UEFA Liga e Kampionëve
UEFA Liga e Kampionëve (anglisht: UEFA Champions League) është një garë e përvitshme futbollistike që organizohet nga UEFA, ku konkurojnë klubet elitare të ligave evropiane. Është një nga turnet më prestigjoze të botës së futbollit dhe kompeticioni më prestigjoz i futbollit evropian, që luhet nga klubet fituese të kampionateve (dhe për disa shtete, edhe vendet e dyta ose më poshtë). Finalja e Ligës së Kampioneve është ngjarja sporvite më e ndjekur në të gjithë botën. Finalja e sezonit 2012–13 kishte shikueshmërinë më të lartë në televizione me rreth 360 milion shikues.[1]
Themeluar | 1955 (riemëruar në 1992) |
---|---|
Rajoni | Evropë (UEFA) |
Numri i skuadrave | 32 (faza e grupeve) 79, 80 ose 81 (gjithsej) |
Kampioni aktual | Real Madrid (titulli i 15të) |
Skuadra më e suksesshme | Real Madrid (15 tituj) |
Transmetuesit televizivë | Lista e transmetuesve |
Uebfaqja | uefa.com |
UEFA Liga e Kampionëve 2023–24 |
Prezantuar në 1992, kompeticioni zëvëndësoi Kupën Evropiane e cila luhej që nga viti 1955, duke shtuar kompedicionit një fazë grupesh dhe duke lejuar pjesmarrje të shumfishta nga shtete të tjera.[2] Kompedicioni i para 1992-shit ishte një turnament me eliminim direkt që luhej vetëm midis klubeve kampione të ligave të çdo shteti. Gjatë viteve 1990, turnamenti u zgjerua duke u bërë me fazë grupesh midis ekipeve kampione dhe vëndeve të dyta të çdo shteti. Vetëm ligat e shteteve më të forta mund të kenë deri në pesë pjesmarrës në kompedicion, kurse shtetet e tjera vetëm nga një.[2] Klubet që renditen më poshtë në ligat e çdo shteti por që nuk e kanë siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampioneve, janë të disponueshëm për të luajtur në UEFA Ligën e Europës, kompedicioni i dytë për nga rëndësia.
Në formatin aktual, kompedicioni fillon në fund të qershorit me katër raunde kualifikuese eliminatore dhe një raund play-off. Gjashtë ekipet e mbetuar hyjnë në fazën e grupeve duke u bashkar me 26 ekipet e tjera të kualifikuara që në fillim. 32 ekipet e kualifikua ndahen në tetë grupe me katër ekipe secila dhe luajë gjashtë ndeshje midis tyre. Tetë fituesit e grupeve dhe vendët e dyta kualifikohen për në fazën me eliminim direkt që arrin kulmin me ndeshjen finale në maj.[3] Fituesi i Ligës së Kampioneve kualifikohet për në Superkupën e UEFA-s dhe FIFA Kupën e Botës për Klube.
Real Madrid është klubi më i suksesshëm i kompeticionit me 15 trofe të fituar, përshirë pesë edicionet e para. Klubet spanjolle e kanë fituar më shumë herë kompedicionin (18 herë) të ndjekur nga Anglia dhe Italia (12 herë secila). Anglia, me pesë klube, është shteti që ka më shumë klube që e kanë fituar këtë kompeticion. Liga e Kampioneve është fituar nga 22 klube, 12 prej të cilave e kanë fituar më shumë se një herë.[4] Real Madridi është kampioni në fuqi duke siguruar titullin e 15të në histori pasi mposhti ekipin gjerman Borussia Dortmund 2–0 në finalen e 2024tës.
Kualifikimi
RedaktoFlamuri i Ligës së Kampionëve shtrihet në qendër të fushës së futbollit para çdo ndeshje të garimit në Ligën e Kampionvëve. Liga e Kampionëve të Evropës është e hapur për tëgjith antarët e UEFA's përveç Lihtenshtajnit sepse nuk ka ligë kampionale gjithashtu dhe është e hapur për klubet nga pozita e dytë (2) gjer tek e katërta (4) të ligav më të forta kombëtare në Evropë. Që nga Januari i vitit 2007 dy ligat më të dobëta në Evropë (momentalisht Andora dhe San Marino) gjithashtu kan mundësi të prezentojnë me ekipet e tyre kampione në Ligën e Kampionëve.
Numri i vendeve në garim varet nga rangu në UEFA koeficienti, kështu që:
- federatat e radhitura në pozitat 1 gjer më 3 kan katër vende,
- federatat e radhitura në pozitat 4 gjer më 6 kan tre vende,
- federatat e radhitura në pozitat 7 gjer më 15 kan dy vende,
- federatat e radhitura në pozitat 16 dhe më dobët kan nga një vend.
Pozita e federatë gjithashtu vendos edhe në cilin ciklus garues do të paraqiten ekipet. Për shembull ekipet e tri federatave më mirë të vlerësuara kanë dy vende në ciklin e grupeve (për kamionin dhe pasuesin e parë) dhe dy në ciklin e tretë kualifikues (për të tretin dhe të katërtin e çdo federate), kurse federatat tjera të vlerësuara më dobët kanë vetëm nga një vend edhe atë një vend në ciklin e parë kualifikues, dmth për kampionin. Nëntë federatat më të vlerësuara kanë më s paku nga një vend direkt në ciklin e grupeve.
Ekipet si FC Barcelona, Manchester United dhe FC Porto janë ekipet që janë paraqitur më së shumti në këtë garim dhe secila ka fituar kampionatin vetëm nga një herë që nga krijimi i ciklit të grupeve.
Finalet e Ligës së Kampionëve
Redakto- Artikulli kryesor: Lista e finaleve të Kupës Evropiane dhe UEFA Ligës së Kampioneve
Finalja e Ligës së Kampionëve është ndeshja më e rëndësishme e sezonit në futballin e klubeve në Evropë. Stadiumi i cili do të jetë nikoqir i ndeshjet caktoet nga UEFA dy (2) vite para zhvillimit t ndeshjes.Ne vitin 2014/15 do te mbahet ne londer ne England Stamfor Brieght ne Chelsea ku po behet edhe rinovimi i stadiumit . Dhe ne vitin 2015/16 do te mbahet ne Spanje ne Camp no ne Barcelon.
Rekordet dhe statistikat
Redakto- Artikulli kryesor: UEFA Liga e Kampionëve - statistikat
Performanca sipas klubeve
RedaktoPerformanca sipas shteteve
RedaktoShteti | Tituj | Finale | Gjithsej |
---|---|---|---|
Spanja | 18 | 11 | 29 |
Anglia | 13 | 9 | 22 |
Italia | 12 | 16 | 28 |
Gjermania[a] | 7 | 10 | 17 |
Holanda | 6 | 2 | 8 |
Portugalia | 4 | 5 | 9 |
Franca | 1 | 6 | 7 |
Rumania | 1 | 1 | 2 |
Skocia | 1 | 1 | 2 |
Serbia[b] | 1 | 1 | 2 |
Belgjika | 0 | 1 | 1 |
Greqia | 0 | 1 | 1 |
Suedia | 0 | 1 | 1 |
Gjithsej | 64 | 64 | 128 |
Golashënuesit më të mirë
Redakto# | Lojtari | Gola | Ndsh | Mes | Vitet | Klubi(et) (Golat) |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | Cristiano Ronaldo | 130 | 170 | 0.76 | 2003– | Manchester United (15), Real Madrid (105), Juventus (10) |
2 | Lionel Messi | 115 | 143 | 0.8 | 2005– | Barcelona |
3 | Raúl | 71 | 142 | 0.5 | 1995–2011 | Real Madrid (66), Schalke 04 (5) |
4 | Robert Lewandowski | 67 | 88 | 0.76 | 2011– | Borussia Dortmund (17), Bayern München (50) |
5 | Karim Benzema | 65 | 120 | 0.54 | 2006– | Lyon (12), Real Madrid (53) |
6 | Ruud van Nistelrooy | 56 | 73 | 0.77 | 1998–2009 | PSV Eindhoven (8), Manchester United (35), Real Madrid (13) |
7 | Thierry Henry | 50 | 112 | 0.45 | 1997–2010 | Monaco (7), Arsenal (35), Barcelona (8) |
8 | Alfredo Di Stéfano | 49 | 58 | 0.84 | 1955–1964 | Real Madrid |
9 | Andriy Shevchenko | 48 | 100 | 0.48 | 1994–2012 | Dynamo Kyiv (29), Milan (15), Chelsea (4) |
Zlatan Ibrahimović | 120 | 0.4 | 2001–2017 | Ajax (6), Juventus (3), Internazionale (6), Barcelona (4), Milan (9), Paris Saint-Germain (20) |
Himni
RedaktoHimni i UEFA Ligës së Kampionëve që është emëruar thjeshtë me emrin "Liga e Kampionëve" që është një aranzhim nga Tony Britten nga pjesa "Zadok the Priest" e veprës Coronation Anthems që është vepër e Georg Frideric Handel. Komisioni i UEFA's në vitin 1992 e krijuan hymnin e garimit duke marrë fillimin e veprës "Zadok the Priest" si pikë nisje e aranzhimit. Pjesa u ekzekutua nga Royal Philharmonic Orchestra dhe teksti u këndua nga kori i Academy of St. Martin in the Fields në tri gjuhë oficiale të përdorura nga UEFA edhe atë: anglisht, gjermanisht dhe frengjisht. Hymni këndohet para çdo ndeshje të UEFA Ligës së Kampionëve si dhe çdo fillim dhe mbarim të transmetimit televiziv të ndeshjes. Hymni komplet është rreth re minuta i gjatë. Ky hymn asnjëherë nuk është liruar komercialisht në verzionin e tijë origjinal.
Financat
RedaktoUEFA Liga e Kampionëve është një garim shumë fitim prurës për klubet të cilët arrijnë ciklin e grupeve. UEFA shpërndanë pjesë të të hyrave për klubet pjesmarrëse. Shembull kjo shumë në sezonin 2004/05 arrinte nga 3.8 milion €uro (Sparta Prague) gjer në 30.6 milion €uro Liverpool FC. UEFA vlerësoi shumën e parave që duhej shpërndarë për 32 ekipet pjesmarrëse në ciklin e grupeve të sezonit 2005/06 në një humë prej 430 milion €uro. Gjithashtu klubet fitojnë para edhe nga shitja e bileteve hyrëse, reklamime etj.
Te drejtat televizive
RedaktoSezonet 2015-2018
RedaktoTerritory | Free | Pay | Ref |
---|---|---|---|
Albania | Vizion Plus | Tring Sport HD | (1) |
Andorra | beIN Sports | ||
Armenia | Armenia TV | ||
Australia | SBS | beIN Sports | |
Austria | ORF | Sky Deutschland | |
Azerbaijan | Stan Sport | ||
Belarus | Belteleradio | ||
Belgium | Proximus | ||
Brazil | Esporte Interativo | ||
Bolivia | Bolivia TV | ||
Bosnia and Herzegovina | Arena Sport | ||
Brunei | Astro SuperSport | ||
Bulgaria | bTV Action | RING | |
Cambodia | beIN Sports | ||
Canada | |||
Caribbean |
|
||
Central Asia | Stan Sport | ||
China | |||
Colombia | RCN TV | ||
Costa Rica | Teletica | ||
Croatia | HRT | Arenasport | |
Cyprus | CyBC | CYTA | |
Czech Republic | ČT | O2 | |
Denmark | MTG | MTG | |
Ecuador | RTS | ||
Estonia | MTG | MTG | |
El Salvador | TCS | ||
Finland | Yle | MTG | |
France | C8 | ||
Georgia | GPB | Silk Sport | |
Germany | ZDF | Sky Deutschland | |
Greece | ERT | Cosmote Sport | |
Guatemala | TV Azteca | ||
Haiti | Canal+ | ||
Honduras | TVC | ||
Hong Kong | i-Cable | ||
Hungary | Magyar Televízió | Sport1 | |
