzla, Bosnje-Hercegovinë ajo u rrit në Brçko, fëmija më i vogël i Abid Jahiq (1928- 22 tetor 2010) dhe Ifetes (15 prill 1934- 21 nëntor 2014). [5] Të dy prindërit e saj vijnë nga fshati Srebrenik, babai i saj ka lindur në Jezhinac. Fahreta u rrit në një shtëpi myslimane [6][7]me të motrën Faketa dhe vëllain Faruk. Në fillim të luftës në Bosnje në 1992 motra e saj u arratis në Kanada, ku vijon të jetojë dhe sot, kurse Brena qëndroi në Beograd, ku jeton edhe sot e kësaj dite që prej 1980.
Performanca e saj e parë ishte në klasën e pestë në një festival lokal, duke kënduar një këngë të Kemal Monteno të titulluar “Sviraj mi o njoj". Ajo tregon për reflektimet e asaj periudhe “Ishte hera e vetme që përjetova frikën e skenës dhe e të qenurit përpara një audience”.[8] Pas saj ajo do të performonte vazhdimisht në raste festive në Brçko.
Gjatë një interviste në një emision në televizionin kroat në mars 2014, ajo u pyet nëse i vinte siklet për faktin se ka një emër mysliman. Përgjigja e saj ishte: “Pse duhet të më vijë turp? Unë jam kjo që jam. Sot jam Fahreta. Unë jam krenare për prindërit dhe rrënjët e mia”. Ajo u shpreh për emrin e saj skenik se fjala “Brena” iu vendos nga trajneri i saj i basketbollit Vlado, teksa epiteti Lepa (bukuroshe) iu vendos nga një person tjetër.[9]
Karriera
Redakto1980-1983: Fillimet në karrierë
RedaktoNë fillim të 1980, në moshën 19 vjeçare Fahreta nisi të këndojë me një bandë muzikore me emrin “Lira Show”, kur vokalistja e këtij grupi, Spasa e la grupin për shkak se bashkëshorti i saj, boksier, nuk dëshironte që gruaja e tij të bëhej këngëtare.[10] Sasha Popoviq, pjesë e bandës muzikore e kundërshtoi në fillim idenë e të rekrutuarit të Fahretes në grupin e tyre, por më pas ndryshoi menndim. Ajo u zhvendos më pas në Novi Sad, e pastaj në Beograd. Performanca e parë e Brenës me Lira Show ndodhi në 6 prill 1980 në hotelin “Turist” në Baçka Palanka.[11] Lira Show ndryshoi emrin në Slatki Greh (Mëkat i ëmbël) në 1981. Brena dhe Slatki Greh zhvilluan premierën e albumit të tyre të parë me titull Čačak, Čačak në 3 shkurt 1982. Emri u mor nga qyteti serb me të njëjtin emër.
Që në fillesat e karrierës së saj në 1980, ajo ishte shndërruar në një prej këngëtareve më të njohura në Jugosllavi, dhe një nga këngëtaret më të paguara me më shumë se 40 milionë albume të shitura.[12][13][14] Në po të njëtin vit Lepa Brena dhe Slatki Greh debutuan në pjesën e parë të komedisë klasike jugosllave me titull “A tight spot” së bashku me komedianin Nikola Simiq dhe Ruzhica Sokiq, të cilët e rritën famën e këngëtares. Ata do të bashkëpunonin sërish me kompozitorin Milutin Popoviq-Zahar për albumin e dytë me titull “Mile voli disko”, të publikuar në 18 nëntor 1982. Përveç titullit të këngës në album, albumi kishte dhe disa hite të tjera me tituj si: “Duge Noge” dhe “Dama iz Londona”.
Në 1983, Lepa Brenda dhe Slatki Greh i dhanë fund bashkëpunimit me Milutin Popoviq-Zahar dhe Vladimir Cvetkoviq. Në po të njëjtin vit Lepa Brena dhe Slatki Greh morën pjesë në festivalin seleksionues për këngën përfaqësuese në Eurovizion, me këngën "Sitnije, Cile, sitnije". Pjesëmarrja e tyre në këtë festival shkaktoi konfuzitet në audiencë, pasi ky konkurs i rezervonte hapësirë kryesisht këngëtarëve të popit. Edhe pse ata nuk u kualifikuan në festivalin prestigjioz, Lepa dhe Slatki fituan konkursin lokal, duke fituar akoma dhe më shumë popullaritet.
1984-1990: Bato, Bato dhe Hajde da se volimo
RedaktoNë 1984 Brena dhe grupi i saj muzikor nisën bashkëpunimin me një menaxher dhe producent të ri, Raka Gjokiq. “Bato, Bato” është emri i albumit të tretë, i cili u publikua në po të njëjtin vit. Një vit më vonë ata zhvilluan një koncert në shtetin fqinj të Rumanisë, në stadiumin Timisoara në një audiencë prej 65.000 personash, e cila asokohe konsiderohej si një ndër koncertet më të suksesshme jugosllave të një grupi muzikor jashtë vendlindjes.
Tre albumet e mëvonshme, “Pile moje” (1985) dhe “Voli me,voli” si dhe “Uske pantalone” (të dyja në 1986) do ta katapultonin atë në skenën muzikore të Jugosllavisë. Së bashku me këto albume, Brena përforcoi bashkëpunimin me këngëtarin serb të folkut Mirosllav Iliq. Një ndër këngët e Brenës është me përmbajtje politike: aty shprehet qëndrimi i vetëm politik i saj që lidhje me mbështetjen e Brenës për Jugosllavinë e bashkuar. Në 1986 Lepa Brena u kthye në yllin e jetës së Beogradit, dhe figura më e suksesshme publike në Jugosllavi.
Menaxheri i saj, Raka Gjokiq propozoi idenë se albumi i saj i shtatë duhet të ndiqet nga një film në të cilin ajo do të luante rolin kryesor. Kjo ide u realizua me sukses në 1987 kur u xhirua dhe filmi “Hajde da se volimo”. Filmi ka të njëjtin titull sikurse dhe filmi. Shumë artistë të tjerë të famshëm asokohe debutuan në filma si përshembull Dragomir Bojaniq, Mima Karaxhiq, Bata Zhivojinoviq, Milan Shtrljiq etj. Gjatë premierës së filmit në 24 tetor 1987 Brena u njoh dhe me bashkëshortin e saj në të ardhmen, yllin serb të tenisit Sllobodan Zhivojinoviq.
Jeta personale
RedaktoMartesa e saj me tenistin Sllobodan Zhivojinoviq në 7 dhjetor 1991 u kthye në një ngjarje të madhe në të gjithë Jugosllavinë. Ceremonia pompoze u zhvillua në Beograd. Interesi për këtë ceremoni ishte aq i madh saqë menaxheri i Brenës, Raka Gjokiq publikoi një video të martesës. Raporti i tyre është publik dhe përbën material të vazhdueshëm për gazetat rozë. Fëmija i tyre i parë është djalë me emrin Stefan, lindur në Nju-Jork në 21 maj 1992. Djali i tyre i dytë me emrin Viktor lindi në 30 mars 1998.
Brena ka thyer këmbën në një incident me ski në nëntor 1992 dhe iu deshën 6 muaj për tu shëruar plotësisht.[15] Menaxheri dhe producnti i saj u largua nga jeta menjëherë në 30 tetor 1993.[15][16]
Në 23 nëntor 2000, djali më i madh i çiftit, Stefani u rrëmbye nga Mafia e Zemunit. Ata paguan shumën prej 2.500.000 marka gjermane për lirimin e djalit të tyre. Ai u lirua pas pesë ditësh grabitjeje.[17] Ajo ka jetuar në Beograd që prej 1980 dhe ende jeton atje me bashkëshortin e saj, teksa djemtë shkollohen në Amerikë.[18] Në një intervistë në 2014, ajo u rrëfye se ende po merr veten nga trauma e incidentit.[19]
Pas dramave familjare, ajo u zhduk nga opinioni publik për tetë vite, duke jetuar midis Beogradit dhe qytetit amerikan Miami, Florida me familjen e saj. Brena dhe bashkëshorti i saj kanë një shtëpi së bashku në Florida, ku ata kanë jetuar gjatë bombardimit nga NATO.
