Liga e Parë e Malit të Zi në futboll (malazeze: Prva crnogorska fudbalska liga — 1. CFL) është liga më e lartë futbollistikeMal të Zi. Kjo ligë organizohet nga Federata e Futbollit e Malit të Zi dhe ka 12 ekipe. Fituesi i Ligës së Parë të Malit të Zi fillon kualifikimet për Ligën e Kampionëve nga raundi i dytë. Ekipi që renditet i dyti dhe fituesi i Kupës Kombëtare luajnë në raundet kualifikuese të Ligës së Evropës. Ekipet e fundit zbresin në Ligën e Dytë të Malit të Zi.

Historia Redakto

Gjërsa Mali i Zi ishte pjesë e Jugosllavisë socialiste, liga e tij kryesore sihte Liga e Parë e Jugosllavisë. Pas shpërbimit të RSFJ më 1992 u formua Republika Federale e Jugosllavisë, ku ekipet serbe dhe malazeze morrën pjesë në këtë kampionat, edhe pse ajo u quajt ende Liga e Parë e Jugosllavisë. Në vitin 2003, RF Jugosllavia u riemërua në Serbi dhe Mal të Zi dhe liga vazhdoi me emirn Liga e Parë e Serbisë dhe Malit të Zi. Liga e Parë e Malit të Zi u formua në vitin 2004, si një nga dy ligat e dyta të shtetit, së bashku me Ligën e Parë të Serbisë. Në vitin 2006, Mali i Zi u nda nga Serbia dhe Mali i Zi, duke e bërë Ligën e Parë të Malit të Zi kampionatin e nivelit më të lartë kombëtar.

Rënditja e UEFA-së Redakto

Rënditja e shteteve të UEFA-së për pjesëmarrje në ligë në sezonin evropian të futbollit 2012-13 (Rënditja e vitit të kaluar me shkronja të pjerrta)

  • 40   (41)   Premier Liga e Kazakistanit
  • 41   (40)   Premier Liga e Islandës
  • 42   (43)   Liga e Parë e Malit të Zi
  • 43   (42)   Kupa e Futbollit e Lihenshtajnit
  • 44   (44)   Kategoria Superiore

Kampionët Redakto

Kampionët deri më tani:[1]

2004–06 Redakto

Sezoni Kampioni Vendi i dytë Vendi i tretë
2004–05 FK Jedinstvo FK Kom FK Dečić
2005–06 FK Rudar FK Sutjeska FK Kom

2006– Redakto

Sezoni Kampioni Vendi i dytë Vendi i tretë
2006–07 FK Zeta FK Budućnost FK Grbalj
2007–08 FK Budućnost FK Zeta FK Mogren
2008–09 FK Mogren FK Budućnost FK Sutjeska
2009–10 FK Rudar FK Budućnost FK Mogren
2010–11 FK Mogren (2) FK Budućnost FK Rudar
2011–12 FK Budućnost (2) FK Rudar FK Zeta
2012–13 FK Sutjeska FK Budućnost FK Čelik
2013–14 FK Sutjeska (2) FK Lovćen FK Čelik

Ekipet pjesëmarrëse në sezonin 2013-14 Redakto

Shiko dhe Redakto

Referancat Redakto

  1. ^ "Montenegro - List of Champions". RSSSF. Marrë më 13 korrik 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)