Iceland | 365 Media | ||
Indonesia | SCTV | beIN Sports | |
In-Flight/In-Ship | IMG | ||
Ireland | |||
Israel |
|
||
Italy | Mediaset | Mediaset Premium | |
Japan | SKY Perfect JSAT Corporation | ||
Kazakhstan | ОҢ-ТВ | ||
Kosovo | RTK | Kujtesa | |
Kyrgyzstan | KTRK | ||
Laos | beIN Sports | ||
Latin America | |||
Latvia | TV6 | MTG | |
Liechtenstein | |||
Lithuania | TV6 | MTG | |
Luxembourg | RTL | ||
Macau | TDM | ||
Macedonia | MRT | Arena Sport | |
Malaysia | Astro SuperSport | ||
Malta | PBS | GO | |
MENA | beIN Sports | ||
Mexico | |||
Mongolia | SANSAR HD/SPS HD | ||
Montenegro | |||
Moldova | Canal 3 | ||
Myanmar | MNTV | Sky Net | |
Netherlands | Veronica | Ziggo Sport | |
New Zealand | |||
Nicaragua | Canal 4 | ||
Norway | MTG | MTG | |
Pacific Islands | Sky Pacific | ||
Panama | TVMax | ||
Papua New Guinea | Digicel Play | ||
Paraguay | SNT | ||
Peru | América Televisión | ||
Philippines | beIN Sports | ||
Poland | TVP | nc+ | |
Portugal | RTP | Sport TV | |
Puerto Rico | Fox | ||
Romania | Pro TV | Telekom Romania | |
Russia | NTV Plus | ||
San Marino | Mediaset | Mediaset Premium | |
Serbia | RTS | Arena Sport | |
Singapore | Eurosport | ||
Slovenia | Pro Plus | Sport Klub | |
Slovakia | RTVS | Slovak Telekom | |
South Africa | SuperSport | ||
South Asia | TEN Sports | ||
South Korea | |||
Spain | beIN Sports | ||
Sub-Saharan Africa | |||
Suriname | STVS | ||
Sweden | MTG | MTG | |
Switzerland | SRG SSR | ||
Taiwan | ELTA | ||
Tajikistan | Varzish TV | ||
Thailand | PPTV | beIN Sports | |
Turkey | TRT | Türk Telekom | |
Ukraine | Ukrayina | Media Group Ukraine | |
United Kingdom | BT Sport | ||
United States | Fox | ||
Uzbekistan | UzReport TV | ||
Vietnam | KJ Sports n Media |
Referime
Redakto- ^ Chishti Faisal (30 maj 2013). "Champions League final at Wembley drew TV audience of 360 million" [Finalja e Ligës së Kampioneve në Wembley tërhoqi 360 milion audiencë televizive]. Absolute Sports Private Limited (në anglisht). Sportskeeda. Marrë më 26 tetor 2018.
- ^ a b "History" [Historia] (në anglisht). UEFA. Marrë më 26 tetor 2018.
- ^ "Matches" [Ndeshjet] (në anglisht). UEFA. Marrë më 26 tetor 2018.
- ^ "European Champions' Cup" [Kupa Evropiane e Kampioneve] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 26 tetor 2018.
Lidhje të jashtme
Redakto- UEFA CHAMPIONS LEAGUE RANKINGS AND MORE...
- UEFA Official Site Arkivuar 2 shtator 2006 tek Wayback Machine
- Lyrics and audio file of the UEFA Champions League Music
- RSSSF European Cups Archive
- UEFA European Cup Football - independent site with regularly updated statistics including club and country rankings, tournament seedings, and match results.
- Moscow2008.org - Luzhniki stadium
- Rome2009.net - Olimpico stadium
Gabim referencash: Etiketat <ref>
ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>