Kontroversiteti
RedaktoNë vitet me turbulenca gjatë fundit të vitit 1981 dhe fillimit të 1990, tensionet etnike u rritën në Jugosllavi dhe sollën shpërbërjen e Jugosllavisë. Brena ishte një prej personave më të sulmuar nga shtypi asokohe, pasi ajo ishte myslimane boshnjake që fliste në dialektin e Serbisë si dhe martesa e saj me një burrë serb shkaktonte debat. Shumë gazeta dhe revista trumbetonin me ton alarmant pretendimin se këngëtarja ishte konvertuar nga myslimane në ortodokse dhe kishte ndryshuar edhe emrin nga Fahreta në Jelena. Ajo i hodhi poshtë këto akuza dhe nuk ka folur kurrë publikisht për bindjet fetare edhe pse është rritur në familje myslimane.[20]
Në 2009 boshnjakët dhe kroatët protestuan koncertet e saj në Sarajevë në 30 maj si dhe në Zagreb në 13 korrik. Arsyeja mbrapa protestave ishte një foto e shkrepur në 1993 gjatë luftës në Bosnje ku sipas protestuesve duekt këngëtarja me uniformën e ushtrisë serbe në qytetin e saj të lindjes Brçko. Protestuesit boshnjak dhe kroat ishin të zemëruar që ajo po performonte në shtetin e ri të sapothemeluar dhe e cilësuan atë si tradhëtare. Brena u shpreh se ajo ishte gjatë vitit 1993 në Brçko vetëm për të shpëtuar familjarët e saj.[21][22]
Referime
Redakto- ^ "Lepa Brena: Nisam ni Hrvatica ni Srpkinja, ja sam Jugoslavenka ..." Index.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.kurir.rs/stars/2619763/gazdarica-granda-zavodi-red-brena-vice-boba-sapuce
- ^ https://www.pulsonline.rs/puls-poznatih/gazdarica-u-poseti-zvezdama-granda-video/6qefwjr
- ^ http://www.svet.rs/vesti/estrada/brizna-gazdarica-brena-tesila-povredenu-zvezdu-granda-lep-si-i-sa-flasterom
- ^ "ISPOVEST Lepa Brena: Majka je uvek bila ponosna na mene". Blic. 4 dhjetor 2014. Marrë më 26 dhjetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Turbo-folk Music and Cultural Representations of National Identity in Former Yugoslavia. Music. 2016. fq. 29.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ A Concise History of Bosnia. Cambridge University Press. 2015. fq. 117.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "LIČNA KARTA". Puls. 2006. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2014. Marrë më 4 janar 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lepa Brena: Ne stidim se muslimanskog porekla".
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Brena je ličila na trafo-stanicu na početku karijere". Telegraf. 17 nëntor 2013. Marrë më 4 janar 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Slava stigla preko noći". Novosti. 10 tetor 2011. Marrë më 4 janar 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Brena, bre". Vreme. 27 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 7 maj 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lepa Brena biografija". Story. Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2012. Marrë më 7 maj 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Vlasnici muzike i stranih priznanja". Blic. 3 dhjetor 2007. Marrë më 7 maj 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Lepa Brena u Centralnom Dnevniku 2 dio". YouTube. maj 2009. Marrë më 15 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "DEŠAVALO SE DA PUKNEM I KAŽEM OVO JE KRAJ, NE MOGU VIŠE, ALI IZBROJIM DO DESET I NIŠTA OD RAZVODA!". Svet. 16 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 15 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Prokletstvo uspeha". Vreme. 7 dhjetor 2000. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2012. Marrë më 7 maj 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lepa Brena ispratila sina na studije". Novosti. 25 gusht 2014. Marrë më 26 dhjetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Otmica djeteta trajno ju je razboljela!". Dnevnik. 2 janar 2014. Marrë më 3 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lepa Brena u Centralnom Dnevniku 1 dio". YouTube. maj 2009. Marrë më 12 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lepa Brena u uniformi Vojske Republike Srpske u Brčkom". 24sata. 13 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2012. Marrë më 24 tetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Branitelji dijele slike Lepe Brene u srpskoj uniformi". Jutarnji. 5 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2015. Marrë më 24 tetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)