Leptospirosisi
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Leptospirosis është një sëmundje infektioze e shkaktuar nga bakteri Leptospira. Është një zoonose cila duhet të lajmërohet dhe e cila parasëgjithash nga miu, thiu dhe lopa përçohet. Njeriu infektohet nga kontakti me urinën, gjakun dhe mishin e kafshëve të infektuara ose nëpërmjet ujit të ndotur.
Sëmundja
RedaktoBakteria
RedaktoPërhapësit e sëmundjes
RedaktoSëmundja në Shqipëri
RedaktoRishfaqet rrezikshëm pas 50 vjetësh në vendin tonë sëmundja e vdekjeprurëse e miut (Letospires). Një 48-vjeçar nga Ura Vajgurore ka mbërritur paraditen e së mërkurës në spitalin e Beratit në gjendje shumë të rëndë. Pas vizitës së bluzave të bardha të këtij qyteti është konstatuar se Thoma Koço ishte prekur nga sëmundja e miut, e cila është ngjitëse dhe ngjason me Hepatitin B. Nisur nga rrezikshmëria që paraqet kjo sëmundje (shenjat e saj janë temperaturë e lartë, hemorragji nga goja dhe hundët si dhe mpirje dhe mavijosje të gjymtyrëve të trupit), e cila përhapet nga minjtë por edhe mushkonjat, mjekët kanë dërguar urgjentisht për në spitalet e kryeqytetit pacientin 48-vjeçar. Drejtues të spitalit të Beratit dje kanë deklaruar se duhet të merren masa urgjente për dezinfektimin jo vetëm të ambienteve të banesës së Thoma Koços, por të gjithë zonës përreth. Ata shprehen se banorët duhet të marrin masa për ruajtjen e ushqimeve si dhe zhdukjen e mushkonjave në banesat e tyre. Ura Vajgurore prej vitesh është konsideruar si një vatër infeksioni të sëmundjeve të ndryshme. Në këtë qytet mbetet problematikë rastet e sëmundjeve nga llojet e ndryshme të hepatitit (verdhëzës).
Prej disa ditësh Thoma Koço nga lagjja “Guri i Bardhë” i qytetit të Urës Vajgurore kishte probleme shëndetësore. Të afërmit e kanë dërguar kryefamiljarin në spitalin e Beratit në gjendje shumë të rëndë. Pas ndihmës së parë, mjekët janë befasur kur kanë konstatuar se 48-vjeçari vuante nga sëmundja vdekjeprurëse e miut. “Kjo sëmundje shfaqet njëherë në 30 apo 50 vjet. Ajo përhapet nga minjtë, të cilët prekin ushqimet e ndryshme por edhe nga mushkonjat dhe mund të çojë deri edhe në vdekjen e pacientit”, thotë mjeku infeksionist, Petraq Ceca. Ata tregojnë se Koço, në momentin kur është shtruar në spital kishte temperaturë shumë të lartë, hemorragji dhe ishte pothuajse krejtësisht i mavijosur. 48-vjeçari i prekur nga sëmundja e rrallë është dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Bluzat e bardha të Beratit sqarojnë se sëmundja vdekjeprurëse “Letospires” përhapet tek njerëzit nga minjtë dhe nga mushkonjat. Sipas tyre, qendrat shëndetësore në Urën Vajgurore duhet të marrin masa për dezinfektimin me helme për ngordhjen e minjve dhe të mushkonjave të vatrës ku është konstatuar sëmundja si dhe gjithë qytezës.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |